Partia Socialiste, me anë të deputetit Saimir Tahiri, ka kërkuar hetimin e kryetares së Kuvendit, Jozefina topalli, për vendimin e saj në lidhje me ndryshimin e rregullores së Kuvendit. Tahiri tha se Topalli po abuzon me detyrën e vet, duke vendosur në Kuvend diktatin e kryeministrit Berisha.
“Parlamenti nuk është më i pavarur, por nën diktatin e Berishës. Berisha po abuzon me pushtetin që e mori me vota të vjedhura. Ndryshimet në rregullore që pritet të miratohen janë anti-kushtetuese”, ka deklaruar Tahiri.
Mazhoranca ka vendosur të ndryshojërregulloren e Kuvendit, duke i kaluar diskutimet e lira në pesë minutësh, në fund të seancave plenare, pasi të mbarojë shqyrtimi dhe miratimi i nismave ligjore apo vendimeve të tjera, si pjesë e procesit legjislativ.
Me këto ndryshime, mazhoranca kërkon që të detyrojë opozitën që të marrë pjesë gjatë miratimit të ligjeve, në një kohë që kjo e fundit refuzon që ta bëjë një gjë të tillë, për sa kohë nuk zgjidhet kriza politike.
Ndërkohë, në lidhje me propozimin e mazhorancës për të kufizuar imunitetin, Tahiri është shprehur se kjo gjë është vetëm një farsë e PD-së dhe kryeministrit Berisha.
Comments are closed.
Ore Sajmir!
Mos harxhoni frymen kot!
Boni gati cadrat dhe te mblidhena e te rrime aty, derisa mos degjojme mo kesoj perllash!
Shifna me 18 shkurt!
Eshte shume e pabesushme por eshte e vertet JU qe ngriheni per te drejtat e juaja dilni nje here ne j ave kurse qeverija vazhdon aktivitetin e saj pa nderprerje te pakten kshtu thone
Ne qoftse doni me te vertet qe parlamenti te funksonoj JU or popull duhet qe ti beni deputetet tuj qe te hyjne nga dritarja e parlamentit dhe te dalin nga dera sic keni bere qemoti me baktin
NJeri bakti
kush dallimin po ja di
ai qe te beri me keq ty
ishte prap njeri
Shumica hibride Parlamentare e vete zgjedhur me,, ndihmen,, e Mafies se saje elektorale eshte e vendosur ti pershtase te gjitha rregullat e Ligjet ne ndihme te ,,Misionit,, te saje per te forcuar me cdo kusht pushtetin e tyre dhe favorizuar realizimin dhe persosjen e ,,enderrave,, te tyre politiko-financiare.Vetem nje hetim i lehte sikur ti behet pronave qe ,,qeveria blu,, i ka kthyer Znj.Topalli do te shikohet se ne cfare niveli eshte vene drejtesia ne ,,vend,, Thone: Se Znj.Topalli i kane dale prona te vjetra ne Mal,Fushe,Koder e kudo neper Shkoder.Ti gezoje nese jane te ,,Topalleve,,Por mire do te ishte qe Shteti ti ,,Hapte,,syte per te ruajtur pronat e veta nga shum pseudo-pronare qe ne fakt shfytezojne pushtetin per te vjedhur Shtetin.Jane shum fakte te renda qe nuk ka mundur ti rregjistroje ,,Ora,,e Priftit apo ,,Syri,, i Shtetit.
Ju te opozites qenkeni te shkalluar. Vetem ne proteste duhet qe te denacohet dhe jo ne bashkimin evropian.
Xhozit i pelqen ti duket vetja si “grua e forte” .Nje shprehje shkodrane, e vete origjines se Xhozit mallkojne duke thene: te hyfte vetja ne qejf dhe kesaj te shkrete kaq shume i ka hyre vetja ne qejf sa kujton se ka ne dore te ndryshoje ligje,nene e rregullore kur te doje e si te doje.
Por nje gje nuk mund te ndryshosh moj zonjeze:reputacionin e respektin e popullit.
Respekti nuk imponohet por fitohet. Dhe ti nuk mbjell respekt por neveri.
kjo xhozefina tapalli eshte figura me qesharake ne ate vend..femer koplet injorante dhe e perdale