UPDATE- Deputetët e PS kanë lënë seancën. Largimi i deputetëve socialistë ka ardhur menjëherë pas fjalës së kreut të grupit socialist Gramoz Ruçi i cili e fajësoi sërish kryeministrin Berisha për vrasjen e 4 demonstruesve në 21 janar. “Ju vërtetuat në këtë seancë se jeni ju fajtorët kryesorë për ngjarjet e 21 janarit. Ju dëshmuat sot se jeni bashkëpunëtorë të 21 Janarit ” theksoi Ruçi duke shtuar se seanca e sotme ishte një turp pasi opozitës iu mohua e drejta e fjalës.
Pas 2 minutave kryetarja e Kuvendit i ndërpreu fjalën kreut të grupit socialist Ruçi me pretendimin se i kishte përfunduar koha që parashikohet në rregulloren e Kuvendit. Menjëherë më pas deputetës e opozitës janë larguar nga salla e Kuvendit duke mos marrë pjesë në votimet e ligjeve, ashtu siç kanë deklaruar edhe më parë.
Seanca parlamentare për ngjarjet e 21 janarit është duke u zhvilluar mes tensionit. Krerët e grupeve parlamentare të PD-së dhe PS-së kanë akuzuar njëri-tjetrin për ngjarjet e 21 janarit. Tensioni është rritur dhe madje ka pasur edhe përplasje fizike mes deputetëve. Për këtë arsye seanca është ndërprerë. Tensioni ka nisur pas fjalës të kreut të grupit parlamentar të PD-së Astrit Patozi ku deputetët socialistë janë ngritur në shenjë proteste nga vendet e tyre dhe janë rreshtuar përpara foltores së Kuvendit. Më vonë deputeti i PD-së Paloka ka nisur të flasë po i është kërkuar nga deputeti Stërkaj i të mos flasë deri kur të qetësohet situata e krijuar në sallë. Mësohet gjithashtu se deputeti i PS-së Stërkaj i ka tërhequr edhe mikrofonin Palokës duke mos e lejuar edhe të flasë. Ndërkohë në këtë moment ka ardhur deputeti i PS-së për qarkun e Lezhës Armando Prenga i cili ka qëlluar me grusht deputetin Paloka.
…
Kuvendi i ka nisur punimet duke mbajtur 1 minutë heshtje për katër viktimat e 21 janarit. Kjo është seanca e para pas demonstratës tragjike. Kryetarja e Kuvendit ka kërkuar që të mbahet një minutë heshtje. Në fjalën e tij, kryetari i grupit të PS, Gramoz Ruçi tha se fjala e tij i drejtohet ministrave. “Shpirtrat i keni të shitur,” deklaroi Ruçi. Zyrtari socialist tha se Berisha duhet të sqarojë se kush ka dhënë urdhër për të qëlluar. “Plumbat dolën nga kryeministria,” tha Ruçi, duke shtuar se ka qenë Berisha që ka dhënë urdhër. Ai i quajti gardistët thjesht viktima.
Comments are closed.
Ne qofse Edi Rama shkon ne zgjedhjet lokale, atehere te paketoje valigjet dhe te largohet nga partia socialiste.
Per Sokol Olldashin, Ai eshte nje cullac mamaje. Ka faje ky popull qe i jep voten.
Partia Socialiste duhet qe ta kuptoje mire se me Partine Demokratike hupe kohe kot.
Zgjidhja me e mire per Shqiptaret eshte, zgjedhje te parakoshme.
Partia Socialiste te ket kujdes me veprimet e saj. Berisha duhet te japin dorheqjen dhe Shqiptaret te shkojne ne zgjedhjet e parakoshme si mjet te daljes nga situata e mbrapshte.
Opozita duhet te kerkoje vetem dorheqjen e qeverise kur proteston ne rruge. Ne qofse Edi Rama nuk mundet te beje kete, atehere Edi Ram te jape dorheqjen, dhe te vendoset ne krye te opozites Z. Pandeli Majko. Por keto veprime duhen qe te behen shume shpejte. Populli nuk ka nevoje per nje opozite qe sillet si Lavire.
Gjithe bota i ka pare live vrasjet e shqiptareve.Nuk e kuptoj perse duhen komisionet parlamentare dhe ata specialistet e FBI.Nuk ka kuptim dhe dialogu ne keto kushte.Ju eshte mbushur mendja top qe shqiptaret qe pervec qe jane kokepalare jane edhe rrota k..i.Por e kane shume gabim.Duhet urgjentsht te shpallen zgjedhjet e reja para se uragani popullor ti marre te gjithe perpara
Ore cfare e dini Edi Ramen ju. E ka mare zerizisht kete pune dhe bravo i qofte, se cdo njeri tjeter brenda PS do i ishte nenshtruar kushteve te Salqenit me kohe.
me vjedhje dhe vrajse keta plehra nuk kane per te shkuar larg. zgjedhjet e reja jane e vetemja zgjidhje per ne.duhen filluar demostratat dhe te mos ndalen per asnje cast deri sa saliu te japi doreheqjen dhe te dorezohet para ligjit per vjedhjet dhe vrasjen e 4 demostruesve
duhet te krijojme dy karrige kryeministrash qe te mos klete protesta qenkan te tere nga Kuci Vlores qe e duan autobusin gjeras mor jahu keta, te tere te paret be vendit duan te jene. turp dhe per gazetaret qe i mbeshtesin, duhet mbeshtet populli jo politikanet, ata kane pare me thase
Pame edhe sot se si ushtaret me pagese te Saliut vazhduan te kakarisin kengen e
gjelit te tyre,degjuam ata vrases te thone se ishte Edi Rama qe i
shtyu shqiptaret te vriten!!!pra po te protestosh kundra qeverise je
i vdekur,po te demostrosh kundra regjimit Salinist te merr plumbi,sot ne sallen e kuvendit mungonin pikerisht ata qe te ekzekutojne ne dite me diell,ku dreqin bredhin keta vrases sot?
kur shqiptaret ne pergjithesi,dhe familjet e te vrareve ne vecanti duan te dine pse u vrane,kush i vrau?Saliu dhe pjella jo biologjike e tij Luli sado ti shmangen debatit te dites,e ardhmja do jete e zymte per ta,e nesermja do i rezervoje supriza befasuese ketyre plehrave,ndoshta do hane,e rrine,do flene e do pine ne te njejten qeli me zbatuesit e ardherave te tyre(me komandot e gardes)ndoshta ju do shkoni
pak me vone nga ata,me mire vone se kurre!Shqiptaret nder vite kane duruar por kurre nuk kane harruar,dhe Saliu e di me mire nga kush do tjeter…
Jo grupi te protestosh kundra qeverise nuk je i vdekur te protestosh me dhune kunder ministrise je i vdekur. Persa i perket grushtave ne parlament Ps eshte bere si nje grup cirku. Ata thone qe nuk e nxjerrim ne popullin te dali ne rruge me dhune por populli shikon sjelljet e deputetave socialiste dhe mendon se edhe te gjuash me grushta, gure, me shishe benzine eshte normale. Jo grupi, ti gjush tjetrit me grusht nuk eshte normale. Ti e din shume mire se ne shqiptaret vritemi per keto pune. Fajin e ka prokuroria qe i le te lire keta kllaune qe na felliqen neve. Deputet ne mes te evropes gjuan me grusht. Turp. Karagjozllik.
Populli thote nje fjale, kur shkon ne dasem do kercesh, kur shkon ne lufte edhe vritesh. Mos u nis per lufte qe te mos vritesh.
Mos e ke gjo Ed paloken ti shoku?? Populli shqiptar ka msu me djeg kryeministrin ne 98 kur e digjte sala me kto zonja-burra si puna e palokes
E nderuar opozite tani me shqiptaret,votuesit tuaj qe pa ekzegjerim jane mbi 1MILJONE,mbeshtesin veprimin tuaj qe te merrni pjese ne parlament sa per tju bere te qarta te gjitha pislliqet bllokeqenve te sekretarit byrose.mbasi akoma munde te kete ndonji qe te besoje qorras.Ju falenderojme pa mase qe nuke po merrni pjese ne votim,vetem keshtu arrihet te dorzohet shpellari komuniste,me hajdutet e tije,ska ku ta thyej qafen,u jane mbydhur te gjitha shtigjet,zollumi i tyre eshte shume i madhe.
sa mire ja beri EDI PALOQES se ben si i forte ai thuthuqi i leshit
Bravo Armando Prenga! O per mire o per keq duhet me u permend buuri, per keq duhet me u permend! Besoj se per kete rast do prmendesh per mire. Besoj se ky grusht nuk ka qene aq i forte sa per te te perfaqesuar te gjithe shqiptaret qe e kane inate deputetin thuthuq e legen te Pd_se.
Bravo Armando Prenga! O per mire o per keq duhet me u permend burrri, Besoj se per kete rast do permendesh per mire.Nuk besoj se ky grusht ka qene aq i forte sa per te te perfaqesuar te gjithe shqiptaret qe e kane inate deputetin thuthuq e legen te Pd_se.
Teper dakort me Ty. Edi paloqja si me pas babe Salen e none Xhozefinen,
Edi Paloka dhe Sokol Olldashi,folen ne studjon e lajmeve te “Top Channel”si kaobojas rrugac.Ilir Paco mund ti kishte nxjerre perjashta me shqelma,natyrisht duke thirrur personelin e sigurise,por e gelltiti tangerllekun e tyre se vendi punes i tille ishte…vend ku duhet te mbreteroj kultura ku perfaqesohet kombi! Natyrisht,skane faj,kane edukimin qe marrin ne shkollen e Saliut!