Për 8 vjet në opozitë, Sali Berisha dilte nga 4 herë në ditë nëpër mitingje “revolucionare”, ku ulërinte e “qante” për “drejtësi”. Mallkonte e kërcënonte me me “burg tjetër” e arkivole, Fatos Nanon dhe “bandat e tij, që krijuan varfëri të popullit, që grabitnin pasuritë kombëtare, që merrnin ryshfete super të majme nga bizneset, që grabitën floririn e shtetit, që pasuroheshin me prona e llogari bankare” etj. Gjithë “lufta dhe ndershmëria e Sali Berishës”, gjithë “meraku për popullin e fatet e vendit”, rezulton se ka qenë demagogji e këtij njeriu mashtrues dhe të etur vetëm për pushtet e pasuri kolosale të paligjshme, sigurimin e të cilave e ka bërë me të gjithë mënyrat e mundshme që përdoren për këtë qëllim.
Sali Berisha, personazhi kryesor i bejtes së tij: “Hani derra/pini derra”
Kaseta “Meta” e nxori lakuriq Sali Berishën, ose siç mund të quhet “lakuriqin e netëve të korrupsionit”. Tashmë është Sali Berisha, personazhi kryesor i bejtes me të cilën sulmonte qeverisjen e Fatos anos në vitet 1997-2005, duke u thënë: “Hani derra/pini derra”. Kjo bejte i shkon sot për shtat autorit të saj, Sali Berishës, qeverisjes së tij të korruptuar deri në palcë. Saliu është “shefi” i hajdutërive qeveritare, komandues i llogarive bankare, i korrupsionit, i ryshfeteve, i trafiqeve, i jetës luksoze, i familjarëve të pasuruar nga pasuritë kombëtare, i ortakëve e bandave të hajdutëve. Ky personazh dhe strukturat e tij të krimit ekonomik deri dhe me krim njerëzor (26 viktimat e Gërdecit), prej 5 vitesh kanë zënë për “fyti” Shqipërinë dhe si një lukuni e uritur hienash të pangopura, vazhdojnë të copëtojnë pasurinë kombëtare, duke e bërë pasuri të tyre. Ky pushtet, kjo qeverisje ua kanë nxirë jetën shqiptarëve, ia ka bllokuar hapësirat Shqipërisë për t’u integruar e zhvilluar ekonomikisht. Përballë kësaj “çete” hajdutësh me mandat e imunitet, përballë kësaj “kupole” të pajisur me gjithë “logjistikën” zyrtare e mafioze të krimit ekonomik e fizik, shqiptarët kanë si mjet shpëtimi vetëm largimin e “Grupit Berisha” nga qeveria, sepse nga Shqipëria, ia mbath vetë, bashkë me “grupin”! Sot është dita e largimit të tij.
Shqiptarët shpallin datën 21 Janar, si “Dita e hajdutëve”
Kaseta e hajdutërisë zyrtare me personazh ish-zëvendëskryeministrin e qeverisjes “Berisha” ka 10 ditë që është publikuar. Shqiptarët vendosën të bëjnë protestën e tyre kundër kësaj qeverie të zhytur “kokë e këmbë” në llumin e korrupsionit, duke e shpallur datën 21 janar si “Dita e hajdutëve”, në përkujtim të hajdutërive të qeverisë “Berisha-Meta” me financat publike, me pronat, me tenderat, me koncensionet, me trojet publike e ato të qytetarëve. Sot shpallet “Dita e hajdutëve” dhe populli e “kremton” shpalljen e saj me protestë dhe indinjatë ndaj “kupolës” qeveritare të dyshes Berisha-Meta, që ka krijuar, që drejton e po përdor strukturën më të rrezikshme të krimit ekonomik në rajon e më gjerë. Pushteti i Berishës u ngrit mbi citatin mashtrues e hipokrit “me duar të pastra”. Kur shqiptarët e panë se këto duar u zhytën në “pusetën” e korrupsionit galopant gjatë viteve 2005-2009, Berisha i la mënjanë “duart e pastra” dhe erdhi në pushtet me këngën “Shqipëria po ndryshon”. Një nga ndryshimet, që qeveria Berisha i ka ofruar vendit e që shqiptarët e panë me sy dhe me veshët e tyre është kaseta e skandalit të zv/kryeministrit “integrues” të qeverisë së kryeministrit ‘reformator”.
Në vitin ’97, kur partia (PD), parlamenti, SHIK-u, qeveria dhe shteti i komanduar prej Sali Berishës funksiononte me guvernatore banke “SUDEN” e me ministër financash “Xhaferrin”, i gjendur përballë zemërimit popullor, Saliu u fsheh si “lepuri” brenda shkurreve të Presidencës e nuk doli prej andej, derisa e nxori ish-Kryeministri i Pajtimit Kombëtar, Bashkim Fino. Atëherë shkak i zemërimit popullor dhe i strukjes së Sali Berishës ishte vjedhja e lekëve të shqiptarëve nëpërmjet firmave piramidale. Aktualisht, pushteti i Sali Berishës gjendet përballë një zemërimi tjetër të shqiptarëve, për shkak të vjedhjes së miliardave me ryshfet prej pushtetarëve të lartë, nëpërmjet shfrytëzimit të pushtetit. Ndërsa në ‘97-ën, shqiptarët e futën Saliun në shkurret e Presidencës, zullumet e bëra në qeverisjen e viteve 2005-2011, do ta detyrojnë të futet në tjetër” vrimë”. Sipas informacioneve, “shef” Berisha u ka kërkuar mendim bashkëpunëtorëve të afërt, se ku mund ta “fus kokën” pasi t’ia mbath?!.
“Vrimat” e strukjes të Sali Berishës, pas ikjes nga pushteti
Po të shfletosh listën e gjatë të miqve dhe ortakëve në afera e biznese të kryeministrit Sali Berisha, rezulton se 15 adresa nga këto, konsiderohen si “vrimat” ku mund të futet Sali Berisha, pas ikjes nga pushteti. Sipas varianteve të përzgjedhur prej treshes së zverdhur Frangaj-Fevziu-Balliu, deri tani si “vrima” më të mundshme për strukjen e Berishës, janë këto:
1. Vila e Nikolla Arsidit, në Bern të Zvicrës, si mik pazaresh, i dekoruar prej Sali Berishës, në kohën kur ishte president i Shqipërisë.
2. Qendra e lobit anti-shqiptar grek në Peleponez, si shpërblim dhe mirënjohje për për paktin detar që firmosi Sali Berisha si kryeministër, në favor të Greqisë dhe kundër interesave territoriale të Shqipërisë.
3. Në Itali, me ndihmën e Berluskonit, si shpërblim për pazarin e importit të plehrave, duke i akorduar si dhuratë vilën e marokones Rubi, e cila ka mbetur bosh pas skandalit seksual me Berluskonin.
4. Në Bosnjë ose Kroaci, tek fermat e mikut të tij familjar e qeveritar Damir Fazlliç, si shpërblim për trojet në bregdet, për licencën e TEC-it në Porto-Romano dhe për tenderat e import-eksportit të energjisë elektrike, që i ka siguruar Sali Berisha gjatë pushtetit të tij.
5. Në vilën e Diverolit, si ortak zyrtar në aferën korruptive e vrasëse të shitjes së municioneve nëpërmjet Gërdecit, meqë vila aktualisht është bosh, për shkak se Diveroli gjendet i burgosur për trafikun e bërë me Berishën dhe Mediun.
6. Në fermën e Fatmir Mediut në Florida-SHBA, si shenjë sigurie e plotë, mbasi Fatmir Mediu nuk tregon vendndodhjen e Sali Berishës, ose mund të shkojnë të dy së bashku.
7. Vila e Delijorgjit në Greqi, mund të jetë “vrimë” e sigurt, por thonë se këtë variant ia ka kundërshtuar Fahri Balliu, mbasi e shikon si të vetmen mundësi strukjeje për veten e tij.
8. Te vila e “Taçi-Toçit” në Texas-SHBA, si urdhër prej “grupit” por edhe si shpërblim për privatizimin e kompanisë “ARMO”.
9. Te gurorja e Ilir Metës në malet e Skraparit, si vend i sigurt që prej kohës së luftës nacional-çlirimtare, nga ku Enver Hoxha strukej dhe drejtonte operacionet luftarake.
10. Te vila e Ilir Kumbaros në Londër, meqë ajo është braktisur prej tij, për shkak se ai ka gjetur “vrimë” tjetër ku fut kokën, për të mos u kapur nga drejtësia për rrëmbimin dhe zhdukjen e biznesmenit maqedonas, Remzi Hoxha.
11. Kapanonet e punëtorëve të firmës “Bechtel” në Bullgari, konsiderohen një tjetër “vrimë” e sigurt ku mund të struket Sali Berisha, madje edhe duke u hequr sikur është “roje i fjetoreve”, që të mos zbulohet.
12. Tek vila rezervë e Lulëzim Bashës në Belgjikë, e cila nuk kontrollohet nga policia, mbasi Lulëzim Basha njihet si ish-“ekspert” i UMNIK dhe është tepër i besueshëm për policinë.
13. Në fermën e Janullatosit në Selanik, si shpërblim për firmosjen e emërimit të tij, si kryepeshkop grek i Shqipërisë.
14. Në Kërrabë, në tunelin ku u vodh thesari i shtetit (bosh është), çelësat e të cilit i ka Ilir Meta, mbasi nuk i ka dorëzuar qysh prej ditës kur vodhi floririn.
15. Në shtëpinë e Sudes në Babrru, si “vrima” e fundit në rast se për shkak të rrezikshmërisë së tij Sali Berishën nuk e pranon askush nga miqtë e aferave.
Comments are closed.
Vizita ne Milano ne nje samit kot nuk mu duk aq e paster. Kur ka filluar Sala te na begenise dhe kryetaret e bashkise, si ate te Milanos?
Mendoj se ka bere levizje parash nga xhirollogarite per te mos lene gjurme ne Shqiperi dhe e dyta vizite mjekesore te psikiatri.
Kush e shoqeroi pervec Lirise, ka ndonje deshmitar tjeter?
Burra Ipni kushtrimin:
Po nashajne Sali Trimin,
Sal-Salim qe i ndrit nuri,
Ne c’do hu dhe rruth flamuri.
Hej Shqypni e hej shkiptare,
Shajne Saliun-Salin e pare,
Sal-Salin qe qe i njgjit fjala,
Dhe tek gjarperi dhe tek ngjala.
Sal-Saliun qe na ngopi,
Me gezhoja e tym baroti,
Sal-Salin qe i ben hije,
C’do minister qeverrije.
Shahet Sala or’ gomer?
Sal-Saliu s’qas te tjere,
As ne bese dhe as ne nder,
As ne goje dhe as ne verre.
Shahjet Sala or’ te marre?
Dy te vdekur-Tre te vrare.
Dy lypsa-Nje arsimtare.
Nje tapi-Dhjete pronare.
Dy hajdute-Nje doganjer.
Dy drejtore-Shtate shofere.
Dy ministra-Nje i dhjere.
Ai pjerth-Te gjithe mbajne ere.
Pika qe s’ju bie.Pikaaa
Sal-Sali-Salush politika,
Me 200 e ca petrita,
Hoq ushkur-vuri lastika.
Po te mos ish’ Sal-Saliu,
Elefante s’behesh miu,
As gomari me pushtet,
Rrota,pyka…deputet.
Mblidhni or’ mente e kokes,
Mos u beni gazi i botes,
Sal-Saliu eshte kulari,
Trashegim nga Enver litari,
Burra:-Me besa,bese,
Sal-Saliu duhet te mbese,
Dhe per tortat me pekmez,
Dhe per tavat me fergese.
Do te mbese Sal-Saliu,
Se vec ndrite si qiriu,
Dhe ca kohe te rrije i ziu,
Si bishtuk ne shpell ariu,
Hej Sali,or’ Sali nuri
Mos e vrite ate koqe truri,
As per britmat ne Svernec,
As per bumjet ne Gerdec,
“Le te rrjethe celiku,
Nga dyfeq e plugje,
Le te vloi trafiku,
Moj bluja e kuqe.”
Sal-Sali or’ tu trashte jeta,
Neper xhybe dhe xhubleta,
Zanin shqypes,larte ia ngrite,
Jashte kufujeve e vervite…
…. ke harruar edhe nje vrime…..besoj se e kuptoni…….. ate vrimen e paevitueshme ps
Bravo astrit cerma! Ndjehem mire se nje ndjenje qytetarie dhe ndergjegjeje po vershon ne zemrat e shqiptareve dhe e bashkuar kjo me ringritjen ne alert te ndjenjes kombetare do t’ia vene me ne fund lakun ne fyt politikes, duke e pastruar ate e duke ndyshuar fatet e Shqiperise sa here qe populli deshiron e jo me kur politika ia lyp nj-tj.
Artikulimi i fjaleve nga me te keqiat, nuk kane asnje vlere per Sali Be Berishen.
Bilanci i qeverisjes te tij eshte ne esence nje trekendesh revolucionar demokratik: “Vrasje -djegje – permbytje.”
1. Saliu i pare, satrap & President. Kendi i pare i trekendeshit, gjema e pare dhe me e renda . Gjakderdhje, nepermjet vrasjeve dhe shkaterimit total te shtetit ne vitin 1997. Bilanci: Mijra te zhdukur dhe mijra nena shamizeza. Turp per keta shtetare, vrastare dhe shkatrimtare.
2. Saliu i dyte, Sali Gerdeci & kryeminister. Kendi i dyte i trekendeshit. Vrasje me djegje dhe eksplozion. Bilanci: 26 persona te pafajeshem te vdekur,perfshi dhe femije, nepermjet korupsionit familjar, ku sakrifikoi dhe baxhanakun ”qe nuk e dinte ku punonte.” Turp per keta shtetare , vrastare dhe zjarrmetare.
3. Saliu i trete, Sali notari & kryeminister. Kendi i trete i trekendeshit. Vete noton dhe thyeh rekorde,duke u thekur ne behar ne rrere. Bilanci: Vit per vit thyen rekorde duke permbytur nje Shqiperi te tere.Kulmi i kendit te permbytjes eshte Shkodra, me te cilen po eksperimentohet ne menyren me barbare.Turp per keta shtetare te marre,pasi te mbytin ,behen shpetimtare.
O popull, Saliu, trekendeshin revolucionar te Enverit e transformoi ne trekendesh katastrofash dhe gjemash.
Jepni kontributin tuaj nepermjet votes, per ta “ varrur “ Sali satrapin ne trekmbeshin demokratik, duke e larguar nga pushteti, si nje e keqe e pa riparueshme e ketij vendi, qe trekendeshi te mos behet, katerkendesh, shumekendesh apo vampiro- oktapod .
Po te doje le te hyje dhe ne vrimen nga ka dale, por vetem ta lere rehat kete popull, qe po ja merr frymen dhe nderin cdo dite. Po na poshteron dhe turperon para botes. Ai eshte nje barre per cdo shqiptar qe del jashte kufijve. Se pari cdo shqiptar paragjykohet se ka nje kryeminister si Sale me penallti ne koke.