SHBA, OSBE, BE: Dhuna dhe përdorimi i tepërt i forcës nuk mund të justifikohen dhe duhen shmangur

21 Janar 2011, 17:28Politika TEMA

Ambasada e SHBA, Tiranë

Kreu i Delegacionit të Bashkimit Europian, Tiranë

Prania e OSBE-së, Shqipëri

Shprehim keqardhje të thellë që demonstrata e sotme në Tiranë nuk ishte paqësore dhe çoi në disa viktima.

Dhuna dhe përdorimi i tepërt i forcës nuk mund të justifikohen dhe duhen shmangur.

Bëjmë thirrje urgjente për qetësi dhe përmbajtje nga të gjitha palët dhe qëndrimin e tyre larg provokimeve.

Shqipëria është një vend demokratik, aspiron për anëtarësim dhe i ka institucionet e nevojshme demokratike.

Për rrjedhojë, ripërsërisim thirrjen tonë për dialog konstruktiv dhe kompromis për të zgjidhur mosmarrëveshjet politike ekzistuese.

1 komente në “SHBA, OSBE, BE: Dhuna dhe përdorimi i tepërt i forcës nuk mund të justifikohen dhe duhen shmangur”

  1. xenilirise says:

    …ne keni perendi, na e ndani njehere “sherrin” mor burra….vini gishtin mbi fajtorin te mbledhim mendjen edhe ne…si u barazoka dhuna vrasjen

Comments are closed.

Lini një Përgjigje