“Kam qëndruar në zyrë gjatë protestës, mijëra qytetarë ishin gati të vinin të mbronin institucionet”

21 Janar 2011, 18:51Politika TEMA

Nga Sali Berisha

Fjala e mbajtur në konferencën për shtyp

Rama, Ruçi e Gjinushi kanë projektuar një akt kriminal për të marrë pushtetin me dhunë.

Ata imagjinuan skenarin tunizian, që e anoncuan disa ditë me radhë. Për orët të tëra, nën drejtimin direkt të Edvin Ramës, të vendosur përballë kryeministrisë në lokalin e Fidel Yllit, falangat e krimit, jo më shumë se 200-300 vetë, tentuan të pushtojnë kryeministrinë e vendit, t’i vënë asaj zjarrin e të marrin pushtetin me dhunë. Sipas tyre, duhej me çdo kusht të merrej kryeministria, parlamenti e ministritë.

Në këto përleshje kanë humbur jetën 3 qytetarë. Përgjegjësia totale bie në organizatorët e skenarit tunizian.

Të dhënat paraprake flasin se secili prej tyre është qëlluar nga afër me armë, që nuk gjenden në armatimin e policisë së shtetit dhe as të gardës. Por i kërkoj prokurorisë që të zbardhë të vërtetën e këtyre jetëve të humbura.

Përshëndes familjarin e njërit prej këtyre viktimave, që sulmonte organizatorët e kësaj dhune duke u thënë se më vratë vëllain.

Jam këtu për të shprehur vlerësimin tim më të madh e për të falënderuar policinë e shtetit për shkallën më të lartë të profesionalizmit, trimërisë e përgjegjësisë, të gjakftohtësisë, me të cilën ajo bëri që të dështojë skenari puçist i trojkës Rama- Ruçi- Gjinushi.

Me profesionalizmin e tyre, anëtarët e forcave të rëndit dëshmuan përpara shqiptarëve e gjithë botës se në këtë vend ligji dhe institucionet janë më të forta se çdo bandë, se çdo falangë në këtë vend.

Falënderim për qytetarët e Tiranës, të cilët braktisën aventurën e trojkës.

Sot, nga ju kam marrë me mijëra mesazhe, dënim të ligjshëm të këtyre akteve banditeske të këtyre 2-300 personave të paligjshëm, që kërkonin tu vinin zjarrin institucioneve. Dua tu falënderoj për gatishmërinë tuaj për tu nisur nga të katër anët e Shqipërisë për të mbrojtur institucionet. Në zjarr nuk ishin godinat, por liritë.

Kryeministri juaj ka qëndruar nga ora dy e gjysëm në zyrën e detyrën e tij. Ka qëndruar në kryeministri i gjithë stafi e punonjësit e saj. Ka qëndruar kryetarja e Kuvendit, Ministri i Financave, Ministri i Brendshëm, pra në këtë ditë dhune e terrori të kuq, përfaqësuesit tuaj kanë qenë në krye të detyrës, të vendosur të mbrojnë, të drejtojnë çdo institucion.

Ne do mbrojmë vullnetin e të gjithë qytetarëve shqiptarë!

13 komente në ““Kam qëndruar në zyrë gjatë protestës, mijëra qytetarë ishin gati të vinin të mbronin institucionet””

  1. bllokman says:

    Rri dhe ca dite se e shohim pastaj se ku do shkosh

  2. nari says:

    Po,Bastard i Ndyre, mos u merzit se do te ftillohesh nje dite nga keta njerez me te cilet ke kaq vjet qe po tall bythen.

  3. lilolabja says:

    Rri dhe ca ore mor plere ,se ghakun atyre te treve do e paguash nje me nje

  4. ilir says:

    Fytyra me e urryer nga shqiptaret, duhet te ngreme komitete te mbrohemi nga banda e Berishes, beteja sa po ka filluar.

    1. Falcon says:

      cetat e katalve te Bathores jane armatosur dhe paguar nga krimineli i Dragobise..Kujdes djema ..shkaterroini keta felliqsira dhe ruani veten..nese mund te derdhet me shume gjak..por vetem shpellari do paguaj.. idioti thot isha per dreke ne nje nga ambasadat e huaja dhe mbas 1 min thote isha ne zyre gjithe diten..jo qelbesire frikacake..shkove u fshehe ne pallatin e brigatave qe e ke te ruajtur me tanke ,duke kaluar neper tynelin e sigurise…qe atje dhe urdher te shtijen kundra popullit..kupen e ke zbrazur disa here ..tani eshte koha te paguash

  5. ben says:

    Ky eshte idiot me keto provokime qe thote,sa deshire ka per vellavrasje

  6. bllokman says:

    Ishalla ska me viktima as nga turma por as nga policia
    Te vetmit viktima qofshin vetem ndonje minister se prej tyre vajti puna ktu, vetem prej babëzise se majlindes gencit ilirit mediut lulit dhe olldashit vetem prej hajduterise se tyre
    Sot ndonje prej tyre duhet te ishte bere firo as policia as ata te gjoret qe u vrane e dergjen spitaleve

  7. mokra says:

    Z. Kryeminister,
    Jam nje nga votuesit e tu, por dua shume me teper Atdheun tim se sa ty. Te lutem largohu, hapi rrugen popullit jo Edi Rames. Burre nuk eshte ai qe ngul kembe ne te tijen, por ai qe mendohet 100 here para se te flase dhe e pleqeron me me te zgjuarit ate qe ka ne mendje. Ti s’di e s’do ta besh kete,prandaj s’je per burre shteti. Po bere kete,te pakten, me vone do te themi “Hapin e fundit e hodhi mire”. Dhe e fundit mbahet mend.

  8. brace1 says:

    ska turpe dele e rrene,se nuke e njohin shqiptaret,se kushe eshte ky,te gjithee dine,na flet tamam si serb TROJKA ,ktu vrteton se kujt i sherben ky anti shqiptare,sh sekretare len mashtrimet,intrigat e vrasjet,bolle i ke lyer duart me gjake, jepe dore heqjen,qe te shpetoje SHqipria e shqiptaret,eshte ne te miren e shqiprise.Ti e shikon popullin jane irituar,smunde tju shikojne e degjojne me shume,jeni te pa deshrueshem per shqiptaret largojuni,bolle plackitet e vrate.

  9. djalli i cmendur says:

    Oooo si e ka fytyren tamam SERB—antishqiptar….

  10. LORA says:

    Te dashur komentues.Zeheri i dr.Tyryryry-se eshte se nuk e shndron dot,ne menyre absolute,kete perballje historike ne lufte civile.Jemi ne prag te demokracise reale e kemi vete ne dore ta gezojme.Ajo qe pashe,dje, ne demostrate ishte vendosmeria civile e civike e njerzve per ta fituar shtetin 20-vjet munguar te se drejtes.

  11. arsen says:

    Krimineli po pregatit antimitingun!
    I ndrite shpirti Namik Hotit kur tha per Saliun:. “maloku nuk zbret nga kali, po s’e vrave”
    Kjo fjali e thene qe ne vitin 1996, (dhe qe ska te beje fare me malsoret e ndershem) do zere vend ne Muzeun e Viktimave te tranzicionit.
    Zoti i ndihmofte shqipetaret!

  12. saimir says:

    Sali Berisha ka 20 vjet qe vret.Ky qe ka v rare sot ,eshte po i njejti person qe ka vrare ne 2 prill ne shkoder,ky eshte vrasesi i heroit te demokracise Azem hajdari,ky eshte vrasesi i mijra shqipetareve ne 97 ky eshte vrasesi i popullit tek dyqanet e Vefes,ky eshte vrasesi i Gerdecit,ky eshte vrasesi i mijra te zhdukurve shqipetare kundershtare te rregjimin fashist Sahilist.Ky sot gjendet prapa dritareve te kryeministrise ,shijojeni fytyren e tij prej killeri si eshte katandisur,shikoni fytyren e Lulit pa gjak,te Metes si iu ka ikur gjaku,.Ky eshte themeli i pushtetit te sotem qe mban ne fron Sali Berishen (gjaku).Turp per azmbasadat e akredituara ne Shqiperi,qe me dashje apo pa dashje jane bere sot nxitese e ketij killeri i cili vret popullin e tij te pafajeshem.Ku jane vendet me demokraci te kulluar qe na kane importuar e imponuar kete killer si zgjidhjen me te mire per kete vend fakir.Perse gjithe kjo ironi e fatkeqesi per kete vend,apo ke keto skenare kerkoni te hiqni Saline e te na mbini ndonje E.Selami qe edhe ai te jete Sahilist.Perse nuk e doni e duroni dot kryeneçesine e shqiptareit Edi,apo se ju konsiderone partnere e jo padrone,perseheshtni ne nje moment qe favorizon vetem killerin Sali apo Ju behet qejfi per kete katrahure te gatuar nga Ju e te servirur nga diktatori Sali.Poshte prostitucioni politik i te gjitha ngjyrave qofte ai,poshte agjentet e killerat qe vetem Atdhe nuk kane.Rrofte populli Shqipetar dhe ngushellime familjeve te viktimave qe u vrane nga dora e zeze qe v ret prej 20 vjetesh.Ka ardhur koha qe populli shqipetar te marri fatet e veta ne dore.Rrofte shqiperia e lire e demokratike e pa padrone qofshin keta europiane apo amerikane.

Comments are closed.

Lini një Përgjigje