Çfarë është LSI?

19 Janar 2011, 20:34Politika TEMA

Nga Alfred Lela

Nuk e di. Por njoh përthyerjet që më mbërrijnë përmes lajmeve, qofshin këto televizive, të shtypit apo radiofonike; edhe më shumë se kaq, më ndihmojnë imazhet, apo se si shfaqen e sillen në publik eksponentët e kësaj partie të tretë në spektrin politik shqiptar. Në fund, janë edhe ato që thuhen, ose sesi përthyhet kjo forcë politike te individë të tjerë me të cilët më çon rasti të këmbej mendime. Të gjithë këta vektorë vijnë e bashkohen në një pikë që, le ta quajmë, është mendimi im për këtë parti.

Më lejo ta filloj me një element të jashtëm rastësia e të cilit e llojit “it happens to be there” shpjegon, dashur pas dashur, një pjesë të thelbit të Lëvizjes Socialiste për Integrim. Selia e kësaj partie ndodhet mbi një kafene, ose lokal siç parapëlqehet të emërtohet në Shqipëri. Ose klub, për të përdorur një tjetër kthesë të gjuhës. Është ndoshta e vetmja parti në botë që ngrihet mbi një lokal. (Edhe dy partitë e tjera, PD dhe PS, kanë lokale, por ato janë anash selive të tyre, jo nën, e as përmbi). Kemi pra një institucion politik për të shkuar në selinë e të cilit duhet të kalosh nëpër një lokal. Në fakt në këtë lokal kryhen takime politike ose jo. Këtu fillon pra klientelizmi i dytë, ai funksionar partie-militant, i cili vjen e shkrihet me klientelizmin e parë: kamerier-klient. Porositen kafetë, uji me limon e në varësi të “qokës” edhe Johhny Walker Blue, megjithë shqiptimet e gabuara të emrit nga ata që s’njohin as anglishten e as whiskey-n skocez. Në këtë lokal takoheshin Meta me Priftin para se ata të bëheshin ministra e kryearmiq (archenemies). Këtu, në një bllok të vogël, të ngjashëm me atë që u pa të mbante kryetari i LSI-së në dialogun e përgjuar nga Dritan Prifti, shkruheshin e shkarraviteshin zona elektorale e emra deputetësh, me stërmundimin që shkakton synimi që për t’i bërë qejfin kryetarit, lista të kapte shifrën e 33 deputetëve.

Kjo na sjell edhe te përthyerja tjetër që shpjegon, gjithashtu shumë, se kush e çfarë është Lëvizja Socialiste për Integrim: kompleksi i madhështisë. Një parti që ka “kalëruar” kryesisht mbi idenë se kryetari i saj ka qenë Kryeministër dhe një pjesë e funksionarëve ministra, i hyn në hak vetes kur e projekton hijen e saj përtej kapacitetit real elektoral. Rasti i zgjedhjeve të fundit të përgjithshme nuk shkon kundër këtij përfundimi, përkundrazi e ilustron atë. Po sikur njëra prej forcave politike kryesore të mos kishte nevojë për 4 deputetët e LSI-së dhe ta formonte vetë qeverinë, cili do të kishte qenë impakti i saj në politikë? Projektimi i 33 deputetëve dhe marrja e vetëm katër të tillëve do të funksionojë vetëm nëse politika shqiptare e përsërit impasin e 28 qershorit çdo katër vjet. Nëse, për një shkak apo një tjetër, elektorati radikalizohet dhe shmanget në njërën anë, e sakrifikuara e madhe (në fakt, e vogël) do të ishte LSI-ja. Mos harro se katër deputetët e marrë në zgjedhjet e fundit ishin pjellë e radikalizimit të vetë kësaj partie: ndërkohë që PS-ja i afrohej qendrës me sloganin “përtej të majtës e së djathtës”, LSI-ja rrëshqiste gjithnjë e më majtas me yshtjen e mijëra vendeve të punës, kur t’i fitonte ajo zgjedhjet (!).

Në mos, me anë të kësaj sjelljeje, Lëvizja Socialiste nuk është një parti politike apriori, por një projekt parapolitik, një detashment gjysmë klientelist e gjysmë ushtarak, i cili synon rimarrjen e Partisë Socialiste, ose një kthim të burrave plangprishës andej prej nga kanë dalë. Sigurisht, ky “projekt” u bë publik nga Dritan Prifti në një intervistë të ditëve të fundit, por ai ka harruar të përmendë se ekzistenca e këtij “puçi” është më e hershme dhe se edhe ai, njëherë e një kohë, ka qenë pjesë e tij. (Kallja në këtë skenar e Berishës dhe Bashës vetëm sa e bën më të ububushëm projektin dhe bash për këtë Prifti i përdori këta dy emra).

Për t’iu kthyer edhe njëherë lokalit që gjendet poshtë selisë së LSI-së, tabela me emrin e të cilit bashkë me akronimin e partisë u mbulua me vezë e domate nga një grup protestuesish dy ditë pas publikimit të videos Meta-Prifti. Militantët e LSI-së, mes tyre edhe gra, u ndeshën fizikisht me protestuesit të cilët po ushtronin një të drejtë demokratike. Atë ditë, një ditë më parë dhe në ditët në vazhdim, rreth LSI-së ndihej një ajër i çuditshëm solidariteti me kryetarin, ilustruar nga fuoristrada të mëdha, të zeza, prej nga dilnin tipa të cilëve ishe i detyruar t’u vije emrat e shqiptuar nga Meta në videon e Priftit. Ky duhet të jetë, Turi; ndërsa ky Gimi… Po ky…?

Atmosferë që na çon te përthyerja e fundit e LSI-së si formacion politik: pazotësia për t’i ikur zhguallit të dramës së vet, për ta kundruar atë nga jashtë-brenda dhe për të reaguar mbi të nga ky pikëvështrim. Që do të thotë: distancimi nga fryma që përcillej në videon e transmetuar nga Fiks Fare me anë të një ndjese dhe shpjegimit se ky është veç një rast sporadik e fatkeq dhe asesi nuk e shpjegon thelbin e forcës së tretë politike në vend. LSI e humbi këtë rast të madh duke “shtrënguar radhët rreth kryetarit”, duke u skërmitur dhëmbët protestuesve dhe duke ndërtuar një fushatë mediokre e meskine PR-i (Public relations). Kulmim i kësaj të fundit është fraza e Ilir Metës se “më 9 maj do të mundim fashizmin dhe spiunët”. Të paktën fashizmi nuk është më problem i shqiptarëve. Sa për të përmendur një prej tyre, do të thosha: Korrupsioni.

respublica.al

7 komente në “Çfarë është LSI?”

  1. Teodor Nushi says:

    Jam plotesisht dakord me Ju. Une do ta perkufizoja keshtu se cfare eshte LSI-ja: LeShelI (lexo lesh e li)

  2. Epirioti says:

    LSI-ja e tanishme eshte nje pjelle e percudnuar nga martesa gay midis Sali Gerdecit dhe Xhuvelit, eshte realiteti i politikes se perdale, eshte personazh i Shvejkut “C’me duhet mua se c’bej une”, eshte mitomania e nje fshatari “Lum si une qe jam une”, eshte nje mesim per memorien shqiptare sesa kollaj nje njeri i niveleve te tilla mund te behet vasal i cdolloj agjenture te huaj, mjafton te fus miliona eruro ne xhepin e yndyrosur nga fshirja e duarve pas ngrenies se vafteve. Jam kurioz se si do kakaris tani kur grekerit do i kerkojne te ktheje mbrapsht miliona euro qe i dhane per te rrembyer pjese te Shqiperise ne detin Jon, (ndaj quhet Jon sepse eshte i yni). Shqiptaret nuk do iu vrasin o tradhetar te flliqur, ne nuk i ndyejme duart me ju, do jene agjenturat qe u sherben qe do te te heqin qafe, pasi nuk do duan tu dalin sekretet dhe menxyrat qe kane bere ndaj vendit tone me ndihmen tende, te saliut dhe bandes dhe klanit te tij.

    1. Nabukodonosor says:

      Shume e drejte.

  3. england says:

    LAJME TE OREVE TE FUNDIT
    Thuhet se ne shtepine e Ilir Metes ka plas sherri,sipas nje kalimtari qe rastesisht ka degjuar te bertitura diku ngjitur me shtepine qe banon ish zevendes kryeministri!flitet se Monika ka qene duke share,e therritur me ton te larte!ajo ofendonte te shoqin me fjale fyese,se je nje trashaluq i ndyre,dhe nje derr i trashe!Nga ky moment do e marr vete kryesimin e LSI mesohet ti kete thene ajo te shoqit!Si more cope mishi ti merrje 20 perqindshin e koncesioneve,dhe une nuk e dija kete gje!Ku dreqin i ke fshehur gjithe keto para?Apo mos ke shku dhe ti si ai Petrit Vasili bordellove te evropes.Po nuk te ha mortja te zuri me presh ne dore ai qe ti e quaje me tru manget!Nga ky moment cdo pazar qe ke lene ne mes do ta vazhdoj vete,e vetmja gje e mire qe ke bere eshte fakti se ke lene ne vendin tend ate Haxhinaston,djale i bindur ai nuk hap goje merr sa ti japesh!Ke per te pare cfar do i bej shqiptareve sot e tutje,ste vjen zor te ben tranazh nje cope maloku te perdor si ushtar,na del e na deklaron para kamerave se elemente kriminal do vijne ne Tirane ne 21 janar!Po qe se kjo eshte e vertete ju jeni ne pushtet shkoni kapini,cfar prisni!Dhe seshte e ndershme te thuash te tilla per ato qe ti deri dje ke ngrene e pire i ke fut dhe në shtepi,celsat e zyres i mora vetë tani me dorzo ato te makines,dhe mos te shoh me nga godina e partise keto ditë se do me detyrosh te perjashtoj fare nga partia… grindja vazhdon

  4. bbb says:

    LSI- Levizja e Skaparlliut te Inatosur
    LSI- Loja e Saliut me Ilirin

  5. xenilirise says:

    L(ëvizja)
    S(ahanlëpirësve)
    I(moralëve)!

    Te gjithe dine nje gje: ajo eshte nje parti shpk, me pronar çiftin MetaKryemadhi.
    Edhe emrin nuk e ka Parti por LEVIZJE, sepse e tille eshte vertete.
    Shikoni kush e perben eliten drejtuese te saj,ne qender e ne rrethe. Biznesmene te dyshimte, ish-drejtore drejtorish rajonale, te akuzuar per abuzime me fondet publike, ish-ministra e zevendes, te gjithe njerez pa ideale, pa integritet moral e politik, qe shkelen mbi idealet e popullit qe i votoi me 2009, duke mbajtur ne pushtet PD.
    Imoraliteti kesaj levizje, u shpreh qarte kur per te mos lejuar qe te behej Kryeminister Rama, bene te tille ate qe u çorren se do ta rrezonin e do ta burgosnin kur te merrnin 45 mandate!!!
    Ne te gjithe popujt e botes, nje nder veset qe goditet me teper eshte MOSMIRENJOHJA. Kete levizje e drejton njeriu me mosmirenjohes qe ka nxjerre populli i majte. Mosmirenjohesin, qe edhe pse ne vend te fjaleve perdorte pasthirmat, ata e bene te parin e vendit, dhe pikerisht ky njeri sot me shume se kushdo tjeter suletmbi ta!
    Per kete gjysma-burre thoni MOSMIRENJOHES dhe keni thene gjithecka….
    Sepse ai eshte nga ajo rrace humanoidesh, qe edhe kur i shan me tepri, ne te vertete i lavderon, sepse nuk ja vlen ti mbash asfare ne goje….

  6. bbb says:

    GJINUSHI ME 2007 I KA THENE METES NE NJE TV SHOW.

    “TI SKE PARTI PO LEVIZJE…NJE HERE LEVIZ KENDEJ E NJE HERE ANDEJ…”

Comments are closed.

Lini një Përgjigje