Rama: Privatizimet e Berishës janë një plaçkitje masive në prag të largimit

11 Shkurt 2011, 12:12Politika TEMA

Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, në bashkëbisedimin e rregullt me gazetarët ftoi qytetarët që të protestojnë më 18 shkurt. Rama deklaroi se do të vijohet me protesta masive. Ai e quajti të turpshëm Kuvendin. Sipas tij, ministrat kanë fyer opozitën. Një pjesë të mirë të fjalës së tij Rama ia kushtoi vendimit të qeverisë për të privatizuar 1280 pasuri publike. Rama e quajti një akt banditesk. Ai shtoi se ka informacione për abuzime me shitjet e këtyre pasurive. Ai tha se Azotiku i Fierit do i jepet LSI. Rama akuzoi edhe ministrin e Mbrojtjes. “Imami po paketon e po i dërgon në oborrin e familjes pasuritë e ushtrisë,” u shpreh Rama. “Ky nuk është proces privatizimi, por plaçkitje,” deklaroi Rama.

Kryetari socialiste premtoi se me ardhjen në pushtet do ketë një proces transparence të jashtëzakonshme për këto privatizime. “Do zmbrapsim çdo proces privatizimi të korruptuar,” tha Rama. “Do i shkojmë në fund transparencës së burimeve të pasurisë së cilitdo,” vijoi kryetari i PS. Ai deklaroi  se kjo është arsyeja pse vidhen zgjedhjet, se përse vriten njerëzit në protestë e pse varfërohen njerëzit.

Rama tha se i vetmi lajm i mirë është se Berisha po e kupton se është dikur ikur ndaj po plaçkit.

10 komente në “Rama: Privatizimet e Berishës janë një plaçkitje masive në prag të largimit”

  1. velo says:

    Vetem le te ike pa le te mare sa te doje se prap me te fituar jemi me largimin e Sali hajdut vrasesin.
    Duhet vetem qe opozita mos terhiqet nga objektivi i saj.

  2. Falcon says:

    te gjitha do ti ktheje te populli shqiptar familja cecene berisha,kudo qe te shkoje …deri ne centin e fundit

  3. AlbinoBlackSheep says:

    Edi duhet te pergatitesh qe tani per transparencen qe flet. Duhet te kesh kujdes per menyrat e larjeve te parave qe perdorin bllokqenat.Qipro,Zvicer,Amerika e Jugut,Ishujt Cayman jane parajsa e llogarive bankare te dyshimta. Kushdo qe vjen ne pushtet me deshiren per te luftuar korrupsionin do ta kete shume te veshtire pasi eshte bere pjese e mentalitetit shqiptar.Por disa nga keta padrinot tane nuk duhet ta shohin me driten e diellit.

  4. nicolla disha says:

    Z. Rama vetem protestat serjoze dhe te perditshme largojne Berishen nga pushteti. Jo dhe jo zgjedhjeve lokale, vetem largimin e qeverise te korroptuar. Edhe nje here Opozita dhe populli Shqiptare te mesojne nga protestat e perditshme qe u bene ne Egjipt dhe fituan. Dialog, vetem kur qeveria e Berishes te jete larguar. Thank you!

  5. korleone says:

    Kot lodhet edi rama me llafe boshe ,,,nese vertet do ti jap seriozitet kauzes dhe te mos behet qesharak ne sy te opinjonit publik ateher Edi Rama duhet te shpall me dat 18 diten e demostrates se nuk kthehemi ne shtepi pa zgjedhje te parakoheshme ,,,, nese edi vazhdon si ka vazhdouare gjer tani me protesta nje her ne jave ateher ai ska seriozitet ne kete drejtim ,, egjiptianet e ndane mendjen dhe ndenjen ne shesh per 20 dit me rradhe dhe ne fund ata fituan dhe arriten ta mposhtin diktatorin mubarak ,,, gjer ne momentin e fundit te dorheqjes mubaraku thoshte se nuk dorehiqej por kur pa se populli eshte i vendosur ateher u dorzua sepse ne fund gjithmon eshte populli qe fiton ,po ama nese edi rama nuk ja le ne dor vendosmerin per te protestuare gjer ne largimin e qeverise popullit ateher gjer ne 2013 do kemi protesta nje her ne jave per cdo jave kush eshte zgjidhja eshte shum e thjesht :
    Demostrate me dat 18 dhe ne fjalimin e kesaj demostrate te njoftohet qe:
    a}Demostrata do vazhdoje pa nderprerje 24 ore rrjesht
    b}Te vendosen cadrat para kryeministrise kur njerezit te protestojne nat edhe dit
    c}Demostratat te jene paqesore .
    Ne te kunder edi rama te beje sa te doje proteste nje her ne jave sja ndjen saliut ne ate drejtim .

  6. nicolla disha says:

    Edi Rama ose lagohu nga lidri i opozites ose me 18 shkurte te shpallet nje proteste derin ne largimin e Berishes dhe qeverise te korroptuar. Populli ka nevoje per nje lider qe eshte besnike i popullit. I kerkoje gazetes tema qe te piplikoje kete thirrje.

  7. VL says:

    Llafe boshe si ne 97n. Ashtu thoshte dhe Fatos Nano me shoke se kur te vinin ne pushtet do ua kthenin parate popullit e nuk do lejonin kto matrapazlleqe. E ca bene ?? Azgje Vodhen per veten e tyre edhe pastaj na e ngecen Saliun prape. Tani e njejta gje. Me ke me Gramoz Rucin do beje tranparence Edi Rama ??? Kta jane te gjithe hajduta dhe mashtrues te papare Saliu dhe Edi bashke.

  8. nicolla disha says:

    Doja te thoja qe te puplikoje thirrjen qe bera!

  9. Ndoc Sukaj says:

    Zoti Rama! te gjitha ato cfare thoni eshte mire nese do te mund ti realizoni,por do te jete shum e veshtire per faktin se Z Berisha kur e,, dorezon,, pushtetin ndjek modelin e ,,Tokes se djegur,, Nuk e di se cfar do te mund te beni me pare. A do te paguani Borxhet,a do te rregulloni Drejtesine qe deri sot ka mbrojtur njerezit e fuqishem dhe me Pushtet,a do te rregulloni ekonomine sistem Piramidal,a do te ulni taksat,apo do te merreni me Berishen qe po e patet ne Opozite do tju konsumoje shum energji dhe kohe.Prandaj mos premtoni shum se per shum arsye njeriu edhe pse do nuk mundet ti realizoje.Nje fjale e urte e komshinjeve tane Italiane thote: ,,Provare per credere,, Me pa durim presim te qeverisemi nga njerez me mentalitet Europian pasi me Berishen dhe Nanon nuk patem Fat.

  10. napolon says:

    Gërdalla komuniste sali berisha eshte formua njriut të që realizoi PPSH.Ai i ka të gjitha cilesite e nje komunisti,besnikërine,hajdutllekun,mashtruesin,shpifësin e shumë cilesi të tjera. Rroftë PPSH me në krye sali berishën dhe të gjithë zagarët që e ndjekin nga mbrapa.

Comments are closed.

Lini një Përgjigje