Ish- ministri i Ekonomisë, Dritan Prifti, ka deklaruar përpara Këshillit të Mandateve, se është gati për të lënë imunitetin. Prifti ka komentuar shumë të përfolurën video të dytë, ku ai merr një shumë parash me zëvendësministrin. Prifti ka thënë se videoja e dytë është filmuar nga ai për të treguar presionin dhe korrupsionin e Metës. Ai shtoi se kjo video e dytë është vërtetimi perfekt i akuzave ndaj Metës. “Dua të deklaroj se videoja për të cilën më akuzojnë është filmuar prej meje për të vërtetuar presionet, apo joshjet për korrupsion që janë bërë nga Ilir Meta. Filmimi me zëvendësministrin është bërë për të treguar gjërat që kam thënë dhe kjo video tregon pastër presionin që mua Meta më ka bërë. Në këtë video dalin një tufë faktesh të reja që provojnë atë që unë kam thënë. Ju them të gjithëve me garanci, se më duhet një seancë e vetme në prokurori për ta vërtetuar cështjen dhe që faktet janë të ndryshme,” ka thënë Prifti. “Me veprimet e mia nuk kam patur në plan të sulmoj askënd, por të mbrohem vetë nga presionet e Ilir Metës për tu përfshirë në korrupsion”, tha Prifti.
Comments are closed.
tha prifti jo meta! korrigjoheni ne fund.