Kishte kohë që në skenën politike shqiptare nuk shfaqej një personazh kaq karizmatik sa ministri i Brendshëm aktual. Jo për gjë, po ne shqiptarëve gjithmonë na kanë pëlqyer këta personazhe sepse te japin idenë se janë të aftë të përmbushin të gjitha detyrat që u caktohen, janë edhe besnikë.
Le të bëjmë një parantezë të shkurtër për sa i përket zotit ministër. Në detyrën e tij të parë si Ministër i Transporteve, me aftësinë e tij dhe largpamësinë e një njeriu që ka lindur për të qenë lider, na dha një leksion të jashtëzakonshëm se si mund të zhduken më shumë se 200 milion euro nga rruga e kombit nga një ditë në tjetrën. Nëqoftëse ky ministër nuk ka asnjë përgjegjësi penale, të paktën duhet të mbante përgjegjësi politike, gjë të cilën jo vetëm nuk e bëri, por arriti të merrte edhe meritat për punën e mirë gjatë ushtrimit të detyrës. Siç ndodh shpesh në republika bananesh, të shpërdorosh detyrën nuk është një motiv për tu larguar nga një qeveri, por përkundrazi është një arsye e mirë për tu promovuar diku tjetër, më lart.
Aftësi tjetër e shkëlqyer e Ministrit të Brendshëm aktual është se ai njeh shumë mirë edhe gjuhet, sidomos anglishten dhe ka njerëz që me të cilët Ministri gjithçkabërës ka punuar, thonë se ka përkthyer edhe gjatë hetimeve për trafik organesh, por kjo është e parëndësishme.
Si rezultat i punës së shkëlqyer në Ministrinë e Transporteve ka ardhur koha që ai të na përfaqësojë jashtë shtetit, të bëhet Ministër i Jashtëm. Jo për gjë, po imagjinoni sa e shëmtuar do ishte skena e takimit Meta- Bakojanis për marrëveshjen e ujërave. Ne si shtet në atë takim duhet të çojme më të mirët, më të pashmit se në fund të fundit duhet të demonstrojmë jo që nuk jemi inferior, po jemi edhe racë më e bukur se grekët. Ministri i Jashtëm ashtu sipas parashikimeve nuk na zhgënjeu, arriti t’i dhurojë ujërat territoriale të kombit vetëm me një firme, pa ju dridhur as dora as qerpiku.
Po tashmë që grekët janë më afër territorit të Shqipërisë, na duhet një njeri që të na mbrojë, të organizojë policinë për të mbrojtur popullin nga ndonjë sulm i papritur grek, se jo për gjë, po grekët janë edhe të pabesë dhe këtë Berisha e di shumë mirë. Qarkullojnë zëra se vendi i Ministrit të Brendshëm i ishte ofruar shumë personave të tjerë, por asnjëri nuk pranoi. Në horizont shfaqet përsëri ai, Lulëzim Basha, që merr përsipër të mbroje shtetin nga ndonjë sulm i papritur i armiqve tanë. Dhe ai si gjithmonë nuk na zhgënjeu, demonstroi aftësitë e tij organizative, u tregua një strateg i vërtetë, forcat e drejtuara nga ai demonstruan profesionalizëm të lartë duke arritur ne harkun e 10 sekondave të ekzekutonin tre protestues paqësor të paarmatosur.
Ka ardhur koha zoti ministër që ju të lëvizni diku tjetër, nuk mund të vazhdoni të bëni një punë kaq të rëndomtë si kjo e Ministrit, background-i nuk ju mungon, eksperienca gjithashtu. Duke parë që vendi i Kryeministrit është i zënë deri ne 2017-ën, unë ju propozoj se Presidentin e ardhshëm të Republikës se Shqipërisë, meqë lirohet edhe më shpejt dhe ne si popull nuk duam që një njeri me aftësitë tuaja të qëndrojë pa punë.
Zoti Ministër, fëmijërinë tuaj tashmë e njohim, është koha të na thoni çfarë do bëheni kur të rriteni.
Comments are closed.
Ky zoteri vetem i tille nuk eshte, mashtroi, vodhi, dhuroi ( detin) dhe me ne fund permbushi vepren e tij VRAU.
Nje gje ju lutem kjo ngjarje te mos kaloje si shume ngjarje te tjera te cilat e kane bere shqiperine nje vend ku ke frike tej etosh.
Me pelqen ironia juaj.Dihet qe eshte arme e njerezve intelegjente.Do te lexoja pa pertese cdo shkrim tuajin.
zoti Donald,Ja the po kujt ia the?!
neqoftese nuk denohen kjo suite dhe dhe shume te tjera qe kaluan ne shqiperi nuk mund te kete rehat sepse pervoja tregoi qe ata riciklohen perseri
lulzimja eshte goxha pele