"Shpërthimi i nacionalizmit në Shqipëri, pengesë për integrimin europian të vendit"

20 Janar 2011, 11:15Politika TEMA
"Shpërthimi i nacionalizmit në Shqipëri, pengesë

Deklarata është bërë në përgjigje të pyetjes së eurodeputetit Jorgos Kumucakos, mbi atë që ai e ka quajtur “manifestime të vazhdueshme të nacionalizmit në Shqipëri”.

Njoftimi i dërguar mbrëmë në emailet e gazetarëve nga eurodeputeti konservator grek Jorgos Komucakos, titullohet, “Shpërthimi i nacionalizmit në Shqipëri, pengesë për integrimin europiane të vendit”.

Në njoftim kumtohet përgjigjja që i ka dhënë eurodeputetit komisioneri për zgjerimin Strefan Fule, i cili, siç citohet, ka thënë se “Komisoni nuk do të sugjerojë çeljen e negociatave anëtarësuese të Shqipërisë me BE, në rast se autoritetet e vendit nuk përballojnë efektivisht fenomenet në rritje të nacionalizmit”.

Komisionieri u angazhua ta përfshijë çështjen e manifestimeve të vazhdueshme të nacionalizmit në 12 prioritetet kyçe, që do të përbëjnë kushte për fillimin e negociatave anëtarësuese me Shqipërinë”, thuhet në tej në njoftim.

Në njoftim përfshihet edhe reagimi i eurodeputetit të Demokracisë së re, Kumucakos, sipas të cilit, “nga përgjigjja e zotit Fule rezulton qartë se fenomenet e një nacionalizmi në rritje shqiptar shkaktojnë shqetësime serioze dhe duhet të përballohen menjëherë. Në rast të kundërt do të duhet të ngadalësohet ritmi i progresit integrues të Shqipërisë”.

Si tregues të asaj që ai e quan shpërthim nacionalizmi, eurodeputeti grek rreshton incidentin e Himarës ku humbi jetën një i ri, pjesëtar i komunitetit grek, incidenti në varrezat e Boboshticës, sulmet, sipas tij, të një pjese të medias shqiptare ndaj kryepeshkopit të kishës ortodokse Anastas.

Sipas njoftimit, komisioneri Fule duke iu referuar incidentit të Himarës, ka deklaruar se Komisioni ndjek nga afër procedurat që zbatojnë autoritetet shqiptare dhe ka theksuar rëndësinë e zbatimit rigoroz të legjislacionit për mbrojtjen e të drejtave të njeriut, e posaçërisht të minoriteteve, duke thënë se vendet që ndodhen në procesin e integrimit janë të detyruara të përmbushin kriteret e BE-së.

Eurodeputeti Jorgos Kumucakos kishte kërkuar që në gusht të vitit të kaluar, kur ndodhi ngjarja në Himarë, të mësonte nëse Komisioni Europian kishte bërë demarshet e domosdoshme, me qëllim që siç thoshte, t’i theksojë qeverisë shqiptare se akte të tilla kanë një impakt veçanësisht negativ në ecurinë e integrimit europian të Shqipërisë.

Për shpërthim nacionalizmi, që sipas tij është një çështje serioze për rrugën europiane të Shqipërisë, kishte folur edhe kryeministri grek Jorgos Papandreu, në një pozicionim të vonuar për ngjarjen.

Megjithatë, një javë pas kësaj deklarate, zoti Papandreu ishte takuar në Nju Jork me homologun shqiptar Sali Berisha, dhe të dy kishin konfirmuar nivelin shumë të mirë të marrëdhënieve dhe mbështetjen e palës greke për integrimin europian të Shqipërisë, por duke theksuar detyrimin e përmbushjes së gjithë angazhimeve në këtë kuadër.

“BBC”

1 komente në ““Shpërthimi i nacionalizmit në Shqipëri, pengesë për integrimin europian të vendit””

  1. Epirioti says:

    Nese europa dhe grekerit quajne dashurine tone te madhe per atdheun, le ta quajne nacionalizem dhe le te na lene jashte europes. Nese ne respektojme varret e te pareve e nuk lejojme te shiten si eshtra ushtaresh grek, nese ne njohim dhe revokojme historine e lashte shqiptare qe nga pellazget, nga epiri ne jug dhe iliria ne veri, nese ne jemi krenar qe jemi shqiptar, nese ne pranojme ende te japim jeten per flamurin tone, nese ne ndeshkojme cdo renegat dhe tradhetar, le te na lene jashte europes. Do i kerkojme mbeshtetje USA si gjithmone dhe ajo si gjithmone do na thote “PO”

Comments are closed.

Lini një Përgjigje