Të gjithë e mbajmë mend, kur nga mali i Dajtit, brenda 4 minutave nga publikimi i videos së skandalit seksual të ish-ministrit të Kulturës, Ylli Pango, kyeministri omnipotent (kupto stalinist) Berisha, e shkarkoi menjëherë deputetin e tij ministër-shërbëtor. U fol në atë kohë se, komandanti e dinte, madje e kishte shikuar që më parë atë “film” erotik dhe, në atë moment (pra brenda 4 minutave), dha OK-in për shfaqjen dhe shpalljen e vendimit të fortë të tij…
Pas publikimit të fundit të “filmit” mafioz, ku aleati i majtë i “të djathtit” Berishë, shfaqet me figurë e zë (ose siç thotë populli “i kapur me presh në dorë), kryeministrit tonë, jo vetëm që i ikin “4 minutat” e famshme, për të marrë vendimin e duhur, por na u bë e ditur se, e paska refuzuar kasetën e videos së dhënë nga regjistruesi i saj, ish-ministri LSI-ist, Dritan Prifti. Pra qenka informuar për një krim dhe, jo vetëm nuk e paska denoncuar, por është bërë palë (bashkëpunëtor) në atë krim…
Dhe jo vetëm kaq. Kyeministri, që nuk ka lënë rast pa folur minuta e orë të tëra në mbledhjet e qeverisë për çfarëdo lloj muhabeti, dje, jo vetëm që nuk e zuri në gojë këtë skandal korruptiv, për të cilin është shqetësuar edhe Evropa zyrtare e më gjerë, por u tall me të gjithë ne me fjalimin “programatik” për ullinj, shegë, lajthi e rrush e kumbulla…
Nuk është hera e parë që kjo gjë ndodh me “njeriun problem” të Shqipërisë. Për të ruajtur me çdo kusht pushtetin e tij, jo vetëm ka bërë pazare me gjithfarë aleatësh, por edhe (më keq) ka mbyllur sy e veshë, në rastet kur, një pjesë e medias kurajoze, ka denoncuar “ca çështje që kanë ngjarë”…
Nuk do të zgjatesha këtu në renditjen e jo pak fakteve të ngjashme, të ndodhura gjatë kësaj kohe të qeverisjes “me duar të pastra”, siç vazhdon të bërtasë gjatë gjithë kësaj kohe, një nga njerëzit më të përfolur për afera korruptive, të atij vetë dhe të rrethit të afër “besnik”… Një gjë dua të nënvizoj, që mendoj se ky rast flagrant e me reliev, përbën tashmë një imperativ për politikanin Berishë:
Në qoftë se vërtetë kërkon të vazhdojë karrierën e tij politike (pra, siç ka thënë, edhe për 30 vjet në të njëjtën karrige?!), nuk ka rrugë tjetër veçse: Për hir të shpëtimit të fytyrës së shtetit ligjor, duhet të sakrifikojë pushtetin e tij të konsumuar, të dyshimtë dhe të diskredituar… Nëse ka kurajon dhe, mbi këtë vullnetin për ndërtimin dhe funksionimin e shtetit ligjor, sipas motos “Të gjithë të barabartë para ligjit dhe askush mbi ligjin”, ai duhet të kërkojë një zgjidhje të re politike… Dhe kjo duhet bërë sa më shpejt!
Duhet përgëzuar me këtë rast edhe Prokuroria, që, siç e parashikon ligji organik i funksionimit të saj, e filloi “punën” me iniciativë. Le të presim, duke uruar që, më në fund Shqipëria do të kthejë faqen…
Edhe një kujtesë nga historia: Ish ministri i jashtëm francez i kohës së Napoleonit, Tailerand pati thënë: “Një karrige mund të krijohet edhe me një bashkësi gozhdash, por është e vështirë të qëndrosh ulur mbi të…”
Përsëri komentet do të ishin të tepërta…
Comments are closed.
Paska kohe te prese zoti Zeka,qenka i ngeshem! ! ! !
Kur nuk i beri syri terr nga Gerdeci ketij krimineli, dhe kur e ngushelloi qeverine ne Spitalin Ushtarak Edi Rama, nuk ka sesi te reagoje tani. Prova e “E hengri turpin me buke” i ka dhene rezultatet te ky psikopat. Vrau 27 vete ne Gerdec(jo 26 se nje zonje ishte shtatzane ne muajin e 6, e si i tille quhet person tjeter), dhe vetem presion nderkombetar, e aspak nga opozita. Si nuk beri nje proteste kjo dreq PS, per realitet e hidhura, por vetem thirrje mjerane, me se shumti femra me zera burri, e pak bera me zera grash. Tall menderen o Sali, se e paske marre bekimin nga Rama. Pacavure njerez, ose me sakte gje e gjalle se nuk e meritoni emrin NJERI
Bie qeveria po iku Meta eshte hera e dyte qe Meta mban Berishen ne pushtet dhe ky do tja shperbleje me nje fare menyre.