Lenini, në vitin 1921, ankohej se e kishte shumë të vështirë me njerëzit që kishte përreth. Ai shkruan: “Nuk bëj asnjë aluzion në përbërjen e Partisë Komuniste. Ndër 100 komunistë të “ashtuquajtur”, thotë ai, ka 1 komunist të vërtetë, 39 kriminelë dhe 60 ndjekës oportunistë, naiv ose budallenj”.
E përktheva fjalë për fjalë nga studimi “Lenine”, botuar në Cercle, Historia, trimestri i IV-t, viti 1971, Editeur No. 66. Botimi frëngjisht me autor historianin Jean Jacob. Anëtari i Akademisë Franceze Henry Troyat (me origjinë ruse), autor i shumë veprave historike ruse si Ivani i Tmerrshëm etj., në një intervistë dhënë në vitin 1981 shton se: Proporcioni i Leninit për përmbajtjen e një organizate të madhe nuk ka ndryshuar, ngelet pak a shumë po ajo, d.m.th 1-39 dhe 60%, ndërsa përmbajtja i asht adoptuar kohës.
Troyat shton – 39% kriminelët u zëvendësuan me aktorë të rinj me tipare dinake, të egër gjithnjë agresiv e të rrezikshëm simbas funksioneve në parti e në shtet, ndërsa pjesa 60%, gjeneracioni i ri i shkolluar u zëvendësua me karrieristë të devotshëm deri diku, që kryesisht nxiteshin nga karrierizmi dhe siguria që donin t’i krijonin kryesisht vetes dhe fëmijëve të tyre. Sa më i egër dhe kërcënues bëhet shefi, aq më “besnike, entuziaste dhe brohoritëse bëhej kjo shumicë servile përndjekëse e devotshme me forcë”. Ndërsa ai 1 përqindëshi i komunistëve të vërtetë, thotë Troyat, tashma ose është jo ekzistues ose është reduktuar nga 1% në 0.001%. Madje komunistët e vërtetë, idealistë, i gjen në një vend kapitalist dhe e kundërta, thekson Troyat.
Troyat, me befasitë e tij interesante me këtë rast tregon anekdotën e tanishme për diktaturën. Në një debat midis “shokëve”, njëri shtron pyetjen: A e han apo s’e han macja mustardën.
Sigurisht “shokët” njëzëri thërritën “Jo”, macja nuk e lëpin mustardën. Shoku dinak që udhëhiqte diskutimin në tavolinën e pas drekës, e mori macen që po shëtiste poshtë tavolinës dhe me një gjest fare të thjeshtë ngjeu mirë me mustardë gishtin e unazës dhe ia ngjiti maces pikërisht në organin tepër sensibël gjenital. Macja e lebetitur u ul menjëherë dhe filloi ta lëpijë mustardën, që me sa dukej po i digjte së tepërmi……. A e shihni pra shokë që macja e lëpikërka mustardën!….
Duket se morali i përket një kohe tepër të largët, por shpesh duke parë deputetët e Partisë Demokratike më shkon mendja tek macja dhe mustarda dhe dhimbshëm them me vete – këta e lëpijnë akoma edhe sot mustardën “në maxhorancë”. Por sa kohë akoma do vazhdojë ky unison-llëk në parlamentin tonë “demokratik”, sidomos me maxhorancën, e cila si një trup i vetëm për t’u pasur zili ndjek besnikërisht vijën e udhëheqësit të madh Sali Berisha?
Duke iu kthyer thënies së Leninit mbi proporcionet në organizatën e partisë, automatikisht më vete mendja se ku dhe tek të vendos këtë apo atë komunist që kam njohur gjatë jetës sime. Nuk kam dyshim se edhe juve lexues me një farë moshe madhore në mënyrë të vetvetishme do ju lindi e njajta pyetje po ashtu. Sigurisht klasifikimi që Lenini u bëri komunistëve është i përkryer. (Me thënë të drejtën s’ka si të ishte ndryshe). Por pasi të japim cilësitë e komunistave tanë, në këtë shkrim do bëjmë në fund edhe klasifikimin e tyre përkatës.
Nuk do i kisha hyrë kurrë këtij shkrimi sikur të mos më ngacmonin direkt apo indirekt disa portrete të përvijëzuar shpesh nga shtypi dhe stacionet televizive shqiptare. Nuk mund të mos e them që në krye se faktorët kryesorë ishin denigrimi prej kohësh mëse i turpshëm i Kristaq Ramës dhe portreti i Sali Berishës i skalitur në mënyrë tepër përsëritëse nga vet Sali Berisha mbështetur besnikërisht nga kori i pasuesve të tij “demokratë”.
Kristaqin e kam njohur në Leningradin e asaj kohe kur ai ishte ende student dhe më shoqëroi dy ditë radhazi për të vizituar muzeun Ermitazh. Pa u lodhur, me dije të thellë profesionale më shpjegonte çdo tabllo. Kristaqi ishte truplartë afër 2 metra, shumë i edukuar, shumë i qeshur,(ma mirë me thanë gjithnjë i qeshur) me një pamje të hijshme, të zgjuar dhe në të njëjtën kohë naive. Kristaq Rama asht ndër personat e rrallë që kam takuar gjatë gjithë jetës sime i cili shpërndante kaq shumë mirësi me kaq intensitet njëherësh. Të thuash, Zoti me të kishte qenë bujar me mirësi së tepërmi. Kisha vënë re se gjatë shoqërimit në Leningrad edhe njerëzit e rastësishëm në rrugë e kafene (vajza, gra, shitëse, shoqëruese) nuk rrinin indiferent, por shprehin vështrime admiruese ndaj Kristaqit. Nuk isha fare i habitun kur vite e vite ma vonë, Kristaqin e shihje në gazetë, në televizion, ekspozita, kongrese etj. Shihej qartë që simpatizohej maksimalisht. Flitej nën zë që shumë nga gratë e udhëheqsve e simpatizonin në mënyrë të hapur. Kristaqi rrezatonte manjetizëm shpirtëror të fortë. E them pa ndonjë tendencë, krejt sinqerisht se pa dyshim që do preferohej nga vet këto gra në udhëheqje, Kristaqi si skulptor, përpara Muntaz Dhramit dhe Shaban Hadërit (po ashtu të dalluar në profesion) për të qenë përkrah atyre në presidiume dhe ekran televizori. Aq më tepër kur ke pushtet ke më shumë mundësi për të plotësuar këto preferenca kënaqësi sjellëse. U kërkoj ndjesë për këtë krahasim thellësisht në thelb dashamirës zonjave L. Dhrami dhe V. Hadëri. Në Tiranën e viteve tona të rinisë dallonin dy artistë për formim intelektual të lartë, bukurinë dhe hijeshinë e sjelljes. Këta ishin Drago Siliqi dhe Kristaq Rama. Natyrshëm për llogjikën njerëzore këta ishin ata që mbaheshin afër nga gratë e udhëheqjes për shkak të këtyre cilësive.
Ndigjoj zëdhënset e radhës, bukuroshka të PD-së të cilat me tonin e zërit që tenton nota serioze hakmarrse i drejtohen Ramës duke përdorur fjalorin më denigrues për të atin, Kristaqin. Ata që vendosin fjalë rrugaçësh në gojët e këtyre bukurosheve mendojnë natë e ditë për të gjetur epitetet ma të urrejtshme kundër babait të Edit por, nuk dyshoj aspak se këto zëdhënëse sikur ta kishin përpara Kristaqin me siguri që, nga bukuria mjaft impresionuese e Kristaq Ramës në jo ma pak se 2 minutash do ndryshonin mendim dhe urrejtja e injektuar e ato vet do squlleshin e do shkriheshin para tij si dëbora nga dielli.
Më kujtohet mirë atmosfera shumë miqësore e punës që krijonte Kristaq Rama kur ishte fjala për punë skulpturore në grup dhe ndigjoja herë pas here jo vetëm çfaqje dëshire nga skulptorë të tjerë për të punuar me atë, sepse e konsideronin profesionalisht një bashkëpunëtor me ide frymëzuese.
Me Kristaqin e kam ruajtur miqësinë deri në fund. Asnjëherë nuk e dëgjova të fliste keq për njeri dhe asnjeri të fliste keq për Kristaqin. Deputet dhe ma vonë antar i Presidiumit, partia s’kish ku t’a gjente ma “paraqitës”, qoftë intelektualisht ashtu edhe profesionalisht. Kur ndigjoj që Kristaqi paska firmosur dënim me vdekje them me bindje se kjo asht gjëja ma e pa vërtetë. Të gjithë e dijmë që një artist qoftë deputet, qoftë antar i Komitetit Qëndror nuk mund të vendoste e të kishte të drejtën për të dënuar me vdekje një person kushdo qoftë dhe për çfarëdo lloj faji të ishte edhe në kulm të diktaturës. Kristaq Rama ka 6-7 vjet që ka vdek dhe fajësohet si kriminel, ndërsa Ramiz Alia që është i gjallë dhe që firma e tij ishte ajo që të merrte jetën, po jeton për bukuri, jep intervista e firmos libra. Berisha e harroi fare ndjekjen më tej të hetimeve të masakrës së Tivarit. Për aq i duhej, për dy tre javë për zhurmë mediatike e shpërndarje vëmendjeje të publikut. Dhe për hakmarrje ngaqë mesa duket Ramiz Alia në librin e tij shkeli paktin e marrëveshjes Berisha Alia të vitit 1991.
Me ç’kujtoj unë Berisha me stafin e tij e etiketon Edvin Ramën bllokmen nga fakti që daja i së ëmës Spiro Koleka ka qënë anëtar i byrosë politike deri në fund. Pra daja i nënës së tij. Spekullimi shihet qartë. Sa ka qenë blloku bllok as Kristaqi e as Edi s’kanë vënë këmbë brenda, ndërsa doktor Berisha si sekretar partie i fakultetit, si mjek i udhëheqjes ka hyrë e ka dalë si i shtëpisë në bllok dhe tek familja e Enverit. Në vitin 1989 në Ministrinë e Brendëshme Doktor Berisha konsiderohej si i ‘yni’. Ndërsa Edvin Rama me fraksionin antikomunist nga salla e Institutit të Arteve lëshonte anathema kundër pushtetit dhe komunizmit e fliste haptas te studentët për përmbysjen e monizmit. Ky kundër revolucionar “i vogël” e shqetësonte Partinë dhe dikasterin pa masë. Njerzit duhet t’a dijnë dhe nuk duhet t’a harrojnë këtë.
Mjaft t’i kujtojmë lexuesit fotot e familjes Berisha me familjen e Enver Hoxhës dhe episodin kaq mburrës në atë kohë të Berishës, i cili pasi i dha dorën Enverit për herë të parë, nuk e lau dhe nuk ia jepte dorën njeriu me frikën se mos i fshihej, i ikte AND-ja komuniste e Komandantit.
Dihet mirë se në kohën e diktaturës artistët konsideroheshin si kontigjent me prirje borgjezo revizioniste, kontigjent që shumë lehtë mund të rrëshkiste në prehërin e borgjezisë. Në një kohë që shumë drejtues shteti nën efektin e ankthit të kapriçiove të Diktatorit nuk e bënin gjumin e qetë asnjëherë. Ndryshe ishte puna me sekretarin e Partisë, sepse partia ishte në komandë. Ky i fundit kishte fuqinë e Partisë dhe ishte shumë më i mbrojtur prej klanit Hoxha – Kapo nën parimin “Partia mbi të gjitha”. Presupozohej që sekretari i organizatës bazë ishte më pak i gabueshëm dhe shoqërohej nga lavdia e Partisë. Sigurisht këtu dallon shumë në pasjen e këtyre përfitimeve një sekretar partie koperative nga një sekretar partie fakulteti dhe mjek specialist i udhëheqjes si Sali Berisha.
Unë vet kam qënë 2 apo 3 herë në shtëpinë e Kristaq Ramës diku midis 21 Dhjetorit e Lanës. Apartament fare i zakonshëm, gjithnjë i vështirë për t’u gjetur. Me përjashtim të disa pikturave e boceteve asgjë speciale. Kristaqi po të ishte jo 2 metra por 1 metër e 65 cm, të kishte një fytyrë të shëmtuar e plot rudha, të vuante i shtrembëruar nga, të themi shiatiku, të ishte i mefshët dhe pa ide, mund t’ishte antar partie por asnjiherë të themi në “vitrinën e Partisë”. Unë që e kisha mik Kristaq Ramën nuk e kam dëgjuar kurrë që ai të përmendëte emrin e Spiro Kolekës nëpër biseda shoqërore dhe aq më tepër dihet mirë nga rrethi i afërt familjar se mardhëniet mes tyre kanë qënë krejt të ftohta. Ky është një spekullim i pafytyrë. Kështu që Kristaqin dhe Edin bllokmenë Berisha mund t’ua shesë si të tillë atyre që nuk kanë jetuar në Tiranën e atyre viteve sikurse edhe atyre që janë nën moshën 40 vjeç sot.
Berisha flet gjithmonë në njëjës, unë do bëj, unë krijova, unë ndërtova, unë e transformova, unë t’a bëj, etj, etj. Kjo tregon në mënyrë inkoshiente që ai nuk njeh grupin por vetëm veten e vet. Për krahasim, Enveri e mshifte unin me shumë mjeshtëri si në fillim kur ishte i freskët deri në fund kur gati ishte me humbje të plotë të intelektit. Gjithnjë përdorte Neve, Partia, të vëmë prangat i thotë Kadri Hazbiut në shumës dhe ai i përgjigjet – patia le të m’i vër. Në njëjës nuk ka folur tek ne veç Zogu mbasi u ba mbret. As Stalini as Hitleri, të dy në emër të Partisë, ban përjashtim Benito Musolini që para luftës në shumicën e rasteve fliste në njëjës.Pas disfatave të para fillon tregohet i kujdesshëm Milloshevici, gjithnjë në emër të popullit në shumicën e rasteve. Pa diskutim në demokracitë e vërteta këto nocione nuk ekzistojnë. Edhe kur ndonjë president flet në njëjës shumë rrallë është fjala për ndonjë aksion të vogël vërtetë pozitiv dhe i gjithëpranueshëm.
Sali Berisha asht gënjeshtar i rrallë – do thosha – i pashoq deri në pshtirosje. Këtë opinion e përforcova që në momentin kur e ndigjova me veshët e mij intervistën në studion e BBC-së dhe pyetjes se a kishte qënë komunist iu përgjigj me kokëfortësi marroku tri herë se nuk ka qënë antar partie. Prandaj konstatoj se ky asht drejtuesi ma gënjeshtar në Europë aq sa bahet qesharak. Më kujton shpesh nji zëdhënës të Sadam Huseinit që jepte lajmet mbi fitoret ushtarake të Sadamit edhe atëhere kur forcat amerikane ishin mbi kokën e tij në rugët e Bagdatit. Personazh ky që u kthye në fabul qesharake mbas rënies. Në SHqipni në raportin Drejtues – Popull gënjeshtra ka ekzistuar dhe në monizëm ishte me kahje nga poshtë lart. Të gjitha nga frika dhe për t’i bërë qejfin Enverit që pastaj i deklaronte nga fitorja në fitorje. Tash asht e kundërta. Asht Kryeministri që gënjen popullin sidomos të huajt, për shtetin me ekonominë më të fortë në Europë dhe herë herë me ndonji sukses të paparë botëror. Pra nuk asht e vështirë të kuptohet që Kryeministri i ynë i shpreh fare qartë simptomat e një skizofrenie kronike, nervozizmi i menjëhershëm i shprehur me një agresivitet demonstrativ asht krejt anormal përveç egërsisë atavike të pastër, mospërmbajtja merr përmasa patologjike. Persona të tillë në rrethana pak ma të veçanta sesa përpara kameras janë të prirur që të bëjnë krimin në mënyrë tepër konseguente pa asnjë hezitim. Kurrë bota europiane nuk ka parë e dëgjuar kryeministrin apo presidentin të kërcënoj opozitën me thyerje nofullash apo deputetin – që unë t’a baj fytyrën shollë këpuce, që të marr gruan e t’a çoj në motelet e Italisë. Me fjalë të tjera unë t’a rrëmbej gruan e t’a bëj kurvë që t’a shkërdhej bota. Akoma sot kur i kujtoj kto thanje të Berishës ndiej disa emocione të menjëhershme, së pari turpi si shqiptar, kur në pak sekonda mendova se këto shprehje do përkthehen e do dëgjohen nga e gjithë bota. Së dyti e ndjeva veten të fyer, e vura veten në vend të deputetit Balla – çfarë i shkoi nëpër mend vallë në ato momente deputetit në fjalë. Po të më thoshte që: Skënder në atë moment po të kisha patur nji revole do t’a kisha qëlluar.. Do i përgjigjsha që 99.9 përqind e shqiptarëve do kishin menduar në atë mënyrë dhe do shtoja që midis ktyre do kishin qëlluar jo një por shumë Avni Rustem që do e kishin bërë de fakto. Veprim ky i pa këshilluar.
Një mbresë të veçantë, shumë kuptimplote sjell Eqrem Bej Vlora në kujtimet e tij. Në kohën e pushtimit Italian disa ushtarakë italian i shkojnë një fshatari në shtëpi dhe i afrojnë para në shkëmbim të vajzave të tij shqiptare për qëllim kurvërie. Fshatari kthehet e merr dyfekun ndërsa italianët largohen me vrap. E kjo ka ndodhur në 1920-ën, ndërsa kryeministri shqiptar Sali Berisha në vitin 2010 e kërcënon një deputet shqiptar, (shqiptari shqiptarit) se do ia çojë gruan për kurvëri në Itali.
Lind pyetja, cili para ardhës shqiptar apo ballkanik, apo europian do mund të shprehej në ktë mënyrë? Psikanaliza popullore thotë se ç’ka barku e nxjerr bardhaku, në psikanalizën shkencore ky lloj kërcnimi nuk asht absurd. Ka një bazë të vërtetë, d.m.th ti kryeministër i ke mjetet e mundsitë t’i thyesh nofullat, t’a rrahësh tjetrin e t’ia rrëmbesh gruan e t’ja kurvërosh gruan tjetrit. Me fjalë të tjera kto veprime në ndërgjegjen tënde kanë vend ndryshe. Nuk të vete fare mendja po mos ti kesh kto ide e kto mundësi që flejnë diku në ndërgjegjen tande. A mundet p.sh. të kërcnoj deputetin e opozitës në këtë mënyrë kaq të ulët, kaq vulgare të denjë për nji alabak, sot ndonji drejtues në Europë?? Njihet fakti në psikanalizë që nji njeri që vuan nga nji sëmundje ka gjithnji nji farë ngushllimi kur edhe dikush tjetër ka të njëjtën sëmundje, simptoma, dhimbje etj. Pra kena të bajmë me një skizofren kronik dhe që merr ilaçe sistematikisht për tu qetsuar. Asht plotësisht marrëzi që të flasësh kaq shumë e kaq shumë përpara popullit duke kujtuar se po i mbush mëndjen të tjerve për drejtsinë tënde dhe të harrosh që pas çdo here që ke folur në parlament, në kryeministri, në Kryesinë e PD-së asht njësoj sikur një herë të heqësh pallton, nji herë të heqësh xhaketën, pastaj këmishën, pantallonat, këpucët, kanotjeren e deri brekët, ta zhveshëh veten lakuriq. Do thotë dikush se Berisha ka 20 vjet që flet, do ishte zhveshur tashma kushedi sa herë lakuriq. E unë do i thojsha se vrejtja asht e drejtë. Berisha e ka zbulue veten lakuriq vite ma parë por tashti vetëm merr poza gjithnji të ndryshme simbas situatave vertikale të rastit duke ndryshuar gjethen nga fiku, mani në gjethe rrushi…
Edi Ramën nuk e kam njohur (takuar) të rritur. Si fëmijë ishte shumë simpatik dhe i sjellshëm.
Kristaqi kishte problem t’a merrte për dore të dielave kur ai ishte shumë I vogël mbasi duhej të përkulej shumë e si i gjatë që ishte i dhimbte shpina. Kjo e zemronte Netën dhe bëhej shpesh humor me këtë “problem”. Më vonë kur Edi ishte 14 vjeç unë e takoja në fushën e basketbollit ku ai bënte stërvitje bashkë me të vëllanë nën drejtimin e trajnerit të njohur Feti Borova. Unë shoqëroja tim nip dhe herë pas here Fetiu më fliste me admirim të madh për të dy vllezrit Rama.Janë shumë të edukuar të fortë e me vullnet të hekurt, sidomos Edi. Mësonin gjuhë të huaja dhe kishin një korrektesë ndryshe nga të gjithë. Duke dëgjuar fjalimet e Ramës gjithnjë më vete mendja te fjalët e Feti Borovës. Dallohet te Rama origjina, edukata bazë, talenti dhe këndi shpesh i gjërë i mendimit të pasur. Përballë tij kryeministri Berisha me fjalorin e tij të turpshëm dhe këndin tepër të vogël të argumentit i kufizuar vetëm me sharje e gënjeshtra të përqëndruar kundër Gjigandit Rama ma zbulon vet ai me force, me bindje dhe insistim origjinën e tij tepër të varfër në të gjitha drejtimet. Në mënyrë të vetvetishme e shoh të veshun me qeleshe, me poture e kërrdhokël, me këllçi shajaku duke u ngjitur në kullën e tij në Vuçidol të Tropojës. “Origjina – thotë Frojdi, trashëgimia gjenetike, janë si shinat e trenit, nuk të lënë të lëvizësh as majtas as djathtas.
Nëna e Sali Berishës, Sheqerja, shtëpiake në kullë dilte për dru dhe milte lopën, ndërsa babai, Ram Berisha, karrocier në kooperativë për të cilin thuhet se kryente shërbesa si hoxhë civil në shtëpitë e malsorve fshehtas nga shteti komunist. Mbase kjo është një arsye primare që shpjegon edhe dashurinë e Berishës me islamin ekstrem.
Ajo që u quajt elita e PD me të ardhurit nga shkollat perëndimore nuk funksionon fare. Presupozohej se ata do ishin grupi më i mirë këshillues i drejtuesit të partisë. Mirëpo jeta tregon se këshilltarët e Berishës janë të kënaqur se marrin këshilla prej atij në vend që t’i japin.
Arsyet simbas meje: Saliu është i gjithëpranishëm, i gjitharsyeshëm i të gjitha fushave deri te futbolli. Omnipotent thonë francezët. Vetvetiu më kujton Musolinin dhe thënien e kohës: Il Duce ha sempre ragione”. Elita demokratike është ngurtësuar sot si elita e kohës së Enverit. Vini re diskutimet sidoqë të jetë tema. Fillohet me një “Uratë” urrejtje kundra Edi Ramës personalisht pastaj kalohet te sukseset e mëdha.
Një betejë më vete mes dy liderave kundërshtarë është ajo që zhvillohet për kutitë e votimit. Nuk më largohet nga mendja figura e Kryetarit të KQZ-së, zotit Arben Ristani me origjinë familjare tejet fisnike. Kam njohur gjyshin e tij me dyqanin në rrugën e barikadave. Zotit Ristani i kanë varur në qafë një kuti me dinamit dhe i kanë lënë në dorë shkrepsen për të ndezur fitilin. I varfri djalë nuk asht fare faqezi aq sa të luaj pjesën siç e do moda e kohës Berisha. Tek e shoh të diskutoj e argumentoj një krim që e mban në qafë, me atë ngërç në fytyrë, me vetulla të bashkuara që tregon siklet të madh shpresoj që shqiptarët të mos e urrejnë e të jenë agresiv me të. Zoti e ruajtë e t’i japë këshillën e duhur në momentin deçiziv.
Tashmë tufa e deputetëve demokratë më kujtojnë nji shprehje të ushtarit të mirë Shvejk ku njifar gjenerali i perandorisë austriake ishte kaq i rreptë, diktator dhe i egër sa kërkonte që të gjithë ushtarët të dhisnin në të njëjtën kohë të rrjeshtuar bukur- bukur si dallëndyshet në telat e korrentit. A mund të shkojë më lart idiotësia dhe pafytyrësia kur Berisha e deklaroi veten kandidat të vetëm dhe i uroi vetes të zgjidhej kryetar i PD-së!. I tha këto fjalë me buzëqeshjen e tij tashma kaq të njohur dhe të urryer nga gjithë shqiptarët. Shpesh mendoj përse komentohet e urrehet kaq shumë Buzëqeshja e Shefit. Është e shëmtuar anatomike, asht hipokrite, asht cinike në kontekst apo se zbulon dhambët e palamë të shefit apo të gjitha kto arsye së bashku.
Falë Sali Berishës në PD sundon disiplina komuniste dhe në PS falë maturisë dhe kulturës qytetare të drejtuesit disiplina demokratike. Në këto kohë Edi Rama është me fat.
Ja përse – Vet Berisha me banalitetin e tij, bën që Edi Rama me superioritetin e tij intelektual të marri një shkëlqim më sugjestiv brenda e jashtë vendit përpara një tufe vulgarësh si Berisha, Paloka, Topalli, Bumçi, Memia, Patozi, etj.
Edi Rama i përket një elite shumë më të lartë me kapacitet drejtues ndërsa për Berishën mendoj se nuk i përket asnjë elite.
Kështu duke sintetizuar të metat e të dy liderave, Berisha e Rama veç e veç, kam bindjen e plotë se Berisha me sjelljen, kulturën e fjalorin turkoshak të duket si një udhëheqës (i rastit me fat) do ta vendosja rreth 60-70 vjet përpara, diku midis Zogut dhe Enverit, ose më realisht midis Esat Toptanit dhe Zogut. Ndërsa e meta e tanishme e Ramës është e kundërta. Ai është rreth 20-30 vjet përpara dhe shpesh populli i thjeshtë ngatërrohet. Rama me edukatën dhe kulturën e tij i duket i largët ndërsa banalin Berisha me rrugaçërinë e tij e shikon më të afërt, më të kuptueshëm, është “më vënçe”, më afër mënyrës proletarçe të kohës së Enverit. Megjithëse kam konstatuar me shumë entusiazëm gjatë grevës së vitit të kaluar që, sikur në një farë mënyre populli i thjeshtë me një pjesëmarrje tepër aktive dhe të kulturuar në demonstrime e ka kaluar fazën e adoleshencës partizançe dhe tregoi një pjekuri që më befasoi. Uroj të jetë një e vërtetë reale dhe jo e vërtetë e dëshiruar iluzore nga dëshira.
Duke qenë se kemi një referencë përcaktuese nga Lenini për komunistët le të konkludojmë duke bërë edhe klasifikimin e duhur të komunistëve Kristaq Rama dhe Sali Berisha sipas grupimeve të dhëna prej Leninit.
Për ata që nuk e kanë njohur, Kristaq Rama do ishte sot 76 vjeç në një kohë që Berisha është 68 vjeç, pra Berisha është më afër me Kristaqin e me komunizmin në mentalitet sesa me Edi Ramën, i cili nuk ka bërë pjesë në radhët e komunistëve. Kjo metodë për të akuzuar personin sepse i ati ka qenë antar partie dhe daja i të ëmës ka qenë antar byroje është një metodë tipike e përdorur, deri diku nga Hitleri dhe e perfeksionuar nga Stalini dhe Enveri ynë.
Nga gjithë sa thamë, cilësitë e komunistit Sali Berisha na japin qartë vetvendosjen e tij në grupin e kriminelëve komunistë prej 39 përqind, ndërsa komunistin Kristaq Rama në grupin e komunistëve oportunistë prej 60 përqind sipas Leninit.
P.S I kërkoj ndjesë lexuesit për nivelin e fjalorit të përdorur në ndonjë rast, gjë e pazakontë për mua, por siç tregoi edhe mbledhja e hapjes së Kuvendit, kryeministri Berisha atje, i dalë jashtë kontrollit me fjalorin dhe klithmat histerike ishte shumë më vulgar dhe meriton shumë më tepër nga sa kam thënë unë.
Edi Rama i përket një elite shumë më të lartë me kapacitet drejtues ndërsa për Berishën mendoj se nuk i përket asnjë elite.
Kështu duke sintetizuar të metat e të dy liderave, Berisha e Rama veç e veç, kam bindjen e plotë se Berisha me sjelljen, kulturën e fjalorin turkoshak të duket si një udhëheqës (i rastit me fat) do ta vendosja rreth 60-70 vjet përpara, diku midis Zogut dhe Enverit, ose më realisht midis Esat Toptanit dhe Zogut. Ndërsa e meta e tanishme e Ramës është e kundërta. Ai është rreth 20-30 vjet përpara dhe shpesh populli i thjeshtë ngatërrohet. Rama me edukatën dhe kulturën e tij i duket i largët ndërsa banalin Berisha me rrugaçërinë e tij e shikon më të afërt, më të kuptueshëm, është “më vënçe”, më afër mënyrës proletarçe të kohës së Enverit. Megjithëse kam konstatuar me shumë entusiazëm gjatë grevës së vitit të kaluar që, sikur në një farë mënyre populli i thjeshtë me një pjesëmarrje tepër aktive dhe të kulturuar në demonstrime e ka kaluar fazën e adoleshencës partizançe dhe tregoi një pjekuri që më befasoi. Uroj të jetë një e vërtetë reale dhe jo e vërtetë e dëshiruar iluzore nga dëshira.
Duke qenë se kemi një referencë përcaktuese nga Lenini për komunistët le të konkludojmë duke bërë edhe klasifikimin e duhur të komunistëve Kristaq Rama dhe Sali Berisha sipas grupimeve të dhëna prej Leninit.
Për ata që nuk e kanë njohur, Kristaq Rama do ishte sot 76 vjeç në një kohë që Berisha është 68 vjeç, pra Berisha është më afër me Kristaqin e me komunizmin në mentalitet sesa me Edi Ramën, i cili nuk ka bërë pjesë në radhët e komunistëve. Kjo metodë për të akuzuar personin sepse i ati ka qenë antar partie dhe daja i të ëmës ka qenë antar byroje është një metodë tipike e përdorur, deri diku nga Hitleri dhe e perfeksionuar nga Stalini dhe Enveri ynë.
Nga gjithë sa thamë, cilësitë e komunistit Sali Berisha na japin qartë vetvendosjen e tij në grupin e kriminelëve komunistë prej 39 përqind, ndërsa komunistin Kristaq Rama në grupin e komunistëve oportunistë prej 60 përqind sipas Leninit.
P.S I kërkoj ndjesë lexuesit për nivelin e fjalorit të përdorur në ndonjë rast, gjë e pazakontë për mua, por siç tregoi edhe mbledhja e hapjes së Kuvendit, kryeministri Berisha atje, i dalë jashtë kontrollit me fjalorin dhe klithmat histerike ishte shumë më vulgar dhe meriton shumë më tepër nga sa kam thënë unë.
Comments are closed.
Eshte TURP qe te digjosh kryeministrin e vendit tende te flasi ne nje menyr te tille. Gjithashtu eshte turp dhe per ata shqiptare qe deri sot e kan pamjen te veshur per nje politik mashtruese. Ka ardhur koha qe duhet ti themi MJAFT kti lloj kafshe (se dhe nje person human nuk mund te gjuhet). IK BERISHA
Familjen e Edit e njoh personalisht,me vellane e tij Olsin jam rritur dhe di te them qe jane njerez te shkelqyer.Ky njeriu i shpellave qe uleret si ujk mund te thote cte doje po e verteta eshte se ai as ne enderr nuk i afrohet asaj familjeje.
Pikersht se nuk i afrohet as ne ender e as zgjuar,cirret e shkumezon si qen e bllokqen e si qen bir qeni.Familja e duarartit Kristaq Rama duhet te perbeje sistem reference per vlerat kombetare,profesionale e humane qe duhet te edukohen ne vendin tone.Sa me shume kalon koha e ketij qeni
,aq me teper s’me ndahet mendimi qe ky duhet te jete ose produkt perdhunimi ose incesti,absolutisht frut dashurie.
Profesor ke dhene nje tabllo shume te qarte dhe ke renditur shume bukur te gjitha mendimet qe do i kalonin ne koke nje shqiptari me pak mend.
Analiza juaj eshte perfekte, keni folur me nje gjuhe te kuptueshme dhe komentet e tjera jane te teperta.
Uroj qe ky shkrim te gjej perhapje me te gjere ne Internet, qe brezi i ri te kene ide pak me te qarta rreth figures se dikurshme te komunistit dhe dy boteve qe ndanin komunistet e tipit Sali Berisha dhe ata si Kristaq Rama.
i nderuar z.Prof.Gjoni,
të falenderoj dhe shpreh vlerësimet e mia më të mira për artikullin dhe shtjellimet e bëra në të.
Artikullin fillova ta lexoj nga titulli (pa e pare autorin), por shpejt u detyrova të kthehem dhe të lexoj autorin.
Pasi lexova emrin Tuaj bëra një pushim, sepse i lashë vend dhe desha te shijoja mendimin e mirë, qetësues, shpresëdhënës qe më erdhi në atë moment; sa mirë që shqiptarët e vërtetë dhe ‘fara e mirë’ nuk ka mbaruar në Shqiperi. Sa mirë edhe që nuk je vetëm dhe në këto kohë ka dhe njerëz të tjerë të vërtetë të letrave(gazetarë, shkrimtarë, analistë, etj..) që nuk po rrinë indiferent dhe kanë marrë peshë në këtë situatë pothuaj diktature.
Natyrisht që artikullin e lexova të gjithin, por kjo ndjenjë e mirë më qetësoi vërtet, dhe ma hoqi disi sikletin e ndjenjës së turpit që më ndjek, se ç’farë do ti përgjigjem më vonë fëmijëve të mi, kur ata të më pyesin për përgjegjësinë time si qytetar për të ndaluar atë ç’ka po ndodh në këto kohë në Shqipëri.
ju uroj gjithë të mirat!
Te tille shkrime i mungojne shtypit tone,ne se profesori kerkon falje ne fund te shkrimit te tij kjo tregon kulture,dhe respekt per lexusin,nga ana tjeter desha ti shtoj nje detaj kesaj analize perfekte!te gjithe e kujtojme Berluskonin kur ne intervisten e tij te shtypit per gazetaret permendi prostitucionin duke vlersuar se vajzat nga shqiperia jane bukuroshe dhe se do donte te lejonte keto vajza te kryenin punen e tyre,por qe ndonjera nga to ti bente shoqeri atij!Saliu faqeziu qe degjoi ligjeraten mjerane te homologut te tij u skuq dhe shushat si nje mi!!!
kur ky mi u kthye ne Tirane se e gjitha kjo qe sapo thashe ndodhi ne Itali,gazetaret me te drejte e pyeten per deklaraten e Berluskonit,ky i paftyre e mbrojti duke perdorur genjeshtren si
aleaten e vetme qe ka,duke thene se ai Berluskoni pra pa gazetaret shqiptare ne rradhen e pare dhe i komplimentoi ato!imagjinoni ne se kryeministri Italian do perdorte emra dhe njeri nga emrat te ishte i Argites vajzes se Berishes,kjo eshte dashuria qe Sali mavria ka per popullin e tij,per nenat,dhe motrat tona…
Eshte marrezi te krahasash familjen Rama me Sali Berishen ose preardhjet e tyre.Sale nuk i dihet prejardhja fare(arsimimi i te atit,vellait,motres etj)nuk shpjegohet asnje gje.(megjithese cdo gje eshte e qarte,dhe kjo nuk eshte faji i tij, eshte rritur neper male,17vjec ka pare tren per here te pare,dhe 18 vjec ka vesh kepuce normale).Prandaj eshte me se e llogjikshme te veproje keshtu.Eshte familje pa tabon,i thone tironsit
Lexoj me vemendje shkrimin e bere nga z.Gjoni dhe jo vetem qe nuk mund ti shtoshe apo ti heqesh asnje prejsje,perveçse nuk e kuptoje se si eshte treguar i permbajtur ne etiken e tij kur flet per nje felliqesire,nje kasap,nje hipokrit,qe sot mahnit ambasadore me punen e tij te shkelqyer,mahnit Berluskonet e prostitucionit politik,e deri tek shitesit e armeve pertej Atlantikut.Lexoj ,e detyrimisht ne keto dite te veshtira per kete popull ku dilema me e madhe eshte nese duhet te dale Edi Rama “Perseri me sepate” apo jo ,e sepse per nje çast jame i detyruar te shkeputem nga kjo zallamahi qe na ka zene e te relaksohem me shkrimin tuaj sikur jetoj ne koherat kur agjenturat nuk e kishin gjetur akoma Razmizin me Saline,per te bere katrahuren e gjemat qe sot do ti kishte zili edhe (Jo Enveri se atij ti hane ….)por edhe Hitleri.Gjendemi perpara nje sfondi te kompozuar bukur e ku me germa te medha (kjo per te mos i anashkaluar asnjerit)DEMOKRACI,kjo fjale sa madhore aq edhe e sfumuar per 20 vjete radhazi pasi miq tane per interesat e tyre konçesionare jo vetem qe na i basarduan kete fjale te shenjte por perpara ketyre germave na kane ngjitur portretin e bishes Berisha,te cilin sa here qe e shikojme provokojme edhe vetvehten e jo me njeri tjetrin.Ndaj per te shkeputur njehere e mire kete kancer nga trupi i yne le te takohemi me dt.21 ne “Demostraten per demontimin e dinamitit Sali”.Ju faleminderit
Profesor Gjoni,te uroj shendet te plot per vitin2011e gjithe familjes tuaj.Pa u shkeputur nga urimet te uroj edhe per pontecialin intelektual qe disponon per problemet madhore te vendit qe per fat te keq po rrokullisen jashte llogjiles te disa rrugaceve dhe genjeshtare te pa permbajtur ne kupolen e qeverise me vota te vjedhura.Te them se jane hipokrite eshte pak,Te them se jane hajdute eshte shume me pak.Te jene fallsifikatore mete te pa skrukuj eshte ende pak.Jane ata qe deshirojne qe grate e deputeteve te partise socialiste ti postojne tek miku i tij kurvar per tej detit,pa grate e vajzat e tyre.Nje super skandal qe nuk e mban asnje kandar i moralit shqiptar.Ata jane te asaj race qenesh te felliqur qe shesin ne mes te rruges gruan,vajzen e se kane turp.Me qe ra fjala per qenjte e per kuckat e tyre,ne pazarin e Roskvecit nje banor i asaj ane kishte nxiere ne pazar per te shitur dy qente e tij.Qenit te madhe i kish vene nje tabelle me emer Sali e 2500 lek te reja.Ati te voglit ne tabele lexohesh- Meta dhe 3000 lek.Pazaraket u bene kurioze si per qenjte,por me shume me cmimin.Kur e pyesin,mos i ke ngaterruar tabelat.Ai me krenari u pergjigjej jo nuk i kam ngaterruar,sejcilit i kam dhe hakun; Ky i madhi eshte qen ,kurse ky i vogli eshte qen bir qeni.
Respekte dhe jete te gjate Prof. Skender Gjoni! Ajo qe mungon ne Shqiperine pas ’90-tes eshte pikerisht historia e vertete e treguar prej te treteve, eshte koha vertet te tregohen se cfare prejardhje dhe cfare do perhapin e “rrezatojne” drejtuesit aktual ne shtet e politike. Vazhdoj ti bie kembanes, edhe pse shumices nuk i pelqen se nuk drejtohet vendi me fshatar dhe katunar, nga fshatra te thelle e me histori familjare te padegjuar ne asnje fushe. Nuk perbuz asnje rural ne Shqiperi, asnje te mos me keqkuptoj, them vetem se nuk mund te drejtojne duke ardhur direkt nga fshati ne poste te larta drejtuese. Dhe kjo eshte fatkeqesia e kultures sone drejtuese ne keto kohe. Fytyra te zhuritura nga dielli veshin nje kostum, firmosin deklarata vasaliteti ndaj kryetareve te partise dhe o burra turren mbi qyteterimin e Tiranes, qe me thene te drejten me aq mund dhe zgjuarsi e kishim arritur si dhe simotrat ne europen perndimore. Tirana eshte sot shume me mbrapa sesa Tirana e para ’90 ne nivel intelektual, mjedisor dhe te sherbimeve. Demonstratat tona te ’90 ishin pikerisht per te qeruar ate klase fshatare ne Byron Politke te kohes, te pashkolluar, me asnje gjuhe te huaj, pa intelekt, ndersa kishte me mijera intelektual qe ne shpresonim te merrin drejtimin e vendit dhe te na shpinin per fare pak vite ne nivelin e europes. Ajo qe ndodhi ishte nje shkelmim i kesaj klase intelektuale jashte vendit me forma te ndyshme, lenia, pa pune, injorimi i punes dhe krijimeve te tyre, etj. Pra, sot kemi nje klase politike me 80% fshatare te ardhur apo katapultuar ne Tirane, ne te dyja partite, por PD-ja ka rekordin e 99% sepse ashtu i intereson fshatar Sales.