Zemërimi i një protestueseje

24 Janar 2011, 10:18Blog TEMA

Nga Anila Çobani

Nuk iu përgjigja thirrjes së opozitës për pjesëmarrjen në protestë, por iu përgjigja ndërgjegjes time të një intelektualeje të zemëruar nga ky pushtet, i cili vodhi apo s’vodhi votat, vodhi profesionalizmin, performancën e mijëra punonjësve të administratës, të cilët u flakën me VKM-rat fashiste të pushtetit të Sali Berishës. Iu përgjigja thirrjes të respektit ndaj babait tim, një ish oficer i nderuar i ushtrisë së nderuar shqiptare.

Isha protestuese vetë atje dhe ashtu si dhjetëra gra socialiste (apo jo), u ngjitëm në shkallet e kryeministrisë dhe me fjalët e një nëne, e një motre shqiptare, iu drejtuam turmës për qetësi dhe vetëm duke përdorur fjalën: “Iku, iku” u munduam për pak çaste të përmbanim turmën e irrituar, jo se donim pushtimin e kryeministrisë, por donim vetëm ikjen e një kryeministri që bën të fortin me popullin. Nuk i përkas klaneve të drogës, por u gjenda mes grave që ulërisnin nga dhimbjet e syve dhe stomakut pas gazit helmues që u hodh pamëshirshëm ndaj nesh. Nuk u braktisëm nga deputetet. Aty pranë pashë me sy të acaruar nga gazi Arben Malajn, Arben Çukon e nuk e di sa të tjerë që nga tmerri nuk mundem dot t’i kujtoj. Nuk ishin banda droge, as kontigjentë. Ishin burra & gra të nderuar, hallexhinj, të papunë, edhe në punë! Jam e zemëruar kur dëgjoj kryeministrin e vendit tim që thotë që opozita përdori grupe kriminale. Nuk ishim grupe kriminale, ishim lumë populli që u derdh në Blv. Dëshmorët e Kombit dhe qe u provokua që në nisje tek ministria e Energjetikes nga njerëz të infiltruar qe nuk ua harrojmë dot fytyrat. Turma, ne, gra, të rinj, të reja, u goditëm me gaz helmues dhe përfunduam nëpër spitale me një besim në vetvete dhe me një mendim: “Populli shqiptar është popull i mrekullueshëm”! Shqiptaret nuk janë kriminelë.

Shqiptarët meritojnë shumë, shumë, dhe unë kam besim. Kam besim sot tek populli, kam besim sot tek lideri i opozitës. Kam besim tek aspirata e shqiptarëve, që ashtu siç merituan vete liberalizimin e vizave, meritojnë demokraci, liri, prosperitet.

9 komente në “Zemërimi i një protestueseje”

  1. arsen says:

    Plotesisht dakord me ty moj moj Zonje!
    Bulevardi deshmoret e Kombit ka mare kete emer,per te kujtuar te renet kunder fashizmit.
    Tashme ky emer qe perkujtonte lavdi dhe respekt per ata qe luftuan dhe u vrane per liri, po kthehet ne Bulevard deshmoresh….Kesaj radhe DESHMORESH TE RENE DHE TE VRARE PIKERISHT NE KETE BULEVARD!
    Viktimat e djeshme te vrara nga shteti, AKTUALIZUAN ME SE MIRI EMRIN E BUKUR:
    “Bulevardi deshmoret e Kombit”
    I pa haruar kujtimi i tyre!

  2. saimir says:

    I dretohem nje nene nga Vlora qe ka tre dite qe nuk gjen dalin e marre peng nga policia e Sali Berishes le te shkoe ta kerkoe tek Ambasada Amerikane n.q.se e do galle perndryshe giçka mund ti ndodhe.

    1. arbror says:

      Mos hidh benzine ne zjarr! Policia eshte e shtetit. Te dy lideret e partive duhet te hiqen nga skena politike. Edi Rama eshte psikopat, perndryshe nuk do t’i bente thirrje popullit per proteste dhe vet te vrojtonte nga larg. Keto jane qerim hesapesh personale. Fjalori qe perdoret nga figurat politike te Shqiperise eshte thjesht banal. Ke do ta kene femijt tane si role-model? Sali gojefelliqurin, apo Edi psikopatin?

      1. leonardi says:

        ky person i quajtur arbror eshte nje cung qe do te ktheje sopaten mbrapsht ate sopate qe ka filluar te afrohet berishes per ta qeruar nga ky vend dhe per ta kthyer dru me pre sepse berisha eshte nje dru i shtrember ne mend dhe ne trup vete kur e shikon si ecen.Keshtu o arbror sa here gje i zoti jote gjahtar berisha ja ben bemm pushkes ti ben hamm

  3. odi says:

    Z. Arbror ! Edi Rama nuk ka qene neper kafene luksoze, por ne mes turmes se demostruesve dhe i pambrojtur nga gardistet si Saliu . Une nuk kam qene ne demostrate por e kam pare ne televizion . Nuk jam as me njerin e as me tjetrin , por jam me te verteten . Te bej thirrje te mos besh avokatin se nuk te ka lezet !!!

  4. odi says:

    Femijet tane do te kene model dhunen qe ushtron kreu i shtetit mbi popullin e pambrojtur qe proteston per te drejat e tij. Do te ngjizen me idene se nje dite mund te jene edhe ato si Sali Berisha qe ben c’ti doje qejfi; pasurohet , denon, vret dhe asnje nuk guxon ta ndale.

  5. eddy says:

    qe saliu eshte psikopat e dime se e kemi pare e degjuar po qe rama eshte psikopat nga ty po e degjojme sic duket ti do jesh shoku i nanos apo i ilir kokmadhit

  6. I ÇMENDUR; HAJDUT; MAFIOZ; VRASËS.
    Ky është Hitleri i Shqipërisë dhe fati i Hitlerit e pret.

  7. shqiptari shqiptar says:

    Zonja Anila ti je punonjese ne adminitraten e bashkis tirane kshu qe eshte e kot te besh komente

Comments are closed.

Lini një Përgjigje