Meta: Të mbrohen institucionet, Rama po rekruton elementë kriminalë në Shkodër, Vlorë, Laç, Durrës e Fier

19 Janar 2011, 16:53Politika TEMA

Kryetari i LSI, Ilir Meta, tha dje se Edi Rama po mobilizon elementë kriminalë për protestën e 21 janarit

“Njëkohësisht LSI përmes edhe strukturave të saj nga disa rrethet të vendit, sidomos nga Vlora, Shkodra e Laçi, nga Durrësi, nga Fieri ka të dhëna për të cilat do të informohet edhe Policia e Shtetit për apelin që i është bërë nga përfaqësues të Edi Ramës dhe strukturave të tij ilegjitime elementëve të inkriminuar, elementëve që i fshihen drejtësisë, elementë me precedentë penalë për t’u mobilizuar më 21 janar me ët gjithë arsenalin për të shkaktuar turbullira me qëllim gjoja marrjen e pushtetit në emër gjithnjë të popullit. Edhe një herë dua t‘i bëj të qartë Edi Ramës të heqë dorë nga marrëzira të tilla të heqë dorë nga kërcënimet që bën ndaj rendit kushtetues në vend, të mos qëndrojë peng i bandave, sikurse tashmë është konfirmuar qartë nga të gjithë,” tha Meta.

Ai i bëri thirrje që të mbrohen institucionet.

“Kjo sepse në të gjithë filozofinë e tij ai udhëhiqet nga një mentalitet banditi dhe së dyti në të gjitha veprimet e tij është në shërbim të tyre aq sa dje e detyruan që të mos nxjerrë më Takun, për të kërcënuar se do të merrte pushtetin me forcë dhe me dhunë, por të dalë vetë duke humbur çdo shpresë për të ardhur në pushtet përmes votës së lirë dhe demokratike. Nuk është në natyrën e socialistëve shqiptarë që të përkrahin një alternativë të tillë, nuk është në moralin dhe bindjet e qytetarëve të Shqipërisë që të përkrahin aventurierë të tillë, të cilët flasin në emër të popullit, por veprojnë nën interesin e bandave dhe nën kontrollin e tyre të plotë.

Kërkojmë nga të gjithë institucionet e shtetit që të merren të gjitha masat për të ruajtur qetësinë por edhe për të mbrojtur institucionet dhe natyrisht thirrja e djeshme e Edi Ramës është prova më e mirë për çdo incident të ndodhur dhe do të jetë, jam i bindur, edhe përgjegjësia e tij e drejtpërdrejtë,” tha Meta.

11 komente në “Meta: Të mbrohen institucionet, Rama po rekruton elementë kriminalë në Shkodër, Vlorë, Laç, Durrës e Fier”

  1. arjan says:

    E dha sinjalin mostra qe te mos lejojne popullin te vije ne Tirane .

  2. Petrit Kola says:

    Shume keq, gjendja po shkon drejt konfiktit fizik per fajin e qeverise

  3. Epirioti says:

    Kokepacja po perpiqet te kryeje sherbimet e fundit ndaj berishes, duke frikesuar njerezit se do kete perplasje fizike dhe dhune. Ata i tmerron ideja qe njerezit do vershojne lume se nuk kane me c’te humbasin e me largimin e Saliqenit do fitojne krenarine kombetare, mundesi punesimi, qetesim te shpirtrave te neperkembur nga Vicidoli, Cepani dhe konceptet rurale e prepanike.

  4. mona says:

    o Ilir ju ka vajtur frika ne palce.Nuk e kishit pare veten me ngusht her tjeter, prandaj ben sikur flet por ne fakt ke kajthit.Nuk ka mbetur me kriminel per Edi Ramen ,se ata i keni aktivizuar ju te gjithe.Kriminelet i sherbejne vetem bandes tuaj.Ne shesh do te dalin gjithe shqiptaret dhe ju as mos e provoni qe ti dilni kunder.

  5. Epirioti says:

    Haram qumshti i nenes qe quan populli element kriminal. Shiko fshatar Meta! Mos e rendo poziten tende, mjafto me burgun qe do hash se te arrish ti o fshatar nga Cepani te etiketosh njerezit intelektual, me shkolle e gjuhe te huaja si elemente kriminal, nuk ka vrime qe te shpeton, e madje as ajo e monikes. Harbut e antishqiptar, i zhytur ne fekalet qe ka bere Berisha keto 20 vite

  6. skaran says:

    Ka frike o shoku ka frike ky mostra. Ka frike se mos iken Sala nga pushteti dhe pastaj eshte vetem perballe ligjit.

    Te gjithe ne shesh ne date 21, per te rrezuar kete qeveri te korruptuar me deputete berishiane qe kane frike nga Sala.

  7. arber says:

    ilir meta vetem te tentoje dhe te nxjerri ne shesh policet dhe elementet e tij kriminale per te provokuar tension se ka vetem per te shpejtuar rrezimin e tij perfundimtar nga froni ku me te padrejte ka qendruar…jo vetem kaq por eshte mire qe ate dite ta kerkojme dhe ta rrasim ne burg bashke me kokemadhen e gruas

  8. bbb says:

    Kiminel dhe hajdut me te madh se kafsha Meta, nuk ka pa ky popull

  9. Falcon says:

    ky idiot po ben veten me qesharak se sa eshte bere me keto deklarata..askush nuk ka frike dhe populli do ju hedhi si fekale aty ku meritoni mer derr katunar skrapari. fund qeverise se malokve

  10. dymi says:

    Kjo eshte nje levizje e poshter prej fashisti e Ilir Metes qe ka dy qellime diabolike: 1-te justifikoje nje raprezalje te mundeshme policore qe ka planifikuar bashke me mikun e tij te ngusht L Bashen. 2-te trembe popullin qe te mos dale ne demostrate. Vetem nje gje nuk ka llogaritur mire I Meta, miku i tij dhe padroni i tyre: Po e godite popullin ke prekur te zezen tende. Kete nje here e ka provuar Saliu. Nuk mund t’i shpetosh dy here ndeshkimit te popullit qe i ka ardhur ne maje te hundes.

  11. LORA says:

    Eshte ne hall te madh se mos e konkurojne ne krim dhe kusari kjo zgjyre e qeverise se tij.Te mos sekelldiset se kusaret e nahijes se tij do ta shqyejne ngaqe u prishi planet afatgjata.
    Per cilat institucione flet ti more,per ato qe sot jane ne fekale fale teje e qeverise tende?Sot per sot vetem Bashkia e Tiranes bie ere institucioni.
    Per shtetin e se drejtes kane mbeteur edhe pak ore nga perballja historike.

Comments are closed.

Lini një Përgjigje