UPDATE- Presidenti i Republikës, Bamir Topi pati sot një takim me Kreun e Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, Ambasadorin Eugen Volfart, me të cilin zhvilloi një bisedë të përqendruar veçanërisht në përgatitjet për zhvillimin e zgjedhjeve të ardhshme vendore, të dekretuara nga Kreu i Shtetit më 8 maj 2011.
“Kreu i Shtetit shqiptar nënvizoi qëndrimin e tij të palëkundur për mbajtjen e zgjedhjeve të ardhshme vendore, të dekretuara sipas afateve kushtetuese më 8 maj 2011 duke u bërë thirrje partive politike që t’i vlerësojnë ato me seriozitet maksimal,” thuhet në një njoftim të presidencës.
Në këtë kuadër, Presidenti Topi përsëriti mesazhin e tij të shprehur edhe më parë, duke theksuar se “vazhdimi i axhendës integruese evropiane të Shqipërisë si dhe përmbushja e suksesshme e projekteve madhore që ka ndërmarrë vendi ynë, shtrojnë si domosdoshmëri që këto zgjedhje të mbahen në afatin e përcaktuar ligjor, që infrastruktura zgjedhore të jetë plotësisht e ndërtuar dhe funksionuese, që të jenë të lira, të ndershme e të drejta duke mos humbur më kohë të vyer, siç ishte tejkalimi i afatit të 8 shkurtit për emërimin e komisionerëve të KZAZ-ve, sepse askush nuk duhet të ketë iluzione për shtyrjen e mundshme të tyre.”
Nga ana e tij, Ambasadori Volfart shprehu kënaqësinë për këtë takim me Presidentin Topi duke ndarë me të të njëjtin mendim lidhur me përgatitjen dhe zhvillimin e suksesshëm dhe sipas afateve kushtetuese dhe ligjore të zgjedhjeve vendore të 8 majit. Kreu i Prezencës së OSBE-së në Tiranë, Eugen Volfart nënvizoi domosdoshmërinë që faktorët politikë shqiptarë të përgatisin së bashku zgjedhjet vendore për të mos humbur më kohë, në mënyrë që qytetarët shqiptarë të gëzojnë frytet e standardeve demokratike.
Comments are closed.
Oreee…!
I ka lexuar ky materialet e Dritan Priftit?? (Ato te gjetura nga experti amerikan)
Cfare zgjedhjesh more?!
Demosnstrata
Pranga hajduteve dhe armiqve te popullit dhe pasurive te Shqiperise!
Protesta deri ne kthimin e kesaj pasurie ne vendin e cet. Tek shqipetaret e vjedhur.
Dil mor bamir nga Presidenca! Shko dhe riji ne krah Ina Rames ne Prokurori! Jepi kurajo!
Zgjedhjet do behen pa plehrat dhe ferrat qe na kane nxire jeten!
…Bamiro, te trashegohet vajza! po vari bidonat zgjedhjeve se do deshtojne siç deshtoi puçi qe doje ti beje liderit legjendar, prehistorik,kavalier Berishes!
Keta njerez sikur jetojne brenda ne laboratore dhe nuk duan te shikojne realitetin…
Cfare zgjedhje do behen kur hajduti Berisha i vodhi te parat,i dogji kur u kap dhe nuk pranoi verifikimin…
Une ate njeri qe me vodhi voten deshiroj ta shikoj ne hell,po – po ,ne hell dua ta shikoj ate felliqesire qe rri ne Pushtet edhe me voten time te pervetesuar padrejtesisht…
Ndersa Presidenti me thote qe shko voto perseri,qe ai te vjedhe perseri,qe ai te thote mbas kesaj vjedhjeje te re qe “jam i ndershem,edhe zgjedhjet e kaluara i fitova me merite,sepse mua me do populli”!!!
Jo,z.President,ZGJEDHJE TE NDERSHME.TE ORGANIZUARA NGA SALI BARISHA NUK MUND TE KETE!!!!!
PRANDAJ U KAM BERE THIRRJE TE GJITHE OPOZITAREVE: BOJKOTIM!!!!!!!
… Saliu nese vodhi me pafytyresine me te madhe zgjedhjet e 2009, mendo se me çfare egersie do ti versulet zgjedhejve te 8 majit. As nuk diskutohet kjo!
Perendimoret kane planin qe ta fusin ne kurth Berishen per zgjedhjet lokale, duke e ditur se nuk mund ti fitoje kurre ne rruge te paster, jane 100% te qarte se do te beje te pamunduren per manipulime,dhe pasi ta kapin me presh ne dore perseri do ta detyrojne te largohet nga pushteti dhe te mbajne zgjedhje te parakohshme!
Keto lojra te ketyre nderkombetareve na e shpifen, kane shume frike se Berisha mund ta beje lemsh perseri Shqiperine, duan ta mbajne nen presion positiv sepse ky i anullon konçesionet dhe i prish pazaret qe ka bere. Me zgjedhjet lokale duan te testojne se sa mbeshtetje popullore ka Rama, dhe me pas ta çojne vendin ne zgjedhje te parakohshme, me qellim qe te rregullojne edhe ballancat ne Parlament ne menyre qe te mos arrije qe opozita e sotme te fitoje 84 vota. Perendimi ka shume skepticizem per opoziten e sotme me elemente si Ndoka, Dule, Ngjela! te cilet jane pa koke dhe pa bisht dhe te zhytur ne llum aferash te pista.
Ndersa Ramen vazhdojne ta quajne TiRama(nenkupto Tiran)
Mbushin mire keta apo jo.Per çfare zgjedhjesh flasin more aman. Pse nuk thone me mire lereni Salen edhe kete here te vjedhe zgjedhjet qe keta ti çertifikojne si te ndershme e te mburen pastaj per demokraci funksionale e stabilitet politik.Jo nuk mund te zhvillohen zgjedhje ne keto kushte me nje kryeminister qe vret e pret e njekohesisht vjedh.PS duhet te mendohet mire. Para se te vendose te hyje ne zgjedhje duhet te kerkoje plotesimin e disa kushteve qe do te garantonin qe zgjedhjet do te ishin te lira e te ndershme.Dhe kushti i pare eshte largimi i kesaj qeverie vrastare.Ne te kundert vetem BOJKOTIM duhet te kete.
zoti BAMIR e dime shume mire qe je zoti ivetes por ne rastin tend ju jeni PRESIDENTI I SHQIPRIS dhe ju e dini shume mire se si u zgjodhet JU THAT QE TJA LEME SOVRANIT TE ZGJEDH por tani jeni pre sidenti dhe ju takon juve te mbroni institucionet Lere se cfar thote saliu se 75 ppe mbrojne Salen SE mbrojne salen nuk do te thote se mbrojne KORRUPSIONIN E ZOTIT sali E MINI STRAVE te tij
Kur shqiperia do te kete nje president qe te perfaqesoje nje presidence!Kur z.Topi do te dali nga kjo kornize ku e ka futur vehten “top”!I thone nje fjale “Fshati digjet e kurva krifet”.Lereni i nderuar presiden OSBE te beje punen e tellallit se mper ate paguen aq shtrenjte!E ç’fare i do shqiperia zgjedhjet e kryetareve te kooperativave kur ne krye ka malin ,gjigandin,te pathyeshmin,burin e shtetit,Sali!Rrofte repoblika e bananeve !