Policia e Tiranës: Vandalët dëmtuan e vodhën objekte të ndryshme

21 Janar 2011, 19:12Politika TEMA

Zëdhënësja e policisë së Tiranës, me anë të një deklarate për shtyp, tha se drejtuesit e opozitës kanë nxitur sulmin ndaj kryeministrisë. Policia i quajti vandalë protestuesit e tha se ato kanë vjedhur e dëmtuar edhe pasi janë larguar nga kryeministria. “Grupe protestuesish, të nxitur nga drejtuesit e demonstratash, kanë goditur policinë. Në vazhdim tentuan të hyjnë në godinën e kryeministrisë duke përdorur bomba molotov e mjete të tjera shpërthyese. Për pasojë janë plagosur 17 punonjës policie dhe janë lënduar 100. Janë djegur 15 mjete e dëmtuar shumë të tjerë.

Vandalët kanë vazhduar duke dëmtuar e vjedhur objekte të ndryshme. Ekspertët mjeko- ligjorë dhe prokuroria ka nisur zbardhjen e rrethanave të vdekjes së tyre,” tha zëdhënësja e policisë.

3 komente në “Policia e Tiranës: Vandalët dëmtuan e vodhën objekte të ndryshme”

  1. skaran says:

    Policia duhet te beje punen e saj dmth te MBROJE qytetaret e ketij vendi. Ajo qe pame dje ishte pikerisht e kunderta, ajo dhunoi, keqtrajtoi dhe aj qe eshte me e keqja VRAU popullin e saj.

    Ata qe protestonin dje nuk ishin vandale, ishin njerez qe e kane thiken ne palce. nerez qe nuk durojne dot me kete qeveri qe po u merr frymen.
    Ku i pa policia bombat molotov, mjetet shperthyese ( kapsolle). Policia po ben nje loje te rrezikshme duke quajtur demostruesit vandale dhe kriminele.

    Lulezim Basha heret a vone do ta marri ndershkimin qe meriton, per kete te jeni te sigurte.

    Edhe njehere ESHTE POLICIA AJO QE MBRON POPULLIN DHE JO AJO QE E DHUNON.

  2. xenilirise says:

    Respekt per te gjithe ato efrektiva policie, qe detyra ne cdo kohe i ve para protestuesve, per tu share, shtyre, qelluar, plagosur e sic rendom ndodh edhe humbur jeten nga dora kriminale.
    Keta jane “dinjitaret” e vertete te ketij vendi. Heronjte qe su paguhen veshtiresite, oret shtese, e qe politika i perdor mish per top, duke i detyruar te perballen me zemerimin popullor te pambrojtur, sic edhe i shikoni ne kete foto.
    Eshte fakt, dje policia nuk vrau, e them kete pikerisht per keta police qe jane ne foto, pa arme pa shkopinj, skafandra e mburoja, qe sigurisht se meritojne shkopin e ketij njeriu te irrituar.
    Dje na vrau “Grada e Republikes”! A dini ndonje vend tjeter ne boten perendimore qe ka “GARDE”, nje njesi militare ne perberjen e Ministrise se Brendeshme! Garda e Kuqe komuniste apo Garda e Rejove te Revolucionit ne republiken e Ajatollaheve. TURP me te madh ska ku shkon.
    Prandaj keta police, por edhe pjesen dermuese te atyre te forcave speciale, pavaresisht nga momentet kur humben kontrollin pas protestes, nuk duhet ti ngaterrojme me “gardistet e ketij vendi”, qe na vrasin, edhe pse jemi te pambrojtur…

  3. Nabukodonosor says:

    Me sa di une komandant i gardes dhe i forcave te armatosura eshte Presidenti.Po eshte keshtu..

Comments are closed.

Lini një Përgjigje