Zonja Pack, situata politike në Shqipëri ka arritur kulmin pas publikimit të video-s për korrupsion të ish zëvendëskryeministrit Ilir Meta. Kjo ka thelluar më tej hendekun mes dy kampeve politike. Cili është mendimi juaj për këtë gjendje?
Situata është e trishtueshme, situata tani po eskalon. Është në rregull që Ilir Meta dha dorëheqjen. Por në Shqipëri ka vazhdimisht të akuzuar për korrupsion, vazhdimisht njëra palë fajëson tjetrën. Natyrisht që opozita e shfrytëzon këtë sa të mundet, por kjo e tëra mund të rezultojë në bumerang. Por e trishtueshme është që situata politike në Shqipëri e bën të vështirë punën. Shumë ligje nuk kanë mundur të miratohen në parlament për shkak se kërkohet një shumicë votash, më e madhe se sa fraksionet qeveritare. E tëra klima politike është helmuar. Kur lexon gazetat e përditshme, pyet kur do të marrë fund kjo dhe kur qytetarët e Shqipërisë do ta humbasin durimin. Protestat e vazhdueshme të opozitës dhe kërcënimet janë tërësisht kontraproduktive. Unë mund të them se situata tani në Shqipëri është për të ardhur keq.
A janë vënë në pikëpyetje institucionet e Shqipërisë? Kam parasysh këtu debatet mjaft të ashpra në parlament. Kultura e një parlamenti të mirëfilltë demokratik duket se është larg kritereve që kërkon BE, zonja Pack.
Jo. Unë mendoj se institucionet janë aty. Qeveria punon, tani një ministër u tërhoq dhe ai është zëvendësuar, gjë që ndodh shpesh në Shqipëri. Pra qeveria punon, parlamenti është i zgjedhur dhe po punon. Nuk ka arsye që opozita të thotë se ky parlament nuk është legjitim. Ka vetëm sulme të vazhdueshme nga opozita, por që nuk ka shkuar asnjëherë në gjykatën kushtetuese, gjë që bën që opozita të mos marrë pjesë rregullisht në parlament. Institucionet mund të funksionojnë, edhe parlamenti funksionon, por kur atij i duhet një shumicë e madhe, nuk funksionon. Kjo vjen nga mosbashkëpunimi me opozitën.
Më 21 janar opozita do të organizojë një protestë të madhe për largimin e qeverisë Berisha. BE bën thirrje për dialog politik. Si mund të arrihet deri aty?
Kam kohë që dëgjoj për organizimin e demonstratave të mëdha ose më pak të mëdha, apo grevë urie. Kjo nuk është politikë. Kjo është një lojë e paparë në kurriz të popullit. Njerëzit presin që deputetët që ata i kanë votuar të bëjnë politikë, të flasin në parlament për problemet e tyre. Kur je në opozitë nuk mund të arrish të gjitha ato kur je në qeveri. Por kjo është normale në çdo sistem demokratik. Dhe këto protesta nuk ndihmojnë askënd dhe veç kësaj dëmtojnë imazhin e Shqipërisë. Dialogu politik do të ishte i domosdoshëm. Por politikanët duhet të jenë të gatshëm të punojnë për këtë. Ata duhet të jenë të hapur po ashtu për një dialog. Që të jesh i hapur do të thotë që të bësh kompromis dhe jo vetëm të protestosh.
A do të ishte zhvillimi i zgjedhjeve të parakohshme një zgjidhje përfundimtare e krizës politike që po zgjat prej gati 20 muajsh në Shqipëri, zonja Pack?
Kjo do të varej nga përfundimi i tyre. Nëse ato përfundojnë me rezultatin e fitores së socialistëve, atëherë ata do të kenë arritur atë çka duan, por në këtë moment situata do të ishte e tillë ku opozita e përbërë nga partia demokratike dhe parti të tjera do të ngrinin pyetjen a mund te njihet kjo qeveri. Pra loja politike është shumë e keqe. Në demokraci duhet të pranosh që ke një shumicë apo që je në një pakicë. Kështu është për të gjithë në të gjithë vendet. Por kjo nuk i përshtatet politikanëve në Shqipëri që nuk kanë sens demokratik. Kush e ka pushtetin do ta ushtrojë atë dhe të tjerë dëshirojnë që ai të mos e ushtrojë pushtetin. Kjo është një lojë e tmerrshme dhe në qoftë se të dyja palët nuk i japin fund sa më shpejt kësaj, do të jetë shumë e errët e ardhmja e Shqipërisë në Bashkimin Europian. Ne presim që politikanët në këtë vend të flasin me njëri-tjetrin, që të zgjidhin me njëri-tjetrin problemet dhe jo vetëm me kokëfortësi dëshirojnë vetëm të protestojnë dhe me protesta duan të rrëzojnë qeverinë, një qeveri që është legjitime në punë dhe duhet të vazhdojë punën. Protestat mund të bëhen kundër projektligjeve të veçanta, por jo kundër një qeverie që është në detyrë për të cilën nuk mund të thuash që e ka këtë detyrë në mënyrë të paligjshme.
“DW”
Comments are closed.
Bravooooooo Doris Pack. Kjo eshte absolutisht e vertete. To Mero Baze !!!!!! qe po sulmon ne menyren me te pandershme shtetin e ligjshem duke perkrahur lojen e paligjshme te pseudo-opozites, degjoje kte zonje! O vegel qe don desdtabilizimin e Shqiperise !!! Degjoje Zonjen Pack.
Liebe Fr. Pack, haben Sie mal die Bundeskanzlerin im Deutschen Bundestag gehört? “Zieht euch aus, zieht euch aus”! Eure Parteivorsitzende läuft am Strand nackt herum! Bin gespannt, ob sie so was gehört haben.
Sie wissen ganz genau, dass Helmut Kohl, Wolfagng Schäuble (CDU) wegen schwarzer Kassen zurücktratten, warum haben Sie andere Maßstäbe für korrupten albanischen Premierminister Sali Berisha? Sie sind heutezutage funksionslos im EU-Parlament und Ihre Aussagen sind nicht anders als eine Einmischung in der Angelegenheiten des albanischen Volkes. Kümmern Sie sich lieber um Ihre Aufgabe in EU-Parlament, denn so vernünftige Gesetze werden für EU-Bürger auch nicht verabschiedet.
Perkthim: E dashur Z.Pack, keni degjuar ndonjehere ne bundestag kancelaren te shprehet”zhvishuni lakuriq,zhvishuni lakuriq” ose ti thote kryetarit te opozites ” ju keni dale lakuriq ne plazh”? Jam kurioz nese keni degjuar te tilla.
Ju e dini shume mire qe Helmut Kohl dhe Wolfgang Schäuble dhane doreheqjen per financimet e zeza ne arkat e partive te tyre. Perse nuk keni te njejten mase per kryeministrin shqiptar Sali Berisha?
Ju nuk keni funksion sot ne parlamentin europian dhe theniet tuaja nuk jane gje tjeter vec perzjerje ne punet e brendshme te nje vendi. Shikoni me mire te aprovoni ligje te arsyeshme per qytetaret europiane ne parlamentin europian se ne fund te fundit ajo eshte detyra juaj.
Ky qe vetem patriot nuk eshte po me duket si UFO qe sapo ka zbrit ne toke!Po pse more kodrinor habitesh kaq shume me hardhucen Pack asaj vetem tesera e PD i mungon per
te qene anetare me te drejta te plota ne partine e Saliut,cfardo qe te ndodh ne kete vend zonja e ka opinionin e saj gjithmone fajtor eshte ai qe del kundra Berishes,ndersa sa per Mero Bazen ai ska pushtet per te destabilizuar vendin sic ti thua o mjeran
Doja te pyesja lexuesit-Sa kohe ka qe znj Doris Pack eshte antare e Partise se Sales?Mos ka qene gje antare e KOP-it,apo e keshillit drejtues?
Ju obskurantiste te Shqiperise ! Komuniste bolshevike, Kemere te kuq, djemt e Pol Potit !
Po mesojme perdite se pse Shqiperia nuk ka, dhe nuk po prosperon si vendet e tjera. Jane keto forca qe nuk njohin pushtet te ligjshem te drejtoje vendin qe e kane sabotuar dhe po e sabotojne perdite perparimin e vendit tone.. Sipas tyre (kmereve te Kuq), pushteti eshte i ligjshem vetem kur eshte ne duar te tyre. A nuk e provuam per 60 vjet pushtetin e “ligjshem” te ketyre “kmereve te kuq”?
Jam absolutisht i bindur se gjithe keto levizje destabilizuese qe ka bere e po ben kaq shume here ne Shqiperi pseudo-opozita jane te orkestruara nga boshti Athine-Beograd-Moske.
Keto tre shtete e kane vene emrin e Edi Rames ne me te preferuarin sharlatan ne Shqiperi.
Por, Shqiperia e ka imunizuar tashme “trupin” e saje nga keta lufta qe ky bosht ben kunder nesh. Shqipetaret jane te vetedijeshem dhe do te reagojne te mbrojne pushtetin e ligjshem nga skemat :Greko-serbe me zbatues Spartakun e Kicos dhe Edvinin e Kristaqit.
Si ka mundesi more Patriot qe je kaq jashte kohe? Po trute e gomerit te ka hedhur Saliu apo je ndonje nga ish shikasit e Gazidedes qe enderon parajsen berishjane.
Jam shume dakort me ty o patriot,,ti ke mendimin tend dhe une do ta degjoj ate qe thua ti,,Komuniste e bolshevike kemere te kuq ket nuk kuptoj se me ca kam pare e degjuar Saliu eshte nje prej tyre me nota te theksuara prej nje diktatori,Mete vertete ne provuam 60 vjet po se di pse thua 60 se komunizmi ra me 1990 1991,,keo nuk jane levizje qe duan te rrezojne dhe te corientojne shqiperine besoj se ketu nuk je ne rregull,,por me sa kujtoj une gjate atyre viteve kur saliu fitoi votat per here te pare doli e modes qe po te ishe hajdut te therrisnin djale i zgjuar ky,,po te ishe ndonje qe kishe therr e vrare te therrisnin djale trim ky,,po te ishe edhe hajdut edhe kriminel te therrisnin ky eshte nje djale pi,, seme qe sja qeni shkopin,shikoje gjonat me nje sy tjeter me real pa marre ngjyra politike fanatike se behesh i rrezikshem per shoqerine,
Shoku Ben,
Juve nuk ju pelqen e verteta. Pike !
Eh moj Do-oris pak, apo do shume. Te kemi degjuar edhe here te tjera. Kur Pollo ishte kunder Saliut s’le gje pa thene kunder ishpresidentit. Tani Pollo eshte bere sherbetori i Kryeministrit edhe Do-oris-i sigurisht do t’i sherbeje atij. Nje person qe perpiqet te na jape mesime qe nuk i zbaton Europa ne keto gjoja mesime ne i hedhim ne hale.
Per Patriotin qe ne fakt nuk eshte patriot i Shqiperise, por i Sal-iut: Mos u entuziasmo shume nga Do orisi se nuk ja fersxhellen njeri asaj. Ajo edshte nje plake e rrjedhur qe askush nuk e merr seriozisht.
Doris Pak,kur ti e quan qeverin te ligjeshme ne shqiperi pse nuk te degjuam qofte edhe njehere qe dashnori juaj Sali te hapte kutite e zgjedhjeve te viitit 2009,per tu bindur edhe ti se kjo qeveri eshte e ligjeshme.?.Si duket ju zonje je mesuar qe te bardhen ta besh te zeze per nje interes vetiak ne shqiperin e katandisur si mos me keq nga keshillat tyaja shume te”vlefshme’.Ky qendrim arkaik i juaji eshte ne tabanin e vjeter te Evropes ndaj popullit e vendit tone.Shqiperia ka qene ne Evrope dhe i ka dhene simbolet e kultures kur evropianet ishin nen hijene pyjeve dhe per hakmarje nuk deshironi ta quani evropian,ju ne radhe te pare dhe ata qe vine e ikin nga Tirana e tani i thoni forcave politike zgjidheni situaten me forcat tuaja e,corben e gatuar me propaganden tuaj ta gelltiti populli shqiptar,por mos e quani ate aq naif sa jeni ju vet.Ne pleqeri tkuren trute dhe personi behet sabi.
Nuk vlen te mereni kaq shume me nje zonjeze qe edhe emrin ne shqip e ka PAK,,,ajo ben detyren e vet, lobon me eurot e vjedhura nga xhepat tane…
Kjo laraska ka 40% te fajit pse Shqiperia ka arritur deri ketu.
Ti moj Zonje, desh na theve tavolinat kur the ” ..Une nuk merem me me ju…” Po tani pse e drodhe prape?
Doris Pack! Je shume plake…
kjo e pakura eshte nje nga ato qe i ka ngel ora ne fillim te viteve ’90 dhe qe kujton se na shqiptaret vdesim tnigjojm ndonje fjal ngjuhe te huj. ato prona qe i ka dhan saliu nga jugu nuk ka per ti gzu se jane gjaku e puna e shqiptareve. e ka kthy parlamentin europian si bahcen e vet ku prashit e brockullit cte doje. ik moj prostitute dhe na le ne hallet tona se i zgjidhim vete e nuk kemi nevoje per hajna si ty, qelbesire grua……………na eshte qep e sdo me na u shkit…….