Berisha: Zgjedhjet do mbahen më 8 maj, PPE ndëshkoi ndërkombëtarisht Ramën

14 Shkurt 2011, 13:15Politika TEMA

Kryeministri Berisha është shprehur i vendosur në mbajtjen e zgjedhjeve vendore më 8 maj, pavarësisht situatës së tensionuar politike që mbizotëron në vend. Berisha në mbledhjen e grupit parlamentar të PD-së është shprehur se nuk do të ketë asnjë forcë që ta zhvendosë këtë datë.

“Çdo ditë zoti Rama kupolës së tij i thotë se në nuk do të marrim pjesë në zgjedhje dhe ne do zvarrisim vendin si në 1997-n. Zgjedhjet do të bëhen në 8 maj dhe nuk do ketë forcë që do i zhvendosë ato. Opozita do ketë të gjitha hapësirat që duhet të ketë në një garë elektorale të një vendi të lirë”, tha Berisha.

Ndërkohë, Berisha ka thënë se rezoluta e Partive Popullore Europiane është një ndëshkim ndërkombëtar për kreun e opozitës, Edi Rama.

“Rezoluta përbën një ndëshkim madhor ndërkombëtar për kryetrin e PS-së dhe atë grup bllokmenësh të rinj, që në krye të saj e kthyen Partinë Socialiste në një parti dhune dhe taktikash për të marrë pushtetin” theksoi Berisha.

Berisha tha se kjo rezolutë përbën njëkohësisht një nga qëndrimet më të prera që është mbajtur ndonjë herë në Europën e pasluftës ndaj një force politike.

“Cilado që kanë qënë forcat politike si ajo e Millosheviçit, nuk kanë të regjistruar një rezolutë që të dënohen përpjekjet për të marrë me dhunë pushtetin” theksoi Berisha.

9 komente në “Berisha: Zgjedhjet do mbahen më 8 maj, PPE ndëshkoi ndërkombëtarisht Ramën”

  1. eddy says:

    PO THA I CMENDURI BERRISHA KA MBARUAR CFARE THOTE AI USHTARET E PD JANE GATI POR PROBLEMI SE PO FLET KOT SE AI NUK DI ASNJE LLOJE GJUHE TE HUAJE E KAM DEGJUAR NE ITALISHT ME BERLUSKONIN JAM KENAQUR KU MUND TE ZEVENDESOJE PA FRIKE AGRON LLAKAJN NE FRENGJISHTE ESHTE ME SHUME SE NJE KATASTROFE CFARE THEM UNE AI NUK DI AS SHQIPE E FLET SHQIPEN SI KOSOVOT

  2. Dajti says:

    Nuk e di kur do ti mbyllet goja ketij perbindeshi.Per cfare zgjedhesh eka fjalen kur tani jane bindur edhe
    halimet e tij qe me ate kryeminister,asnje nuk shkon ne kutite e votimit.

  3. nicolla disha says:

    Opozita ne asnje menyre nuk duhet qe te marrin pjese ne zgjedhjet lokale. Opozita duhet qe te perqendrohet tek largimi i qeverise, dhe tek zgjedhjet e parakoshme parlmentare. Me Berishen nuk shkohet edhe ne nevitore ja ma te shkohet ne zgjedhje. Berisha le ti beje zgjedhjet si Enveri pa opozite sepse ato nuk jane te vleshme dhe demokratike pa opoziten. Opozita ti rrije besnike popullit te zemruar nga qeverisja e korruptuar qe vravi 4 burra per te mbajtur me dhune pushtetin e korruptuar. Berisha vravi 4 burra dhe duhet te largohe pa hezitime. thank you!

  4. AlbinoBlackSheep says:

    Te premten ne shesh.Mubaraku shqiptar duhet te ike. Opozita nuk duhet te pranoje zgjedhje lokale nen organizimin e Berishes. Votat tona nuk kane vlere kur vidhen. Nuk duhen bere leshime kur flitet per voten pavaresisht se sa presion ben perendimi. U ndoq keshilla e te huajve per zgjedhjet e kaluara dhe shiko ku jemi.Eshte shume e qarte tashme se cfare demi shkakton nje bande cubash kur drejton nje komb.Shpresoj qe te jete nje organizim serioz i protestes dhe te kalohet ne nje faze tjeter, jo me protesta sporadike por nje proteste e fuqishme e perditshme paralizuese per qeverine.

  5. Falcon says:

    nuk varet me nga ty kur do mbahen zgjedhjet idiot..dhe po ti mbash askush nuk do votoje pervec nja 3000 veteve qe ke nen thunder ti..keshtu qe do jene te pavlefshme..je kashte loje dhe ti e di kete ,vetem i trembesh drejtesise,saper 97 ate e krijove ti me skemat piramide qe ngrite dhe rope gjithe shqiptaret,duke ju ju thene se jane parate me te pastra ne bote…ike plaku Mere ike…

  6. arsen says:

    Po afron 21 shkurti
    10 vjet me pare bustin e Dulles e terhoqen me kamion….
    Habitem si nuk ka frike ky njeri?!!!

    1. AlbinoBlackSheep says:

      O Arsen nuk ka frike ky se qe nga dita qe Avni Rustemi shtriu ne mes te Parisit tradhetarin Esat Pashe Toptanin ne vetem buste kemi terhequr zvarre. Eshte koha qe tu tregojme ketyre te “paprekshmeve” se nuk do kene kohe tu behen buste.

  7. Epirioti says:

    Mire mo qe PPE iu tha gjysme fjale mbeshtetese, po c’do na thuash per VFT, MUT, DREQ, CCAR, LOPE, SVG, NUTS, PUFFS, ASETIRDT, GUGJAVIPT, MAEBY qe nuk te mbeshteten ne rolin tend si Esat pashe Toptani.

  8. raimondi says:

    Sala ka haruar ca sistemi eshte –Je ne demokraci o Sale, nuk je ne Sali Kraci

Comments are closed.

Lini një Përgjigje