“Nuk do të ndalemi në kërkesën tonë për largimin e Koalicionit të Turpit”

7 Shkurt 2011, 17:25Politika TEMA

Nga Edi Rama

As sot, në ditëvarrimin e viktimës së katërt të dorës së shtetit, Saliu i pari i Koalicioni të Turpit nuk rreshti së sulmuari opozitën dhe së bëri presion mbi prokurorinë e mbi shtypin e panënshtruar ndaj tij.

Sot i dhamë lamtumirën të katërtit shqiptar të pafajshëm, që humbi jetën në demonstratën e popullit opozitar kundër pushtetit që vodhi zgjedhjet për të vjedhur Shqipërinë. Ndërkohë Saliu i Koalicionit të Turpit edhe sot, vijoi të shfryjë baltë e vrer mbi opozitën, prokurorinë e shtypin. Madje shkoi aq larg, sa jo vetëm i’u rikthye akuzës kriminale të natës së parë se vrasjet e 21 janarit i bëri opozita, po edhe 26 të vrarët e Gërdecit i’a faturoi opozitës përmes njëri prej zëdhënësve të tij.

Sot Saliu na ritregoi sesa e drejtë është kërkesa jonë për largimin e këtij Koalicioni të Turpit, sesa e drejtë është beteja jonë për t’i hapur rrugë një zgjidhjeve të re për Shqipërinë e marrë peng me votat e vjedhura dhe të vjedhur përditë në pasuritë, në shpresat e në ëndrrat e veta.

Ne nuk do të ndalemi në betejën tonë për liri e të drejta të panegociueshme, nuk do të ndalemi në kërkesën tonë për largimin e Koalicionit të Turpit, nuk do të ndalemi në përpjekjen tonë për drejtësi e zhvillim në këtë vend, nuk do ndalemi në rrugën tonë drejt një zgjidhjeje të re për Shqipërinë.

6 komente në ““Nuk do të ndalemi në kërkesën tonë për largimin e Koalicionit të Turpit””

  1. AlbinoBlackSheep says:

    Edi hipi avionit dhe bej nje vizite serioze ne Amerike. Sqaro pozicionin e opozites me fakte dhe pastaj merremi seriozisht me Ben Aline tone qe mendon se ai dhe familja e tij jane te paprekshem. Amerikanet mund te mos ndryshojne qendrim per shkak te interesave te tyre por jane nje faktor i rendesishem.Duhet folur me bosin e Arvizus.

  2. 21Janari says:

    Liria nuk negociohet por Fitohet…!

  3. LORA says:

    Sikur te mos ndaleshim qe prej16 marsit 2008,qe te nesermen e masakres shteterore ne Gerdec,nuk do te kishim kostot e llahtarshme te “rruges se Kombit”,kostot e vjedhjes me korruptim te zgjedhjeve,kostot e 5-permbytjeve barbare te Shkodres,koston e mungeses se transparences,koston e varferimit migjenian te njerzve,koston e jeteve te marra nga pushteti i kusareve-kriminele me imunitet,etj etj,,,,Jemi te vonuar.

    1. zana19 says:

      Lora,
      Ke te drejte, por po te fillojme me “SIKUR”, mund te shkojme mbrapsht qe ne kohen mbas luftes se dyte boterore, prese u lame ne kampin socialist, perse R. Alia s’i pranoje gjermanet te investojme ne Shqiperi, pse ma la peshqesh Salen, Nanon e kompani.
      A e di ate perrallen, “Sikur te martohesh me kete burre e te beja nje djale, e djali te vinte ne qilar, e sopata ti binte mbi koke……. ”
      SIKUREST nuk zgjidhin asgje, vetem na bejne te plogesht e qaramane.

      Le te pranojme realitetin ku jemi dhe te gjejme rrugezgjidhjet si te dalim nga kjo katrahure. Le te vazhdojme ne menyre te civilizuar te ngrejme kerkesat tona per te zhdukur korrupsionin.

  4. LORA says:

    Kushtezimi im nis e mbaron tek drejtesia per Gerdecin qe o do ti jape udhe shtetit ne sherbim te shtetasve o do te vulose shtetin e qoftelargut vrases serial diten per diell.Une e perbuz qaravitjen dhe luftoj fort per bindjet qe shpalos ketu.

  5. raimondi says:

    —Edi strategjine e ka te gabuar ———–Sala tani eshte trimeruar , sepse Sala e kercenoi Edin dhe ky nuk ja ktheu me kercenim , por e uli tonin e protestes, dhe me protesta paqesore nuk e rezon kurre Salen , eshte njelloj si ti flasesh murit
    –Dhe gjynah se vajti dem edhe gjaku i ketyre demonstruesve qe vrau Sala

Comments are closed.

Lini një Përgjigje