Në një miting për 20-vjetorin e krijimit të degës së Partisë Demokratike në Berat, kryeministri Sali Berisha ka shigjetur përsëri kryesocialistin Rama.
Vetëm 2 ditë para demonstrative të socialistëve kryeministri Berisha iu drejtua Ramës me shprehjen “Unë nuk të hap rrugën ty” dhe shtoi se zgjedhjet lokale do të jenë të shkëlqyera.
Berisha u shpreh se akuzat e Ramës për zgjedhjet e 28 qershorit kanë qënë akuza të pabazuara në fakte, ndërsa shtoi se në 8 maj mazhoranca do të fitojë Tiranën dhe Beratin.
“Ti Edvin Rama akuzon pa fakte dhe dëshmon se trillon. Ti akuzon 20 mijë komisionerë, por i akuzon pa fakte. Hetimet bëhen mbi fakte. Unë të garantoj ty, se në 8 maj do fitojmë edhe Tiranën edhe Beratin”, – theksoi ai më tej.
(m.a/BalkanWeb)
Comments are closed.
Hiqe mor ate une se le nam.Ti je vetem nje,ndersa Edi Rama eshte shqiperia.
O satrap Berisha! Dikush te ka ngateruar ilacin apo dozen. Nuk e te besh me Edi Ramen tani, por me popullin, e madje edhe Edi Rama me ardhjen ne pushtet do kete te beje me popullin e jo me me ty. Tani nuk ju le me populli te ziheni me nj-tj, po do ju ve turen e druve ne kurriz qe ta mbani per aq kohe sa do jeni ne qeveri dhe ne politike.
…sa mire do ishte te ndodhe ashtu sic thua ti, o Epiriot…