LSI, Vangjel Tavo: Regjistrimi i popullsisë duke deklaruar kombësinë është në frymën e BE-së

8 Shkurt 2011, 14:42Politika TEMA

Deputeti i LSI, Vangjel Tavo, në një konferencë për shtyp ka komentuar deklaratat e konsullit grek në Korçë. Tavo tha se çdo koment nacionalist bie ndesh me aspiratat e dy vendeve. “Jam këtu për t’ju thënë që për Lëvizjen Socialiste për Integrim ruajtja, konsolidimi dhe respektimi i vlerave fondamentale të një shoqërie demokratike midis të cilave, padyshim është dhe respektimi dhe garantimi i të drejtave të minoriteteve në përputhje me standardet ndërkombëtare ka qenë dhe mbetët në themel të gjithë  investimit të kësaj force politike. Minoritetet dhe pakicat etnike në Shqipëri janë pjesë integrale e shoqërisë shqiptare, janë vlerë e qenësishme e qytetërimit shqiptar që është po aq edhe evropian. Nga kjo pikëpamje edhe minoriteti grek në Shqipëri është një kontribuues i rëndësishëm për integrimin evropian të Shqipërisë ashtu sikundër janë kontribuues të rëndësishëm të shtetit helen qytetarët shqiptarë që punojnë dhe jetojnë në Greqi. Prandaj çdo koment apo gjykim mbi këto kontribute apo vlera të patjetërsueshme nga pozita nacionaliste është i dëmshëm dhe bie ndesh me aspiratën evropiane të 2 popujve tanë dhe 2 vendeve tona anëtare të NATO-s,” tha Tavo.

Ai shtoi se regjistrimi i popullsisë duke deklaruar kombësinë është në frymën e KiE dhe BE. “Unë jam këtu në cilësinë e deputetit të LSI-së dhe nënkryetarit të Kuvendit të Shqipërisë. Jam këtu se regjistrimi i popullsisë duke përfshirë edhe të drejtën e qytetarëve shqiptarë për të deklaruar kombësinë e tyre është në frymën e Këshillit të Evropës dhe të Bashkimit Evropian  dhe çdo deklaratë, çdo ndërhyrje që është në kundërshtim me këtë frymë nga cilido qoftë është e dëmshme edhe për frymën e marrëdhënieve shumë të mira midis dy vendeve tona por edhe për aspiratat e dy popujve tanë,” tha Tavo.

7 komente në “LSI, Vangjel Tavo: Regjistrimi i popullsisë duke deklaruar kombësinë është në frymën e BE-së”

  1. horatius says:

    Ti shoku Vango vetem vizion nuk ke ne politike. Kalove tel LSI ne momentin kur po jep shpirt. Koqe Kandari turperove veten si xhuvelist

  2. Petrit Kola says:

    I sqaroje shqiptaret…
    Ky eshte flamuri i East India Company te cilin Anglia ja vendosi shtetit artificial grek.
    Kushtetuta e shtetit artificial grek e vitit 1827 thote se teritor grek eshte ajo pjese e teritorit marre me force te Perandorise Otomane.
    1-Grek sipas kesaj kushetute quhet cdo banor ortodoks ne teritoret qe i jane marre Pernadorise Osmane.
    2-Grek eshte cdo person ne bote (kinez, afrikane, indian, europian, eskimez, arab, pakistanez…) qe vendos te emigroje dhe behet banor i kombit, vendit dhe shtetit Greqi, me kusht qe te behet ortodoks.

    http://www.facebook.com/?ref=home#!/photo.php?fbid=108956532516225&set=a.101683056576906.2076.100002056355237

  3. palla says:

    Bir vangjel i nenes c’te te qaj me pare…..

  4. raimondi says:

    -Kjo eshte gjeja me fyese ————–Nje deficent injorant dhe jashtezakonisht i shpifur si ky Vangjua qe eshte nje mbeturine greke ne Shqiperi duke KEQ perdorur ne menyen me te neveritshme Emrin e Evropes Pernedimore, mundohet te na mari per budalla ( skandal !!) dhe
    kerkon te shtypi cdo ndjenje patriotike shqiptare qe me te drjete esht kunder ketij regjistrimi skanadaloz dhe per te cilin EVROPA PERENDIMORE ESHTE SHPREHUR KUNDER KETIJ REGJISTRIMI
    Biles edhe SALA vete tha qe EU eshte kunder ketij regjistrimi —
    — Tani ketu problemi nuk eshte tek ky Qelbesire ,
    por tek OPOZITA ,dhe tek Shtypi Opozites , qe nuk ngrihen kunder ketyre minjve te grekut , te cilet ne pergjithesi jane ca katundare te shpifur
    qe te vjen ndohte ti shikosh dhe jo me ti degjosh, dhe te diskreitojne keta dhe qeverine e Sales me Salen vete
    ————C’eshte kjo lloj opoizte mor vella ,qe nuk thote as gjysem fjale kunder politikes kriminale te spiunve te grekut ne Shqiperi
    biles flet me shume Sala qe eshte ne pushtet se keta qe jane ne opozite —Kjo eshte skandal
    –Te ishte SALA ne opozite , do kishte bere namin
    ,ndersa opozita e sotme nuk thote gjysme fjale

    ———–Po ti o MERO Labushi pse nuk ben nje kryeartikull kunder ketyre depudeteve qe bejne politike antishqiptare brneda en Shqiperi,.—Apo lere se ti gjithe hallin e ke te besh ndonje hartim kunder SALES

    –Pa asnje dyshim kjo eshte opozita me Budallqe dhe e perkrahur nga nje turme gazetaresh qe jane gazetare kafeneje , pa ide fare ,
    qe merren me ci mice , tip mizgunash qe e perdori gazeten si te nxjerin inatet persoanle dhe jo te trajtojne problemet qe ka kombi shqiptar dhe shqiptaret vete

  5. Nabukodonosor says:

    Tamam greku i mutit.Edhe nje plehre si ti ishte mangut ne LSI.

  6. kosova says:

    po ku ishe kur enveri ishte gjalle o i mjer po ne ket parti e ke gjete vendin se aty per te vjedhur ke mundesi por me endrra se shqiptaret jan grek do te fundosesh bile edhe koken e madhe te tradhtise qe eshte njifar iliri puthadori i zjarrvensit te shqiperis por shqiperia ka pase gjithmon armiq dhe ata jane mundur me dashurin per atdhe prandaj as sala me endrra e as ti sdo te arrini asgje pos hekurat ne duar te pergjakura shtrenjte do ta paguani armiqesine me ne shqiptaret

Comments are closed.

Lini një Përgjigje