Gjinushi dëshmon në prokurori për 21 Janarin

9 Shkurt 2011, 10:06Politika TEMA

Kryetari i partisë Socialdemokrate, Skënder Gjinushi është paraqitur në prokurorinë e Tiranës për të dëshmuar për ngjarjet e 21 Janarit. Ai është akuzuar shpesh nga kryeministri Sali Berisha se ka organizuar “puçin e shtetit”. Pas daljes nga ambientet e Prokurorisë, Gjinushi dha një prononcim për mediat, në të cilin theksoi se kreu i policisë vazhdon të fshehë të vërtetën për ngjarjet që ndodhën ditën e demonstratës. “Kreu i policisë po fsheh të vërtetën, puçi i shtetit nuk ekziston. Të gjithë e panë kush i vrau 4 persona. Garda qëlloi, u vërtetua dhe nga ekspertiza balistike”, theksoi Gjinushi.

2 komente në “Gjinushi dëshmon në prokurori për 21 Janarin”

  1. bbb says:

    Une shof tek Gjinushi dhe Ngjela te vetmiti lider te opozites sot qe jane konsekuente dhe te pergatitur politikisht per betejene rrezimi te bishes Sali. Jane njrez qe njohin ligjet dhe kushtetuten dhe jane te denje per debate politike. Rama eshte politikan i dobet, lider i pafuqishem te coje ne tatpjete nje anije te mbyt nga korrupsioni.

  2. raimondi says:

    —-Gjinushi eshte krye i afte ————Ky duhet ne krye te opozites , se di te arsyetoje ne menyre perfekte ne bisedime te drejte perdrejta

Comments are closed.

Lini një Përgjigje