Policia qellon me arme zjarri. Makina te djegura dhe te plagosur ne proteste

21 Janar 2011, 14:04Politika TEMA

SHTOHET NUMRI I TE PLAGOSURVE, POLICIA QELLON ME ARME – UPDATE 16:01

Pas mesymjes se protestuesve ne godinen e kryeministrise dhe terheqjes se policise, protestuesit kane arritur te shperthejne deren e hekurt te Kryeministrise. Nderkohe qe forca policore te veshra me uniforma ushtarake dhe te pozicionuara ne shkallet perpara godines se Keshillit te Ministrave, kane nisur te qellojne me arme zjarri ne ajer.

Protestues te shtrire ne toke vihen re por pa u bere e qarte nese behet fjale per njerez qe kane humbur jeten apo te plagosur.

Kjo situate ka bere qe demostruesit te marrin pllaka guri nga bulevardi dhe nga Piramida dhe te rinisin nje vale tjeter mesymje kundrejt institucionit ne fjale dhe policise.

DEMOSTRATA DEL JASHTE KONTROLLIT, MAKINA TE PERMBYSURA DHE TE PLAGOSUR NE SHESH – UPDATE 2:57

Protestuesit e terhequr i jane rikthyer sheshit perballe Kryeministrise nderkohe qe Policia e Shtetit ka braktisur vendin e ngjarjes. Nderkohe qe nje turme e irrituar ka permbysur rreth 6 makina te parkuara prane Piramides, nder te cilat edhe automjete te policise.

BLINDOHET GODINA E LSI, PROTESTUESIT NE BULEVARD TERHIQEN – UPDATE 14:48

Pas perplasjeve te dhuneshme nga te dyja palet, protestuesit jane terhequr per tu pozicionuar prane Hotel Dajtit si dhe ne lulishten prane Piramides. Nderkohe qe nga burime ne vendngjarje behet e ditur se selia kryesore e LSI eshte blinduar nga militante te kesaj force politike per te mbrojtur ne rast te nje sulmi nga ana e protestuesve te irrituar.

Duhet permendur se ishte pikerisht skandali “Meta” ai qe provokoi demostraten e sotme si dhe ndryshimet ne qeveri.

UPDATE 14:36

Pas daljes jashte kontrollit te situates ngaprotestuesit dhe forcat e rendit, makina te forcave speciale si dhe bote me uje jane vene ne ndjekje te turmave per te shperndare njerezit e gumbulluar.

Nderkohe qe makina e kryeministrit eshte pare te kete dale ne vilen qeveritare ne bllok krejt papritur. Sipas burimeve nga Garda e Republikes, nje pjese e personelit qe ndodhej brenda kryeministrise se bashku me kryeministrin, kane perdorur nje tunel nentokesor per te dale ne vilen qeveritare e cila ndodhet perballe Kryesise se Kuvendit.

PERPLASJE MES FORCAVE SPECIALE DHE PROTESTUESVE – 14:23

Shtohet tensioni mes forcave te rendit dhe protestuesve te mbledhur perpara godines se Kryeministrise.

Nje grup protestuesish, ka tentuar te caje kordonin e policise e cila ruan institucionin ne fjale por ka hasur ne veprime te dhunshme te ketyre te fundit.

Protestuesit ne fjale kane nisur te hedhin sende te forta si dhe parrullat qe mbanin ne dore gje e cila ka provokuar dhe nderhyrjen e forcave speciale.

Nga pamjet e transmetuara drejte per se drejti nga disi televizionet, duken protestues te plagosur. Nderhyrja e policise speciale ka qene e dhunshme duke perdorur shkopinj gome dhe gaz lotsjelles per te larguar turmen e demonstruesve.

Me heret, pjesmarresit ne demonstrate hodhen kepuce karshi Ministrise se Ekonomise.

/a.r/TemA online/

8 komente në “Policia qellon me arme zjarri. Makina te djegura dhe te plagosur ne proteste”

  1. Falcon says:

    vrima e miut 500 grosh per neanderthalin e Vucidolit..neper tynele neper vrima do e kaloj jeten “trimi” i Dragobise..shqiptaret jane bute po nuk jane te urte more felliqsire qe ke 20 vjet qe spo le poshtersi pa bere..eshte koha te paguash ti dhe kelyshet e tu

  2. Patriot Kodra says:

    Je nje i semure psiqik me diagnoze “urrejtej patologjike ndaj njerezeve te ndershem e patriot”. Diagnoza e dyte eshte se ju i dashur vuani nga semundja shkaterruese e shprtit siq eshte rracizimi. Ju jeni Rracist.

    1. djalli i cmendur says:

      Duhet ti bejme heronje keta TRIMA PATRIOTE qe dhane jeten. NE EMER TE POPULLIT “DJALLI I CMENDUR DENOHET ME VDEKJE”…Saliu s’eshte as komunist as demokrat as njeri as kafshe as alien po esh “spiuno servil genjeshtar hajdut vrases i cmendur urren Shqiptaret dhe SHQIPERINE,,,perbindesh..

  3. bllokman says:

    Zoti patriot Berisha iku
    Bej dhe ti si ai IK

  4. skaran says:

    o mbyllur goja ca analisteve qe nuk dine cfare thone. Lutfi dervishi nje brishian i bindur. nuk di cfare thote. populli po vritet dhe ai thote qe jane dy keqberes nuk shikon ky maskara. IK o lutfi bashke me SAlen.

    ANALIST I M…..

  5. skaran says:

    mbyllini gojen ketij Lutfi DEtvishit, ketij maskarai nuk di cfare thote.

    Ik ore maskara vetem analist nuk je ti ….

  6. ben says:

    Fatkeqesisht tunelet qe ndertoi qofte largu ne kohen e diktatures,po perdoren ne “Demokraci”.Kjo verteton se ku jemi.

  7. djalli i cmendur says:

    Aaa more ENVER aaa…..Te cohesh njehere dhe shiko ca po i bene SHQIPERISE saliu qe te lante kembet ty e te fshinte bythen,,,Cohu ooo ENVER cohu dhe veja duart ne fyt sic ja vure fashistit ne demostrare…

Comments are closed.

Lini një Përgjigje