Berluskoni para gjyqit për aferën seksuale. Ja haremi i kryeministrit italian

15 Shkurt 2011, 11:09Politika TEMA

Tani po bëhet serioze çështja për Berluskonin. Ai pritet të dalë përpara gjyqit për aferën me një prostitutë minorene.  Procesi pritet të nisë më 6 prill. Berluskoni rrezikon deri në 15 vite burg.

Haremi i Berluskonit

Kjo është dosja më pikante që mund të ketë pasur ndonjëherë një prokuror në lidhje me një politikan kaq të lartë në Europë. Një dosje me 389 faqe ka brenda të gjitha aferat e Berluskonit me femra, me të cilat ai festonte çmendurisht. Telefonata të përgjuara, deklarata dëshmitarësh dhe marrje në pyetje- ne po sjellim përpara jush atë që njihet edhe si haremi i kryeministrit italiane. Berluskoni i ka rrëzuar të gjitha akuzat.

E lumtura- Alessandra Sorcinelli, 26 vjeç.

Show-Girl e Kanalit 4 (Retequattro) të Berluskonit. Ndërkohë që femrat e tjera merrnin deri në pesë mijë euro për një akt seksual, Alessandra merrte shumë më shumë- rreth 165 mijë euro, plus një banesë. Por në një bisedë të përgjuar, ajo megjithatë thotë: “Nuk kam bërë kurrë seks me të. Kam shkuar shpesh në festat që organizonte ai, ishin shumë të civilizuara”.

Gjetësi i femrave- Dario “Lele” Mora, 56 vjeç.

E quan veten një zbulues talentesh. Sipas hetimeve, ai siguronte femrat për festat- orgji të Berluskonit. Ai kërkonte në disko ose në konkurse talentesh. Sipas prokurorisë, ai ka marrë 900 mijë euro për një shërbim të tillë. Në një telefonatë të përgjuar, ai thotë: “Nëse Berluskoni më thërret, unë i kam “armët” gati.”

Binjaket e seksit- Imma dhe Eleonora De Vivo, 27 vjeç.

Dy binjaket jetonin në një banesë të Berluskonit. Por me kalimin e kohës ato ndjeheshin të lodhura me seksin me Berluskonin. Në një telefonatë të përgjuar, Imma i drejtohet të motrës, Elenora: “Ai (Berluskoni) është shëndoshur, e kupton ti”. Eleonora i përgjigjet: “Vitin e fundit ishte në formë akoma, por tani është me një këmbë në varr… Ai thjesht duhet të paguajë, kjo është e gjitha.”

Mirënjohësja- Marysthelle Garcia Polanco, 26 vjeç nga Republika Domenikane.

Mesa duket, si shpërblim për seksin, ajo u bë prezantuese e motit në Kanalin 4 (Retequattro) të Berluskonit. Sipas një bisede të përgjuar, Polanco citohet të ketë thënë: “Kam fjetur me të- e çfarë pastaj?! Ai është një njeri bujar, unë jam një nënë e vetmuar. Ku është problemi? Unë nuk shoh asnjë krim në këtë mes.”

Deputetja e orgjive- Nicole Minetti, 25 vjeç, deputete e partisë së Berluskonit në Lombardi.

Sipas prokurorëve, ajo ka organizuar orgji në vilën e tij. Minetti pranon që ka marrë edhe vetë pjesë në këto festa- orgji. Përveç kësaj, ajo ka një “lidhje të ngushtë emocionale” me Berluskonin. Një dëshmitar ka deklaruar në polici në lidhje me Minetti-n: “Ajo kishte veshur një uniformë policie. Silvio nisi ta zhvishte ndërsa e puthte në gjoks”.

Braziliania e re- Iris Berardi, 18 vjeç, nxënëse.

Mendohet se ajo ka qenë 17 vjeçe kur ka marrë pjesë në orgji. Bukuroshja nga Brazili u ka dhënë instruksione vajzave të tjera se si duhet të kënaqin seksualisht Berluskonin. Në një telefonatë të përgjuar, ajo thotë: “Seksi me të është kaq stresues për shkak se ai gjithmonë kërkon të bëjë seks me shumë vajza njëkohësisht”.

Lakmitarja- Barbara Faggioli, 25 vjeç.

Ajo studionte juridik, pozoi e zhveshur për revistën “Playboy”. Përveç kësaj, ajo mori pjesë në festat seksuale. Përmes kësaj, mesa duket ajo kërkonte të bindte Berluskonin që t’i siguronte një vend në parlament. Në një bisedë të përgjuar, ajo flet për planin e saj: “Në zgjedhjet e ardhshme duhet të jetë një vend edhe për mua. Berluskoni ua ka bërë shumë femrave këtë nder- tani është radha ime”.

E zhgënjyera- Barbara Guerra, 32 vjeç.

Banonte në një nga shtëpitë e Berluskonit, mori pjesë në orgji. Por, nëse Berluskoni u ka dhuruar shumë femrave banesa në një vlerë deri në 1.2 milionë euro, Barbara nuk mori asgjë. Në një telefonatë të përgjuar, ajo i ankohet Nicole Minetti: “Zemër, ty të mjafton, ai të ka dhënë tre banesa- tashmë e dua edhe unë një.”

Vajza e burgut- Karima el Mahroug, e quajtur “Ruby” (tani 18 vjeç).

Ajo vuri në lëvizje aferën e seksit. Kur u arrestua për një vjedhje, një telefonatë nga kryeministri e nxori vajzën e lindur nga Maroku nga burgu. Një shoku të saj, Ruby do i shprehej në telefon: “Unë e takoj Berluskonin që kur kam qenë 16 vjeç. Ai më ka thënë se unë duhet të sillem si e çmendur, në mënyrë që asnjë të mos e besojë se ai takohet me të mitura”.

Pizza d’Amore-

Nadia Macri (28) – Dy herë ka bërë ajo seks me Berluskonin. Me sa duket për një gjë të tillë ai ka paguar 10 mijë euro.

Noemi Letiza (19) – Një foto e ditëlindjes së saj të 18-të ka shkaktuar shumë probleme për Berluskonin. Në foto shfaqej kryeministri me një gotë shampanjë.

Veronica Lario (54) – Akoma gruaja e tij. Rreth 20 vite e duroi ajo Berluskonin. Fotoja me Noemin dhe emërimi i Show-Girls për Parlamentin Europian e mbushën kupën. Procesi i divorcimit vazhdon.

Patrizia D’Addario (42) – Një prostitutë e rangut të lartë. Regjistrimet e saj shkaktuan shumë probleme.

Eleonora Gaggioli (33) – Në të vërtetë biondja është një aktore, por Berluskoni kërkoi ta kandidonte së bashku me dy femra për Parlamentin Europian. Gruaja e Berluskonit i quajti këto gra: “prostituta të pafytyra në shërbim të pushtetit”.

Barbara Matera (28) – Prezantuesja televizive është e vetmja që ia ka dalë të kandidohet për partinë e Berluskonit në zgjedhjet për Parlamentin Europian pas shumë debatesh.

Lini një Përgjigje