Policia e Tiranës, përmes një njoftimi për shtyp bëri të ditur se ka marrë masat për mitingun e nesërm të opozitës. Policia tha se do të monitorojë e regjistroja më kamera mitingun përgjatë gjithë itinerarit të tij. “Drejtoria e Policisë së Qarkut Tiranë në bashkëpunim me Njësinë Rajonale të Policisë Rrugore, bazuar në kërkesën e subjektit Partia Socialiste, ka marrë të gjithë masat e nevojshme për sigurimin e rendit e të qetësisë publike para, gjatë dhe pas zhvillimit të tubimit të parashikuar për t’u zhvilluar në datën 21 Janar.
Në kuadër të këtyre masave, bazuar në Ligjin “Për Tubimet”, nga strukturat e policisë do të bëhet monitorimi i plotë dhe i hollësishëm i vendit të zhvillimit të tubimit (regjistrimi i tubimit), përmes kamerave të vendosura përgjatë gjithë itinerarit të tij.
Policia e Shtetit, fton pjesëmarrësit në këtë tubim të respektojnë me korrektësi dispozitat ligjore lidhur me Tubimet dhe të shmangin çdo lloj provokimi apo goditje ndaj forcave të policisë, të planizuara me shërbim për garantimin e rendit dhe sigurisë publike,” thuhet në njoftimin e policisë.
Nga ana tjetër, PS bëri të ditur itinerarin e protestës së 21 janarit. Itinerari i demonstratës së nesërme do të jetë si më poshtë:
Stacioni i Trenit—-Bulevardi “Zogu i parë”
Zogu i Zi——Rruga e Durrësit
21 Dhjetori——Rruga e Kavajës
Pallati me shigjeta—–Unazë
Filologjiku——-Rruga e Elbasanit
Comments are closed.
metoda te ish ministrise puneve te brendeshme ne raste te tilla..bein presion me kamera…..filmoni po smund te hapni nje milion dosje mer kastravecet e saliut..plus sdo keni mundesi se do shkoni per lesh
Komentet deri ne detaje te Policise seShtetit nuk jane aspak profesionale pasi ne asnje vend te botes se lire nuk jepen detaje per menyren se si realizohet puna e saje mjafton qe ajo te respektoje Ligjet e shtetit dhe jo urdherat e pa shkruara.Kuptohet frika qe kane pushtetaret nga demonstrata pasi ato jane te friksuar per shkak te shum ceshtjeve te mbyllura qe kane me drejtesine qe ne rast te nryshimi te shpejte te pushtetit dosjet mun te rishikohen deri ne nxjerrjen perpara drejtesise te fajtoreve.Askush nuk duhet te kete frike nga Diktatori i fundit i Ballkanit.Te gjithe ne Demostrate pasi kunder kesaj qeverie duhet te jene te gjith ata qe ndjehen te fyer ne dinjitetin e tyre.Presionet e qeverise per te penguar shprehjen e rrevoltes se popullit kuder skandaleve qeveritare dhe grupeve mafioze qe po ushqen qeveria me parate e shqiptareve.
SHTETI DHE MEKANIZMAT E TIJ, ME PRESJONE TE TILLA TEGOJN,SHKALLEN EDEKOMPOZIMIT TE PLOTE EUROPA NUK FLE, LOPCARET E SALES NESER DO TREGOJNE FYTREN E VERTET, POR NUK NA TREBIN.JU KA AKDHUR FUNDI S’KA KTHIM PRAPA .