Kaq i babëzitur ishte klani i Mubarakut

11 Shkurt 2011, 17:20Politika TEMA

Thuajse tridhjetë vjet ka qëndruar në pushtet Hosni Mubarak, 82 vjeç. Disa e quajnë edhe “Faraoni”. Paraardhësit e tij Awar al-Sadat dhe Gamal Abdel Nasser e kanë lënë detyrën të vdekur. Por si e ka parashikuar të ardhmen e tij Mubarak dhe familja. Patriarku i vjetër dhe e gruaja 13 vjet më e re, Suzana, duket se i kanë bërë mirë llogaritë.

Ata njihen si njerëz të babëzitur e të korruptuar. Klani Mubarak mendohet se ka një pasuri prej së paku 40 miliardë dollarë. Këtu përfshihen pasuri të patundshme në Egjipt, Londër, Paris, Dubai e Frankfurt. Por shumica e parave janë në llogari bankare jashtë vendit: në SHBA, Britani të Madhe dhe në Zvicër.

I biri, Gamal, ka një pasuri prej 17 miliardë dollarësh. Pasuria e babait të tij vlerësohet 10 miliardë dollarë. Edhe biri tjetër i Mubarak, Alaa ka pasuri të patundshme në gjithë botën. Pasuria vlerësohet të jetë 8 miliardë dollarë. Gruaja Suzana nuk është pa gjë. Pjesa e saj vlerësohet se është 3 deri në 4 miliardë dollarë.

Po nga vjen kjo pasuri?

Nga tregtia e armëve, marrëveshjet e dyshimta për pasuritë e patundshme dhe investimi në industrinë e turizmit në rajonet Sharm El Sheikh e Hurghada.

“BILD”

Lini një Përgjigje