Heronjtë e heshtur që luftuan “shtetin e bllokut”

22 Janar 2011, 20:13Blog TEMA

Nga Geraldo Durda

SHENIM: Autori është vëllai i Erison Durdës, 7 vjeçarit që gjeti vdekjen në Gërdec. Vetë Geraldo ka punuar në Fabrikën e Vdekjes për disa kohë, por u largua për shkak se nisi shkollën. Ai ka punuar në Gërdec kur ishte 14 vjeç

Mijëra protestues të moshave të ndryshme, të moshuar, të rinj, janë vendosur pardje para kryeministrisë. Përleshjet  mes demonstruesve dhe policisë sollën humbjen e 3 jetëve njerëzish, plagosjen e dhjetëra të tjerëve, por edhe djegien e dhjetëra makinave. Funksionarë të Policisë së Shtetit u kanë kërkuar demonstruesve të tërhiqen nga dera e hapur e kangjellave të kryeministrisë, pasi u kanë deklaruar se kanë hyrë në zonën e nxehtë. Mes turmës që po protestonte para kryeministrisë janë vënë re dhe fëmijë të mitur. Nuk dihej nëse ata ishin së bashku me prindërit në demonstratë apo ndodheshin aty pa leje. Policia e Shtetit, edhe pse shihte fëmijë dhe të mitur në protestë, nuk u ndal që të mos përdorte armë zjarri. Përkundrazi, Policia e Shtetit po bënte garë se kush qëllonte më në shenjë mbi trupat e qytetarëve shqiptarë. Sa keq për qytetarët në shesh që u gjendën të pambrojtur në ato momente. Qytetarët e Shqipërisë duhet të durojnë mbi trupat e tyre edhe plumbat që dalin nga policia e vendit të vet, që ka për detyrë t’i mbrojë dhe jo t’i sulmojë… Policia ushtroi terror mbi protestuesit dhe qytetarët që kishin lënë punën dhe po shkonin në shtëpitë e tyre. Pas shpërndarjes së turmës, demonstrata ndërpritet për hir të heronjve të heshtur, që “luftuan shtetin e bllokut”. Demonstrata të tjera po priten të nisen dhe unë do jem aty. Unë do të jem aty, jo se tha Partia Socialiste, por për hir të atyre heronjve që ranë më 21 janar. Unë s’kam frikë për të thënë fjalën time. Për këtë arsye do të dal në demonstratë… Të mos ndiejmë as edhe një kompleks inferioriteti para kujtdo, sepse fatin e Shqipërisë tonë e kemi vetë në dorë. Nëse politikanët më bëjnë karshillëk, do të godas, sepse nuk e duroj dot më këtë lloj regjimi, që vetëm demokraci nuk e ka emrin… Për këto arsye do të dal në demonstratë. Në ditën kur bëjnë xhiron mediatike pamjet e shkatërrimit në qendrën e magjishme të Tiranës, pas demonstratës të dhunshme, të lind pyetja nëse në një veprim, ku dominon dhuna e çfarëdo lloji: fizike, verbale, a ka fitues apo humbës? Nuk arrij dot të dalloj pasojat e veprimeve të dhunshme që ceken deri te veprimet kriminale. Blindimi i qendrës së Tiranës erdhi si pasojë e veprimeve të jashtëligjshme të qeverisë dhe nuk janë veprimet e jashtëligjshme, që kanë ardhur si pasojë e blindimit të institucioneve. Protestë me dhunë duhet bërë, sepse kjo është qeveri banditësh dhe këtë meriton. Sepse protesta e ligjshme shndërrohet e paligjshme. Fëmijët nuk e meritojnë këtë vend, prandaj beteja jonë do të vazhdojë, deri në fund. Të rinjtë duhet të dinë të vërtetën, pasi me pafajësinë e tyre është manipuluar. Të brohorasim nesër! Për Lirinë e cënuar, dinjitetin e nëpërkëmbur, prosperitetin e munguar. Të brohorasim fort! Fort fare! Sa dheu të tundet! Sa qielli të çahet! Të paktën vetëm një herë në jetë të luftojmë për një gjë të drejtë, sepse u desh gjaku i dhjetëra shqiptarëve që të vërtetohej pas kaq vitesh se Sali Berishën nuk e do më populli i tij. Është koha për veprim, që të mos ta lëmë këtë popull ta vuajë akoma edhe më shumë. Berisha duhet të dorëhiqet nga qeveria dhe të bëhen zgjedhje të reja. A do të mundet ky vend të gjejë forcë në dhimbjen e saj, mençuri në çmendurinë e klasës politike të saj, aftësi në parinë mëkatare politike të saj, besimin në zhgënjimin periodik të qytetarëve të saj – për të ndezur një dritë sado të vogël shprese për një Shqipëri ndryshe, një vend ku jetohet, ku mendohet, ku jeta e njeriut respektohet e mbrohet, ku demokracia funksionon dhe ku fëmijët tanë kanë të ardhme? Këtij vendi i kanë munguar burrat e mençur të shtetit, të aftë të dalin nga emocionet dhe interesat personale, të gatshëm të sakrifikojnë diçka në emër të një produkti pozitiv për vendin dhe të ardhmen e tij. Tirana ditën e 21 janarit është dukur sikur ka dalë nga lufta e 4-t botërore, që është bërë vetëm në Shqipëri. S’po e quaj luftë civile, sepse më 21 janar kemi parë një popull që kërkon liri, të drejtën e fjalës, drejtësi, kërkon që të zhduket korrupsioni, pra kërkon çlirimin e vendit nga “shteti i bllokut”. Qeveria e bandës së hajdutëve dhe krimineli Sali Berisha duhet të kapet i gjallë dhe të futet në burg e të dënohet si tradhtar i interesave të atdheut! I njëjti qëndrim duhet mbajtur edhe ndaj ministrave si Basha, Meta, Bregu, Ruli etj! Populli të vendosë se kush do drejtojë qeverinë, e cila duhet të ndryshoj Kushtetutën: Presidenti të zgjidhet nga populli. Kryeministri të ketë vetëm 2 mandate dhe jo si krimineli Sali Berisha, që ka 20 vjet dhe po i pi gjakun popullit!

Lini një Përgjigje