Deputeti i PS-së, Eduart Shalsi, duke bërë një paralelizëm me atë që ndodhi në Egjipt, ka deklaruar se kryeministri Sali Berisha do të ketë të njëtin fat si Mubaraku, i cili u largua nga pushteti pas protestave masive të egjiptianëve.
“E pamë se çfarë po ndodh në vende ku qeveriset jo me vullnetin e popullit. Historia na i ka treguar se çfarë ndodh kur qeveriset për interesat private. Sado të përpëliten për të qëndruar në pushtet, fundi i tyre është i paevitueshëm. Sa më shumë i afrohen fundit, aq më të rrezikshme bëhen politikat e tyre”, ka deklaruar Shalsi.
Ky i fundit ka pohuar se Berishës i ka ardhur fundi dhe për këtë arsye, ai po përpiqet që të vjedhë sa më shumë të jetë e mundur, përpara se të largohet.
“Mësuam se qeveria do privatizojë 1280 objekte shtetërore para zgjedhjeve lokale. Çfarë e nxitu Saliun ta bëjë këtë? Një pushtet që parandjen fundin e tij kërkon të vjedhë dhe të marrë sa më shumë”, ka thënë Shalsi.
Në emër të opozitës, Shalsi ka kërkuar nga ana e qytetarëve që të dalin në protestën e 18 shkurtit, për t’i thënë jo vjedhjes se kusarisë së qeverisë së drejtuar nga Sali Berisha.
Comments are closed.
Edo pse nuk bo nje mbledhje me koncesus dhe kushdo shkon ne shpi te vet i gezuar dhe i lumtur…..
O Shalso, atyre egjyptjonve iu dol shpirti atje ne shesh tash 20 dite dhe ishin mbi 1milion. Nuk e boni dot ate veze ju bashkjaksit e Tirones se s’keni ku i leni pallatet qe keni bo me Edin e Gjate.
C’do me then si Mubaraku? dmth te largohet per pushime diku bashke me familjen dhe me 1 milard dollare e kusur? Jo, jo per keta tirane funderrina duhet te kerkojme fundin si te Cauceskut ne Rumani.
Qe te largohet si Mubaraku duhet
1. te jete opozite e e forte dhe jo opizite lulesh
2. te kesh nje popull thellesisht opozitar si ai i Egjiptit
3. te kesh edhe te huajt pas vetes( per fat ata jane te gjithe me Saliun)
Qe te largohet mubaraku duhet jo proteste 1 oreshe e nje here ne muaj por 24 mbi 24 me qadra rrotull kryeministrise deri ne largimin e tije.
Jam ne nje mendje me Ju z/zj fule,ne shqiptaret duhet ti japim fund njehere e mire epokes “Merr e ik e mos kij frike”.Eshte teresisht ne doren tone dhe s’duhet te vonohemi me .
SHALE-SI TREGON DITEN ENDRRAT QE SHEH NATEN.
CFARE THOTE SHALE-SI PER KALORESIN E LUFTES KUNDER KORRUPSIONIT DRITAN PRIFTI?
PO PER TANGAT DHE KOKAINEN E RAMES(SIPAS DEPUTETIT TE RI TE PS-se PRIFTI)?
NESE SHALE-SI E VURI PRIFT,TE MOS I RRUAJ MJEKREN.KA PLOT GJERA TE TJERA PER T’I RRUAJTUR.
Njerzit si Berisha nuk dorezohen asnjehere! Fundi i tyre nuk mund te jete vecse nje largim i detyruar i tipit Mubarak! Ata besojne sinqerisht se demokracia eshte nje sistem qe mbeshtetet mbi korupsionin dhe kete ata e pranojne haptazi! Por ne intimitetin e tyre ata besojne gjithashtu se askush s’mund te jete me i korruptuar se ata, sepse ata jane me te vertete kampione te korrupsionit. Kjo i con tek besimi po aq i sinqerte se askush s’mund ti zevendesoje ne qeverisje.
Po arsyetimi i tyre eshte totalisht i gabuar: ceshtja ketu nuk eshte aspak morale! Ceshtja eshte thjesht praktike! Ata duhet te ushqejne nje popull, qe e vjedhin dhe kete ata nuk mund ta bejne dot kurre!