Gruaja e shqiptarit fiton 1 milion euro në kuicin televiziv

28 Janar 2011, 17:19Lifestyle TEMA

Gruaja e një shqiptari, Michela De Paoli, ka fituar në Itali 1 milion euro në konkursin e njohur “Kush do të bëhet milioner” që transmetohet në Kanalin 5 të Mediaset. Burri i saj, Durim Pici, i ka thënë asaj që duhet të shkojë në konkurs. Muratori shqiptar i ka thënë gruas së papunë se mund të fitojë konkursin. “E shihja që dint gjithmonë çdo përgjigje kur jepej kuici. E nxita të shkonte,” thotë Pici. Kurse e ëma e saj thotë se ajo di pesë gjuhë të huaja.

Lini një Përgjigje