Dy ditë nga demonstrata e 21 janarit, opozita ka nisur shpërndarjen e ftesave derë më derë. Mësohet se slogani i demostratës do të jetë “Sali dorëzo bllokun”. Demonstrata do të zhvillohet në orën 14:00 në të gjitha rrugët e Tiranës, drejt bulevardit “Dëshmorët e Kombit”. Opozita ka bërë thirrje që të marrin pjesë gjithë qytetarët, pasi vendi është kapur nga një kastë e korruptuar.
Comments are closed.
Sot eshte botuar ne shtypin francez artikulli i Arben Rrozhanit me titull “Tunizia e Ballkanit” dhe perkatesisht ne “Courrier international”.
Urime!
Demonstrata nuk eshte miting partish, eshte shprehje e lire e reagimit qytetar, ndaj do ishte mire qe te mos dalin e mbajne fjalim, Milo, Gjinushi, Petro Koci, Erion Veliaj, Ndoka e ndonje tjeter. Mjafton Edi Rama dhe Ngjela pak minuta si pjese e politikes dhe sa me shume kohe shoqerise civile, profesor e intelektual te lene ne hije nga politika e deritanishme. Njerezit kane nevoje per njerez pa kostum ne kete ngjarje, kane nevoje te ndihen te barabarte ne kete kauze, kane nevoje te degjojne nje te bpermbytur nga Shkodra, nje ish-ushtarak pa pension, nje te papune, nje banor te Dukatit, nje atdhetar nga Korca, nje Myslym Pasha, Arben Duka, Meron, Rrozhanin, M. Nanon e te tjere qe realisht kane qene opozita e vertete keto 6 vite ndaj regjimit te Berishes II.