SHBA: Të shmanget retorika provokuese dhe aktet ç’rregulluese. LSI: Përshëndesim qëndrimin e qartë të ambasadës amerikane

20 Janar 2011, 16:16Politika TEMA

Ambasada amerikane në Tiranë ka reaguar për protestën e nesërme të opozitës, duke kërkuar qetësi. Ambasada shprehet e shqetësuar për retorikën provokuese të ditëve të fundit nga ana e politikanëve, të cilën e ka quajtur të papranueshme. Ditët e fundit, retorika dhe gjuha e disa udhëheqësve politikë kanë marrë një ton që sugjeron mbështetje për akte ç’rregulluese dhe të dëmshme e sjellje të papërshtatshme. Kjo gjuhë është e papranueshme.Përdorimi i retorikës provokuese dhe sugjerimi apo tolerimi i ndonjë forme dhune, është në dëm të popullit të Shqipërisë. Populli shqiptar meriton më mirë se kaq. Ai ka punuar me seriozitet dhe durim drejt përmbushjes së reformave për të cilat ka nevojë urgjente dhe përparimin e vendit të tyre e përmbushjen e aspiratave të tyre demokratike”, thuhet në njoftimin e ambasadës. Ndërkohë, ambasada amerikane ka kërkuar profesionalizëm nga ana e Policisë së Shtetit. “Vlerësojmë sjelljen profesionale që Policia e Shtetit ka ushtruar në mënyrë konseguente në përmbushje të përgjegjësive të tyre gjatë demonstratave të kaluara. Presim që i njëjti nivel profesionalizmi të demonstrohet në protestën e planifikuar për ditën e premte, më 21 janar”, përfundon njoftimi i ambasadës amerikane.

Ndërkohë, nënkryetari i LSI, Petrit Vasili ka reaguar ndaj deklaratës së ambasadës amerikane. “LSI përshëndet deklaratën e ambasadës Amerikane duke vlerësuar atë si një qëndrim të qartë në mbështetje te Shqipërisë si një vend me standarde plotësisht demokratike tashmë anëtare e NATO dhe qytetarët e të cilës lëvizin lirshëm nëpër Evropë,” tha Vasili.

“LSI mbështet qëndrimin e prerë të ambasadës amerikane për respektimin e institucioneve dhe të ligjit, si dhe të të drejtave të të tjereve, të drejta këto që janë të shenjta e duhen respektuar pa asnjë lëshim,” tha Vasili.

2 komente në “SHBA: Të shmanget retorika provokuese dhe aktet ç’rregulluese. LSI: Përshëndesim qëndrimin e qartë të ambasadës amerikane”

  1. LORA says:

    Te minuar nga rrugacet e politikes per dy dekada,shqiptaret e fituan liberalizimin e vizave vete,me talentin e tyre kudo ku shkollohen,me punen e ndershme kudo ku jetojne,me sakrifica te pamata per te bere realitet nje jete me dinjitoze per familjet e tyre dhe me durimin e jashezakonshem per pak shtet te se drejtes ne token e te pareve tane.
    Me nje talent te tille do te perballen neser per ndryshimin e faqes me te turpshme te historise tone ne keto 20-vjet kurverimi politik me fatet e prosperitetin e Kombit tone.Jam e sigurt qe neser do nise rrugetimin demokracia funksionale ne Shqiperine tone.

  2. arjan says:

    Ju zoterinj e keni pas mundesine per te gjetur nje zgjidhje dhe nuk do te shkonin gjerat deri ketu por mjaftoheshit duke thene duhet ta zgjidhni vete krizen .E pra na lini te bejme ate qe ju keshilluat!

Comments are closed.

Lini një Përgjigje