Presidenti Barak Obama dhe familja e tij kanë marrë qindra e mijëra dollarë në dhurata nga liderët e botës.
Lista është bërë publike nga Departamenti i Shtetit. Në krye të listës së dhuruesve është mbreti i Arabisë Saudite, Abdullah, që i ka bërë Obamës dhurata në një vlerë prej 190 mijë dollarësh.
Sipas ligjit, të gjithë dhuratat do të shkojnë në Arkivën Kombëtare të Shteteve të Bashkuara.
Lideri italian, Silvio Berluskoni i ka dhënë Obamës një një tryezë kristali, një orë ari dhe ornamente qelqi me një vlerë prej 26.845 dollarësh.
Ish- kryeministri britanik i afrohet listës së kryesuesve përsa i përket dhuratave që i ka bërë Obamës. Por ky i fundit është kritikuar nga shtypi britanik për shkak se i ka dhuruar zotit Braun një set me 25 dvd nga filmat amerikanë, çka është interpretuar si një mospërfillje e fyerje.
Dhuratat më të shtrenjta që i janë dhënë Obamës:
Presidenti kinez, Hu Jintao, i ka dhuruar një portret të qëndisur në mëndafsh të familjes Obama me një vlerë 20 mijë dollarë.
Presidenti i izraelit, Shimon Perez i ka dhuruar një statujë në bronz të një vajze, që lëshon një tufë pëllumbash, me vlerë 8 mijë dollarë.
Papa Benedikti XVi ka dhuruar një mozaik të sheshit Shën Pjetër në Romë, një zinxhir të argjendtë, një monedhë të artë e një libër për vetveten me një vlerë prej 7.905 dollarësh.
Presidenti i Tanzanisë i ka bërë dhuratë një skulpturë me vlerë 6 mijë dollarë.