Nuk do lejojmë që dhuna e pushtetit të marrë peng Shqipërinë

21 Janar 2011, 22:22Blog TEMA

Nga Edi Rama

Saliu i Koalicionit te Turpit, pati paturpesine t’u lexoje shqiptareve skenarin e vjeter te grushtit te shtetit te vitit 1998, kur me arme ne dore, nje turme e armatosur zjarrvenesish i’u turr godinave te ministrive, te Keshillit te Ministrave, te Radiotelevizionit Shqiptar.

A pa ndonje shqiptar sot ndonje ministri te prekur nga demonstruesit?

A pa ndonje shqiptar sot ndonje shenje lidhur me ndonje plan sulmi per parlamentin?

A pa ndonje shqiptar sot ndonje gje tjeter ne duart e protestuesve vec pankartave dhe cadrave, deri ne castin kur u shfaqen dhunshem, rrufe ne qiell te paster, kamionet e blinduar ujehedhes dhe bombat me gaz?

Askush nuk pa asgje tjeter vec fytyres se vertete te ketij regjimi te kusarise e te matrapazllekut, qe provokoi egersisht opoziten per dite me rradhe, qe provokoi popullin demonstrues me alokime te panevojshme forcash dhe qe kulmoi me ushtrimin e dhunes deri ne vrasjen e tre demonstruesve e plagosjen e shume te tjereve.

Saliu i Koalicionit te Turpit, sic eshte ne kulturen dhe vijen e sjelljes se tij te njohur prej njezet vitesh, u shfaq para popullit si nje gangster jo si nje kryeminister, si nje mafioz jo si shefi i nje qeverie demokratike, si nje pucist jo si perfaqesuesi i nje pushteti te grabitur per te grabitur Shqiperine.

Ai shpifi ndyresisht duke me akuzuar mua, duke akuzuar opoziten, si pergjegjes per krimin e tij te sotem. Paturpesisht ai shpifi edhe duke shkelur te vdekurit prej dores se qeverise se tij, kur tregoi dicka teresisht te pandodhur ne Spitalin Ushtarak, ku askush s’me tha as mua dhe as kolegeve te mi, fjalet qe shqiptoi goja e tij e ndyre.

Ai shpifi ndyresisht, duke me akuzuar mua se po rrija tek kullat e Fidelit per te vene ne jete skenarin ogurzi qe ne fakt e vuri ne jete pushteti i tij i korruptuar deri ne palce, kur ne fakt, bashke me te tjere kolege e qytetare, une u ndala tek ura e bulevardit per shkak te sulmit barbar mbi demonstruesit me bomba me gaz lotesjelles.

Ai shpifi ndyresisht, kur si edhe here te tjere, ne dite te hidhura per popullin shqiptar, dha konkluzione per hetime qe s’jane kryer nderkohe qe ne disponojme prova dhe ato kamerat e vendosura kudo qe u paralajmeruan nga Luli i Saliut mund te ndihmonin shume per te kuptuar cfare ka ndodhur.

Opozita neser e ka dite zie, Shqiperia qe nuk jeton ne oborrin e kusareve dhe matrapazeve te pushtetit te vjedhur neser e ka dite zie, por, pasi te nderojme te vraret ne nje demonstrate per lirine e drejtesine, e siguroj Saliun se do te na kete perballe, me te gjithe pergjegjesine historike dhe qytetare qe imponon largimin e kesaj qeverie qe nuk eshte qeveria e shqiptareve te zakonshem po nje regjim i patolerueshem kusarie e matrapazlleku.

Une dhunen e kam njohur ne trupin tim, fale dores se gangstereve te Saliut ne vitin e mbrapshte ’97, por nuk e kam as ne gjakun, as ne mendjen, as ne endrren time per te jetuar Shqiperine Europiane. Per te cilen, bashke me te tjeret do te jem ne krye te demonstratave qe do te rifillojne pas dites se zise e te peruljes para jeteve te pafajshme qe humben prej plumbash te shkrepur nga dora e pushtetit, dhe do t’i tregojme Saliut dhe kujtdo tjeter se pa dhune, po me zemren e me trupin e vet, njeriu mund te mposhte edhe pushtetin me barbar e jo me nje qeveri te marre fund kusaresh e matrapazesh si keta qe s’jane gje tjeter vecse hajdute ne panik.

Te rrezikshem, shume te rrezikshem, por krejtesisht te pafuqishem perpara fuqise te se drejtes, te se vertetes, te se ardhmes qe jeton ne endrrat e ne shpresat e nje populli si populli yne.

Ky eshte nje udhekryq ku ndahen dy bote: Bota e ndyresive tokesore te misheruara ne nje pushtet te kapur per fyti nga krimet qe ka kryer, e qe sot eshte me shume se kurre ne pozicionin e pashprese te te mbyturit qe rreket te te mbyse, por qe nuk ka asnje shans t’ia dale per sa kohe Shqiperia e te vrareve, e te vjedhurve, e te neperkemburve, e te keqtrajtuarve, e te tallurve nga kusaret e matrapazet ne pushtet eshte gjalle dhe per sa kohe opozita ne kete vend do te kete fryme.

Une e neveris kete regjim maskarenjsh dhe e dua Shqiperine e te pareve e te pasardhesve te mi me shume se veten time. Te cilen sot e ve ne dispozicion te nje beteje, qe nuk duhet dhe nuk do te ndalet, jo me dhune, po me shpirtin e paster e me mendjen e kthjellet.

Propaganda e ndyre, balta e pafundme mbi veten e, c’ka me vjen keq thellesisht, mbi te vdekurit e te gjallet e familjes sime, bashkuar me akuzat e sotme per monstruozitete qe ata vete i kane bere net e shkuaren, nuk do te me ndale as mua dhe asnje nga ata mbi 200 mije qytetare qe erdhen sot e qe do te rikthehen per te vene trupin e tyre perballe pushtetit te dhunes pavaresisht dhunes, vrasjeve, plagosjeve, rrahjeve, arrestimeve te sotme.

E mirepres edhe ndjekjen penale te anoncuar nga rrugaci qe ka Ministrine e Rrugeve te Saliut, por ne nderkohe i bej nje apel me ze te larte Presidentit te Republikes dhe Prokurores se Pergjithshme qe te garantohen provat dhe hetohet me pavaresi kushtetuese e imtesi profesionale vrasjet kriminale. Te cilat jane kulmin i dhunes shteterore dhe nuk kane asnje lloj lidhjeje as me opoziten dhe as me demonstruesit opozitare.

Po ashtu kerkojme hetimin e ecurise se ngjarjeve para kryeministrise per te rindertuar, me filmime, fotografi, prova te tjera e deshmi njerezore, ate qe ne pame me syte tane: Provokimin dhe pastaj dhunimin e demonstruesve nga nje polici shteti e keqperdorur si ne vitin e mbrapshte ’97 e nga civile te rishfaqur ne krah te policise njesoj si ne ate vit qe kurre me nuk do te lejojme te perseritet e pikerisht pse nuk duhet te perseritet do ta vazhdojme betejen. Pa dhune, pa arme e as skenare ogurzinj si ky i sotmi qe u orkestrua nga pushteti dhe mori tre jete  njerezish te pafajshem.

Forca e arsyes jo arsyeja e forces na udheheq ne kete beteje dhe arsyeja e mbeshtetur ne historine e hidhur jetesore, te Shqiperise se vjedhur e te shtypur nga nje pushtet kusaresh e matrapazesh, na ndricon rrugen e na jep te gjithe fuqine e nevojshme per ta nxjerre Shqiperine nga ky udhekryq.

Jo per te marre pushtetin me dhune, po per te mos lejuar qe dhuna e pushtetit te marre peng Shqiperine.

Kjo s’eshte nje perpjekje qe nje pale te cohet nga karriget e nje pale tjeter te ulet ne karrige ndersa Shqiperia e shqiptaret te vazhdojne te vuajne si ne kurth per shkak te kusarise e matrapazllekut qe eshte bere norme. Kjo eshte nje perpjekje qe cilado pale qe te ulet ne karrige, me zgjedhje te reja e vote te lire, te varet nga populli e t’i sherbeje atij me vizion, perkushtim e perulesi jo ta mbaje varur popullin e ta trajtoje si nje sherbetor te neperkembur pafundesisht.

Lini një Përgjigje