Shkrim me shtet të rënë përtokë

21 Janar 2011, 22:26Blog TEMA

Nga Ardit Rada

Demostrata e djeshme dy gjerave i vuri vulen; qe Edi Rama nuk e meriton popullin qe ka pas vetes dhe se kjo qeveri ashtu sic ndezi fitilin ne Gerdec, mund te shkrepe dhe automatiket ne qender te kryeqytetit.

Ajo cka eshte me interesante eshte se 48 ore me pare paniku u perhap nga vete strukturat e shtetit duke paralajmeruar protesta te dhunshme, kamera te vendosura nga policia dhe nje skenar per marrjen e pushtetit me dhune nga opozita nderkohe qe kjo e fundit nuk e kishte artikuluar asnjehere, asgjekundi.

Dhe me e keqja qendron te provokimet e here pas hereshme te kryeministrit se nuk ka zgjedhje deri ne 2013, se ai do rrije deri 100 vjec si kryeminister dhe thenia e tij “merreni me dhune po jua mbajti, pse se beni?”

U desh gjaku i dhjetra shqiptareve qe te vertetohej pas kaq vitesh se Sali Berishen nuk e do me populli i tij. E diskretiton kete qeveri perpara faktorit nderkombetar. Rrit presionin e ketij te fundit ndaj qeverise per gjetjen e nje zgjidhje dhe e ben Edi Ramen qe heren tjeter qe nis dicka ta coje deri ne fund.

Vrasja e tre personave ne demostraten e djeshme eshte ngjarja qe perben lajmin kryesor, me te rendesishem se lajmi qe shteti u zbyth dhe se Berisha eshte i thyeshem. Vrasja e Zyberit, Hekuranit dhe nje te ndjeri tjeter ishte produkt i dhunes se shtetit, asaj verbale apo fizike. Vrasja e tre protestuesve ishte produkt i bllokut te Ilir Metes per te cilin opozita i la kohen e mjaftueshme qeverise, drejtesise, parlamentit, te merrte masa qofte dhe per te nisur nje hetim. Por krimi i pare nga te gjithe shqiptaret gjeti pergjigjen e nje krimineli qe vetem burgu i ka mbetur pa bere, se vjedhja e filmuar ishte montazh. Vjedhja e pare dhe e degjuar nga te gjithe, gjeti pergjigjen e nje konspiracioni te shpjeguar nga Ilir Meta, qe qofte i vertete, por nuk shpjegon arsyet pse 700 mije euro permendeshin ne ate video te tmerrshme. Cdo detaj i stisur, si nga kryeministri ashtu dhe nga ish zevendesi i tij, kishte qellimin e vetem per te provokuar ate qe ndodhi dje ne Tirane. Se ndryshe nuk ka si shpjegohet qe nje palaco thote se une e le imunitetin me vullnet te lire, nderkohe qe imuniteti nuk iken me besa-bese por me mbledhje te Kuvendit dhe votim. E pra, ai nuk u pa ti kerkonte kolegeve te tij “ejani o burra e gra ma hiqni imunitetin sot ju lutem” dhe cka eshte me e keqja, asnjehere s’do i hiqet imuniteti as atij dhe askujt.

Demostrata e djeshme ne Tirane ishte pasqyra e nje populli te revoltuar, qe ka apo s’ka lidhje me Partine Socialiste, ne fund te fundit nuk kane buke per te ngrene dhe kete te fundit nuk po ja kerkojne badihava qeverise por duan punen sepse sic thuhet kudo neper bote “revolucioni nis nga stomaku” dhe rezultatet e stomakut bosh i pame dje.

Kam bindjen absolute se as Sali Berisha dhe aq me pak Edi Rama, prisnin nje situate te tille. Kjo me ben te mendoj se gjithcka s’ishte e sajuar me skenar sic paralajmeronte dhe mbrapalajmeroi Policia e Shtetit.

Gjithesesi, per tiu rikthyer dhunes se djeshme, ka pasur nje deklarate te policise se do filmohet me kamera gjithcka. A eshte e mundur qe ministria e brendeshme nepermjet asaj gjithckaje qe ka filmuar te gjeje se cili  vrau Zyberin, Hekuranin dhe te tjere?

Shteti ra per aq sa pame, por qesharak do jete gjithmone faktori nderkombetar ne Tirane i cili ben thirrje per paqe, thote se nuk e prisnin ate qe ndodhi dhe se kjo nuk eshte rruga e duhur. Qe te kthehemi tek nderkombetaret qe as me shume e as me pak por ngjajne me jugosllavet e kohes se luftes ne Shqiperi, keto bombat molotov dhe hedhjen e gureve, shqiptaret e shpiken? Ja pra ku qendron absurdi tek ne. Se bombat molotov shqiptaret i pane ne Greqi, e cila ka 2 vite qe digjet per uljen e pagave. Se hedhjen e gurit e pame ne Itali ku protestuesit guxojne ti qellojne dhe presidenteve te huaj qe marrin pjese ne takimet e G8 e leje pastaj te tyrin . E c’i ndalon shqiptaret qe i ka vajtur thika ne palce te hedhin gurin kundrejt shtetit te vet? Makinat e djegura, pllakat e thyera ne bulevard dhe protestuesit e vrare dje ishin prova e qarte se shteti nuk e ruan dot jeten e individet apo pronen private dhe publike. Ishin deshmia se qeveria nuk eshte demokratike por ta kthen gurin mbrapsht 10 fish.

Dhe per te mbetur te hedhja e gurit, aktivistja gjermane e ’68 , Ulrike Majnhof shkruan se “hedhja e nje guri perben veper penale, hedhja e shume gurave perben akt politik.”

1 komente në “Shkrim me shtet të rënë përtokë”

  1. LORA says:

    Zoti gazetar,kam qene dje perballe shtetit te rene pertoke dhe aty u konfirmua se Edi Rama jo vetem qe eshte me legjitimitetin me te madh e me qytetar ne Tirane por edhe me kredibilitetin me te madh tek gjithe shqiptaret.Nuk ka ne 2011-en qenje humane te beje aq sakrifica,sa cu bene dje, pa garancine e se nesermes.Kete garanci Ai na e ka dhene me Bashkine e Tiranes dhe me udheheqjen shembullore,prej 19-muajsh te betejes se shenjte per transparencen e zgjedjeve te percudnuara te 28/06/2009.Kjo garanci u printe njerzve;prania vetem fizike e Tij do ishte vetem avantazhi i snajperve.Per gjith te tjerat qe shkruan,jane te verteta.Ju faleminderit.

Comments are closed.

Lini një Përgjigje