Kreu i PS-së, Edi Rama, ka deklaruar se dhuna e sotme është provokuar nga ana e qeverisë. Sipas tij, policia është përpjekur që të shpërndajë me dhunë demostratën, çka ka sjellë më pas reagimin e protestuesve. Rama tha se turma doli jashtë kontrollit pas veprimeve të policisë. Ai i konsideroi veprimet e policisë sit ë panevojshme. Ai tha se provokimi ishte i rëndë dhe i papranueshëm. Kryesocialisti tha se demostrata e sotme ishte më e madhe e kryer ndonjëherë në Shqipëri.