Këto ditë pas publikimit nga ana “Fiks Fare” të videos me Ilir Metën, jam trishtuar pa masë me një pjesë të shoqërisë shqiptare, e cila me vendosmëri naziskine mbron publikisht krimin e ulët që panë me figurë dhe me zë të kristalte gjithë shqiptarët.
Dëgjova Ilir Metën që turfullonte nga tërbimi dhe thoshte është mafioz ai që më regjistroi, por që krimin e tij, që gjithë shqiptarët panë me sytë e tyre, kërkon ta sfidojë me arrogancën e një të çmenduri, duke thënë e kam fituar betejën me drejtësinë. Shpresa e vetme e Ilir Metës është që të gjejë një arsye që video mos të merret si provë nga drejtësia dhe gjyqi i tij të mos bëhet.
Ai është kapur tek çimka, sepse nuk ka guxim të pranojë fajin, nuk ka guxim të pohojë të vërtetën rrëqethëse që ka brenda videoja. Me energji negative dhe ngërdheshje naziskine, ai kërkon të eksitojë një turmë partiake, që megjithëse e mban prej vitesh me para, po i reduktohet në numër çdo ditë.
Por nga partia e tij disa persona po tregojnë “guxim” të admirueshëm për shefin, duke dalë dhe mbrojtur në publik një korrupsion të atij niveli që nuk e ka parë kurrë historia e Shqipërisë. Ata nuk kanë turp që dalin publikisht dhe mbrojnë krimin.
Pashë një ditë Erisa Xhixhon, kryetaren e Lëvizjes Rinore të LSI-së, që dilte të mbronte shefin e saj në konferencë shtypi me një gjuhë aspak dinjitoze për një vajzë të re, që jep mësim ligji, si pedagoge Juridiku, për brezin e ri shqiptar. Erisa e di që Ilir Meta ka bërë një krim korrupsioni, që shefi i qeverisë Berisha thotë se duhet klasifikuar tek krimet e rënda. Erisës, mbase, ia kujton përditë babai i saj, Piro Xhixho, drejtori i AKEP-së, entit publik që merret me telefoninë në Shqipëri, se Ilirit i duhet shërbyer.
Ky Piro Xhixho erdhi një ditë në zyrën time të ish-Ministrit të Ekonomisë dhe më kërkoi të mbështesja vendimin e tij për t’i rritur 70% tarifat e Albtelekomit në vend. Ai i rriti tarifat në mënyrë skandaloze me rreth 70%, por letra ime zyrtare si Ministër Ekonomie për Sali Berishën bëri të mblidhej urgjent përsëri AKEP-ja dhe të anulonte vendimin për rritjen e tarifave telefonike për shqiptarët. Babai i Erisës e bëri këtë në një kohë kur Berisha ulërin për çmimet e larta të telefonisë në vend.
Unë e anulova këtë vendim, që do të godiste rëndë gjithë shqiptarët, dhe babai i Erisës dhe Ilir Meta u mërzitën, sepse iu desh të kthenin mbrapsht ato që kishin marrë për këtë favor antishqiptar.
Erisën e kuptoj për pozicionin që ka marrë dhe vështirësinë që ka t’i dalë kundër babait të vet, por ky pozicion si mbrojtës publik i krimit është po aq i rëndë sa krimi vetë, sidomos kur bëhet nga një pedagoge Juridiku dhe nga kryetarja e një organizate rinore që kërkon nesër pushtet politik.
Lexova dhe Viron Bezhanin në një artikull tek “INTEGRIMI” ku më sulmonte mua për aktin tim të ekspozimit të korrupsionit të liderit të tij në publik. Vironi, ashtu si Erisa, është person pozitiv, por vendi i tij i punës si nëndrejtor i agjencisë së lojërave të fatit e bën t’i shërbejë Metës, përtej mirësisë së tij.
Vironi kështu i bën dëm opinionit publik që nuk duhet edukuar në këtë mënyrë. Opinioni duhet edukuar me parimin që krimi duhet të dënohet dhe jo të mbrohet për disa përfitime personale, qoftë dhe të merituara, siç është vendi i punës së tij.
Vironi duhet ta mbajë mend rrëfimin që më ka bërë mua, kur një bandë e lidhur me pushtetin e ndaloi në rrugë në afërsi të Lezhës dhe me pistoletë në kokë e detyroi të kthente mbrapsht lojërat e fatit që ai kishte sekuestruar.
Viron i dashur, ky akt duhej denoncuar, dhe nuk duhem sulmuar unë që denoncova një akt më të tmerrshëm se kaq. Të mbaj mend si të dridheshin gjunjët kur ma tregove këtë ngjarje që të kishte ndodhur ty.
Kam parë dhe disa media apo analiste afër qeverisë që duan të ngrenë opinionin që akti im ishte i gabuar, që përgjimi apo regjistrimi nuk duhej bërë etj., etj. Ata kapen tek fjalët “çimka” apo “përgjimi”, dhe anashkalojnë të mirën publike që vjen nga ky akt.
Ky akt, që unë kam bërë, i hap rrugën një Shqipërie ku njerëzit s’kanë frikë të flasin dhe denoncojnë pushtetarët që vjedhin.
Ky akt i hap rrugën një Shqipërie ku pushtetarët duhet të mbajnë përgjegjësi për veprimet e tyre dhe ku ligji duhet të jetë i barabartë për të gjithë. Ky akt nuk ka shkelë asnjë ligj të shtetit shqiptar, dhe tenton të ekspozojë përpara syve dhe veshëve të publikut një politikan që 20 vjet flet ndryshe dhe vepron ndryshe, flet për integrimin europian si alternativën e pasurimit të shqiptarëve dhe vepron me korrupsion si alternativën e pasurimit të tij.
Unë nuk ndjej asnjë keqardhje që regjistrova dhe denoncova një bajloz korrupsioni si Ilir Meta. Duhet të marrë fund epoka që me para të vjedhura dhe korrupsion të blihet pushtet, të blihen media dhe të mbahen struktura politike në këmbë që përçojnë neofashizëm.
Comments are closed.
I nderuar zoti Prifti
Nuk e mendoja kurre me pare qe do t’ju drejtohesha juve ndonjehere me ” i nderuar”, sepse ju konsideroja person negativ, te njejte me Ilir Meten.
Por mendimin tim fillova ta ndryshoj kur bete denoncimin e pare dhe me kete te dytin ju konsideroj si nje bashkeqytetar te nderuar.
Me zemer ju them faleminderit per guximin qe treguat dhe nxorret ne shesh nje te vertete te hidhur.
Ne nje vend sikur ky i joni, quhet trimeri te denoncosh te verteten, sepse qeveritaret tane te korruptuar i mbron ligji.
Per punen tuaj ne sherbim te popullit ju uroj gjithe te mirat.
Me respekt
Jonilda
Ky Tani Prifti s’eshte gje tjeter por eshte nje pis, pse e them kete, sepse ky nuk e beri per atdhedashuri apo patriotizem por thjesht per inat te sime vjerre shko e fle me mullixhin… A nuk ishte ky Tan Pisi qe para pak kohesh kur ishte minister u akuzua dhe u ngrit me te madhe nga opozita se kishte vjedhur e abuzuar 1.8 milion euro, kur u be kaq i mire ky Pisi qe e vini si model te moralit te paster. E verteta eshte se politikanet e te gjithe spektrave kane shume pislliqe midis tyre por pislliku me i madh eshte kur per hir te “pastertise morale” i nxjerrin pislliqet njeri tjetrit, le tja nxjerrin… por jo me pisllik… kur Tani u pushu si minister nga gabimet trashanike te tij, atehere ai ja beri pisllikun Metes…. neser kuptohet Tani Pisi e ka mbrapa veshit…. sepse edhe ai pis eshte, me pis se Meta dhe ndonje tjeter dhe si i tille do mbetet..Pis!!!
Edhe pse i vonuar denoncimi i zotit Prifti eshte vertet per t’u pershendetur. Do thote dikush pse nuk pershendesim edhe denoncimet e tij per Edi Ramen; sepse….ai tha….Edi Rama perdor narkotike, apo ka prirje te ndryshme seksuale…Jo vetem qe nuk jane te verteta, por edhe sikur t’i fantazosh per nje moment te mireqena, jane zgjedhje/probleme personale te Rames dhe jo te Shqiptareve.Prifti reagoi ndaj akuzave per pasurine sepse nje fjale thote…BURRIN NE LEK DHE NE NDER MOS E PREK, reagoi gabim sepse duhej te reagonte ndaj ILIR METES, i cili ishte padyshim nxitesi i sulmeve kunder tij, per te zene karrigen e korrupsionit.
Shume faleminderit zoti Dritan.a ke ndonje kasete per keta plehrat e tjere?
Dritan Prifti! Kaseta jote do merret si prove materiale pasi nuk eshte bere per te provokuar Meten. Ti e kishe harruar stilolapsin rregjistrues mbi komodine dhe te ndezur e nuk e dije se Meta do vinte aty. Te nesermen ti gjete stilolapsin dhe zbulove se ajo kishte rregjistruar biseden e famshme. E denoncove me vonese se ashtu tu duk e arsyeshme. Kaq eshte e gjitha dhe rregjistrimi (dhe jo cimka apo pergjimi) sic thote banda e PD-se, eshte prove materiale si cdo video sigurie ne rruge, banka apo institucione. Kete deklaro dhe shmang perfundimisht lojrat e prokurorise apo gjykates per mohim si prove materiale. Mos prano asnjehere se e xhirove me ndergjegje se i humb popullit nje shans per te kryqezuar pas burgut keta horra. Me kete qe bere populli ti fale gafat e meparshme. Hajt tung dhe mos i zi bese asnjeriut keto kohe, mbeshtetu te SHBA, se jeton mes grerezave ketu.
I nderuar z. Prifti ! Per mua nuk ka rendesi menyra se si ju e keni regjistruar Ilir Meten, pasi per disa komentues eshte pjese thelbesore. Per mua eshte e rendesishme ndergjegja juaj qe vendosi te denoncoje kete krim 20-vjeçar qe po i merr frymen shqiptareve. Disa gazetare analiste deri dje kane bere lojen per mungesen e fakteve te korrupsionit ne qeverite shqiptare dhe sot ata vazhdojne te helmatisn ende ndergjegjen kombetare per vertetesine e kasetes. Ju u treguat patriot i vertete me kete veprim dhe me vlera me te medha se cilido politikan shqiptar , te cilet deri sot jane marre me fjale dhe demagogji duke luajtur ne kurriz te popullit. Derri do plumb ,- thote populli . Dhe tani derri ka dale ne shteg , per shkak te kasetes suaj. Pritet hetimi i prokurorise dhe gjykates per derrin. Te shohim nese do te perdoren saçma derri apo zogjsh kunder tij. Opozita shqiptare eshte e semure nga semundja per pushtet. Ajo eshte mosmirenjohese ndaj vlerave tuaja te medha qe dhate me kete rast te denoncimit te korrupsionit qeveritar. Kjo gjendje e mosmirenjohjes , me ben jo optimist per me tej . Vlera me e ulet e njeriut , tha Krishti ,- eshte mosmirenjohja. Opozitare ne karrige , mos u beni mosmirenjohes , se gjithe perfitimi qe po merrni eshte per shkak te kurajos se larte qytetare te Dritan Priftit. Behuni mirenjohes dhe merrni per vete vlerat qe ju takojne. Shikoni kush i sherben Shqiperise dhe jo makuterise per pushtet.