Parlamenti europian ka zhvilluar në orët e mbrëmjes një seancë për Shqipërinë, ku ka folur komisioneri për zgjerimin, Stefan Fyle. Ky i fundit ka deklaruar se palët duhet të zgjidhin krizën. Ai u shpreh se BE do përgjigjet pozitivisht nëse i dërgohen sinjale pozitive. Fyle tha se Shqipëria është e bllokuar nga një krizë politike.
“Politikanët shqiptarë në mënyrë urgjente duhet të vendosin si prioritar interesin e qytetarëve shqiptarë. Politika shqiptare përballet me një sërë sfidash dhe për këtë arsye, një javë përpara demonstratës së përgjithshme, unë i shkrova një letër kryeministrit Berisha të bazuar mbi prioritetet e sipërpërmendura.
Nuk është kurrë vonë, nëse ne marrim sinjale pozitive nga politikanët shqiptarë për të vënë në zbatim direktivat europiane, për të zgjidhur krizën aktuale, dhe ne, atëherë do të përgjigjemi pozitivisht”, tha Fyle.
Komisioneri i ka dërguar mesazhe kryeministrit Berisha dhe kryetarit të opozitës, Rama.
“Përfitoj nga rasti, president dhe anëtarë të Parlamentit Europian, që t’i adresoj një thirrje kryeministrit Berisha, që të krijojë një politikë të vërtete gjithëpërfshirëse, për të gjitha forcat politike, organizatat e ndryshme dhe shoqërinë civile, e që do të përfitonin nga integrimi Europian. Gjithashtu i bëj thirrje liderit socialist, z Rama, që të garantojë se partia e tij është një forcë opozitare konstruktive e vërtetë, që të shfrytëzojë të gjitha benefitet dhe të mbajë të gjitha përgjegjësitë në këtë politikë gjithëpërfshirëse, që do të ishte në të mirë të të gjithëve”, tha Fyle.
Në Strasburg po qëndron edhe kryetari i PS, Edi Rama.
Një përfaqësi nga Partia Socialiste u takua në Strasburg me përfaqësues të dy grupimeve kryesore politike në Parlamentin Europian, PPE dhe Socialdemokratët, por dhe eurodeputetë të Grupit të Gjelbër e Liberal si dhe raportuesin për Shqipërinë, Nicolaos Chountis.
Në të gjitha takimet është theksuar se opozita nuk bojkoton zgjedhjet lokale, por dhe nuk pranon qeverisjen aktuale.
“Takimet e mia kanë lidhje me nevojën për të bërë të qarta disa të vërteta që dukshëm u fshihen europarlamentarëve të djathtë nga propaganda e shfrenuar e regjimit të kusarisë në Tiranë. Të vërtetën që ne gjatë gjithë pjesës së dytë të vitit të shkuar kemi luftuar as më shumë e as më pak, po për të vënë në jetë rezolutën e këtij parlamenti, të votuar jo vetëm nga e majta, por edhe nga e djathta europiane që do të kishte zgjidhur krizën e rëndë të zgjedhjeve në Shqipëri. Të vërtetën që ne jemi në parlament dhe që do vazhdojmë të jemi aty duke u ballafaquar me regjimin në hapësirën e parlamentit. Të vërtetën që ne kurrë nuk kemi folur dhe as kemi menduar të bojkotojmë zgjedhjet lokale dhe se për ne bojkoti zgjedhjeve nuk ka qenë dhe nuk është një opsion. Ndërkohë që padyshim ne jemi këtu edhe për të nënvizuar të vërtetën se zgjedhjet lokale në këto kushte nuk mund të bëhen dhe se duhen krijuar kushtet për ti bërë zgjedhjet lokale duke krijuar një kuadër garancish të qarta për çdo qytetar dhe për çdo palë në zgjedhje. Si edhe duke krijuar një klimë ku sigurisht pushteti nuk punon për pushtetin dhe ku policia nuk i vihet në shërbim riciklimit edhe një herë tjetër të pushtetit”, është shprehur Rama.
Comments are closed.
kriza eshte vetem ne mendjen tuaj zoterinj europian,,shqiperia eshte vendi me rritjen me te lart ekonomike ne bote,ka pasur turiste vitin qe shkoi aq sa ju te gjith se bashku,dogji fletet e votimit ne breg te lumit me benzine super BIO pa ndotur ambinetin,,ka pasur ish kryeministrin me te mire te shqiperise qe koha nga mbretereshes Teute Ilir Meten qe arriti te behej edhe zv Kryeminsitri me i degjuar i globit mbas atentatit me dvd ne distance te afert,,ka kryetaren me te mire te parlamentit,,ka minstrin e brendeshem qe pasi vodhi gjysmat e lekeve te rruges se kombit,i keputi edhe nje te vrare protestuesve qe fateqesisht na dolen qytetar te ndereshem ne gjith ate turrme me te inkriminuar,,e shume e shume arritje te tjera qe ju i dini me mire nga une,,ndaj ju lutemi shume mos ta degjojme me fjalen krize te dal nga goja juaj,,po ua perserisim edhe nje here,kriza eshte e opozites dhe e liderit te saj qe kur e pan se ne edhe votem ta vjedhim po kutin nuk ta hapim,kur e pan qe ne i ftojme te vine ne parlament e aty ua tregojme vendin ashtu si dime ne,kur e pan qe ne vjedhim hapur por nuk durojme te na kerkojne llogari,vendosen te dalin ne shesh e te vrasin njeri tjetrin per te fajsuar Doktor Saliun,,ndaj kerojeni krizen tek opozita,,te shoqja e bulevardit,e tek shoket e tortuarit se qeverria eshte ne rregull
Eshte fare e qarte qe PE nuk guxon me te jape mend per shqiptaret qe do te thote se nuk mund te
imponojne opinionin publik me standarte jo europiane.Kjo eshte nje arritje e madhe e jona e merituar
per rezistencen shembullore te transparences dhe me sakrificen e pergjakur te 21 janarit.Pra eshte nje njohje de facto e aftesise tone per vetvendosje.Jam me shprese se shumica dominante e shqiptareve jane ne sinkron me zhvillimet korrente dhe ne lartesine e duhur per kryerjen e detyrave te tyre qytetare e kombetare.Jemi ne peshoren me te rendesishme te 20 vjetve te fundit per te fituar betejen reale per demokraci e me tej per te ecur ne rrugen e perparimit te afektuar ne cdo sofer shqiptari.
Me ne fund nje mesazh i qarte e realist i Europes:
“Kryeministrit të krijojë një politikë të vërtete gjithëpërfshirëse, se ciles ti pergjigjet Kryebashkiaku”.
Ne se ky Kryemnister nuk e ben, gjeni nje tjeter qe angazhohet ta beje kete. Zgjidhje politike perfekte!
Shqiperia do behet,shqiptaret do behen vetem athere kur demokracia te integrohet ne shpirtin e qenjen e tyre.Integrimi kerkon terenin e nevojshem,te favorshem e efektiv.Ky teren do krijohet vetem kur shqiptaret do cbejne vet ate qe kane bere,do gjejne vete…ata dhe vetem ata …zgjidhjet e duhura dhe vete ata te kene moralin dhe virtytin per tu bere zot i vendit te tyre.Kjo eshte nje gur themeltar per te ardhmen tone si komb e si qytetar europian.
Historia e larget dhe e aferme na kane treguar se ne nuk kemi ditur te bejme shtet…thjesht kemi ngritur nje pushtet qe si i tille ka qene gjithmon i pabarabarte,i padrejt e demprures per shumicen shqiptare.Kur ky pushtet eshte degjeneruar ne forme e permbajtje eshte rezuar vete, per habine e shumices eshte shkermoqur ne ate mase sa kaosi ka vene ne rezik evident ekzistencen e rendit dhe ligjit.
Spekullantet politik duke abuzuar me nevojen e ngutshme per rend e ligj kane penetruar per te nxjerre perfitime individuale ose thjesht grupi e per pasoje interesi nacional eshte demtuar rende dhe sistematikisht.Kujtoni psh Zogun qe beri pushtet per tu pasuruar dhe kur iku nuk nguroj te merrte parate e popullit,Kujtoni se si u zaptua nga spekullantet levizja studentore per te zevendesuar te ashtuquajturin pushtet popullor me pushtetin e klanit post komunist.Kujtoni 97-ten kur pushteti autokrat i S:B: coi ne vetflijim fizik dhe ekonomik vendin e shqipatreve..Vezhgoni ate qe po ndodh sot.
Ata qe kane pushtetin po shkaterrojne perseri shtetin…
Shqiptaret jane te denuar te riciklohen pafundesisht por pa ndryshuar esencialisht per derisa nuk do mesojne te nxjerrin me duart e tyre geshtenjat nga zjarri,perderisa nuk do e ndjejne vehten te afte te behen ashtu si duan ata vete e jo te behen kaninschen per laboratoret nderkombetare.Se paku keta 20 vjet flasin per kete,ky tranzicion i stergjatur eshte jo vetem dhimbje.
Vereni kaotizmin ne qendrimin e nderkombetareve e njekohesisht edhe mungesen e reaksionit ne kohe te tyre lidhur me zhvillimet e fundit.Vereni edhe reagime si nga Marsi te ndonjerit prej tyre deri sa edhe per naten don te na mbush mendjen se eshte dite.E pikerisht keto reagime me se fundmi duhet te na mbushin mendjen ne kokpalareve se vetem ne e kemi ne dore fatin tone.A nuk ishte revolucioni Egjiptian nje shuplake per diplomacine nderkombetare???Vendosmeria e mases ne proteste e beri diplomacine nderkombetare te kuptoj se protestuesit do jene partneret e ardhshem te tyre dhe se Mubaraku tashme i perkiste historise.
Ne Shqiperine tone Kalorsi Sali mban si mburoje te djathten europiane dhe perdor si shpate fantazmen e Bllokut,por edhe sa…edhe sa valle????Logjika e fakteve me thote se ky vit me se fundmi do u buzeqesh edhe shqiptareve.Vendosmeria dhe qartesia ne ate qe do te arish do shperblehet.Duket se shqiptaret tashme edhe me ndihmen qe sjell kaotizmi nderkombetar(prap na afrojne ndihme duam apo sduam) jane me te vendosur se kurre te bejne Shqiperine,te bejne veten.Ky manifestim popullor per demokraci te prekshme,per mireqenje e prosperitet ka tashme deshmoret e vet qe u vrane nga nje regjim jo i zgjedhur me vote,nga nje regjim qe te vjedh e te vret,nga regjimi i Sali Berishes.
Pse nuk pat nevoje opozita e i Egjiptit qe te kerkoje mbeshtetje nga jashte? Sepse ajo e fitoje mbeshtetjen duke protestuar ne rruge.
Edhe kjo opozite e lodhur qe eshte ne Shqiperi duhet te beje te njejten gje sic beri populli i Egjiptit. Edi Rama nuk duhet qe te shkoje ne Evrope per tu bere legeni i Evropes. Vetem protestat e perditshme i japin funde historise mafioze te Berishes.
Populli me opoziten duhet qe ti zgjidhin vete problemet vetem me protesta. Berisha nuk largohet nga pushteti duke shkuar ne Bashkimin Evropian per te kerkuar ndihme. Nuk eshte Evropa qe largon Berishen nga pushteti, por eshte populli. Pra te jemi te qarte, vetem protestat popullore edhe te perditshme largojne Berishen nga pushteti.