Ambasadori i KE: Besoj tek e drejta për protestë, por ato duhet të jenë paqësore

21 Janar 2011, 10:16Politika TEMA

Ambasadori i ri i Komisionit Europian në Tiranë, Ettore Sequi, ka dalë në një konferencë për shtyp së bashku me ambasadorin hungarez, Molnari, vendi i të cilit mban presidencën e Bashkimit Europian. Të dy i kanë bërë thirrje politikës që të reflektojë e të gjejë zgjidhje për situatën. Ata i kanë kujtuar Tiranës 12 pikat e kërkuara nga Komisioni Europian për të marrë statusin e vendit kandidat. Sequi tha se beson te e drejta për të protestuar, por në mënyrë paqësore. I pyetur për kërkesën për zgjedhje të parakohshme, ambasadori hungarez tha se nuk i takon atij të flasë për këtë çështje.

Lini një Përgjigje