Ambasada amerikane njofton qytetarët e saj: Rrini larg demonstratës, mund të bëhet e dhunshme

21 Janar 2011, 09:21Politika TEMA

Tirana e ka nisur ditën me shi. Në prag të protestës së paralajmëruar nga opozita, në rrugë janë parë shumë pak makina e lëvizje njerëzish, edhe pse është një ditë me shi. Nga ana tjetër, ambasada amerikane ka lëshuar një paralajmërim për qytetarët amerikanë dhe punonjësit e saj. Në njoftim thuhet se puna në ambasadë do ndërpritet sot më herët. Ambasada u bën thirrje punonjësve dhe qytetarëve amerikanë që të shmangin zonat ku do bëhet protesta. Sipas njoftimit, demonstrata, e njoftuar për të qenë paqësore, mund të kthehet në të dhunshme. Ambasada njofton edhe qytetarët në rrethe se situata mund të precipitojë edhe andej. Ambasada bën të ditur se arteriet e Tiranës do bllokohen sot për shkak të protestës.

1 komente në “Ambasada amerikane njofton qytetarët e saj: Rrini larg demonstratës, mund të bëhet e dhunshme”

  1. ben says:

    Sic është njoftuar zyrtarisht partitë e opozitës do të organizojnë sot një demostratë kundër qeverisë së kryeministrit Berisha.

    Deputetët e opozitës kanë dalë derë më derë për të shpërndarë trakte banorëve nëpër zona të ndryshme por për cudi kanë gjetur shumë pak njerëz nëpër lagje.

    Arësyeja ishte se pjesa më e madhe e njerëzve falë liberalizimit të vizave kishin shkuar për pushime dhe ende nuk ishin kthyer nga Karaibet apo Peskara. Disa të tjerë ishin të tre punësuar. Edhe ata pak të moshuar që ndodheshin rrotull ishin të gjithë me laptopa e duke parë Facebook.

    Me vështirësi deputetët socialistë kanë arritur tu futnin nëpër xhepa ndonjë trakt ndërsa të tjerëve ua vendosën trakte në xhamat e përparmë të makinave X5, shoferët e të cilave ishin kryesisht pensionistë dhe veteranë.

    Ata u gëzuan pa masë në fillim por u pezmatuan kur panë se ishin ftesa për demostratë.

    “Menduam se është hapur ndonjë pub i ri pa për demostrata s’na bie në mend” tha një pensionist duke xhiruar gomat e një Ferrari. (Marre nga Keshilli i Ministrave.org)

Comments are closed.

Lini një Përgjigje