Arma që qëlloi Ziver Veizin ishte e një gardisti. Identifikohet edhe autori. Prokuroria kërkon tabulatet e drejtuesve të Gardës

7 Shkurt 2011, 09:42Politika TEMA

Arma me të cilën është qëlluar mbi Ziver Veizin është e gardës. Burime pranë grupit të ekspertëve kanë sqaruar se bëhet fjalë për një armë që përdoret nga njësia speciale e gardës. Tre herë janë bërë analizat për plumbin në trupin e Veizit dhe tre herë është arritur në të njëjtin përfundim. Mësohet se është identifikuar dhe gardisti që ka qëlluar mbi Veizin, por emri i tij nuk bëhet i ditur për shkak të hetimit. Prokuroria ka kërkuar gjithashtu dhe tabulatet e telefonatave të drejtuesve të Gardës.

6 komente në “Arma që qëlloi Ziver Veizin ishte e një gardisti. Identifikohet edhe autori. Prokuroria kërkon tabulatet e drejtuesve të Gardës”

  1. Gramozi says:

    –NE BURG!!..S’KA ME TOLERANCE DHE DHEMBSHURI PER KAFSHET…Jemi treguar te bute ne SOCIALISTET–ja kemi falur ARMIKUT #1>>>2HERE……Po tani s’ka me DUHET TE BEHEMI TE PAMESHIRSHEM….

  2. ...question says:

    …jo vetem jeta e te ndjerit Ziver, por as jetet e marra barbarisht nga vrasesit, nuk do mund te harrohen dhe te falen kurre! gjakun mos ta bejme uje, vrasesit perpara drejtesise! vetem drejtesi! nese nuk do te vihen perpara drejtesise vrasesit, ne kete vend do te perseritet perseri keto vrasje!Asnje lloj qeverie nuk i duhet lejuar me kurre te vrase me paramendim qytetare qe demostrojne, qofte edhe kur jane te dhunshem!!! nuk vritet!! nuk vritet!!! Qeverite nuk duhen lejuar te çojne gjerat deri ne ate pike sa te ngjallin urrejtje me nje pjese te popullit, perndryshe do te duhet te ikin. Ta pyesin b… mire kur te qeverisin! Opozita nuk duhet ta abandonoje dhe ta toleroje kete çeshtje siç beri me trasparencen, kjo eshte shume seriose per demokracine e neperkembur, perndryshe populli do ti marre ne dore fatet e tij dhe nuk na duhen me politikanet.

  3. Nabukodonosor says:

    Ku vajten cadrat mitroloz?

  4. AlbinoBlackSheep says:

    Nqs investigoni dhe mesoni emrin e gardistit ju lutem beheni publik. Po pati mundesi edhe ndonje fotografi te tij. Ka vrare nje njeri vetem per hobi dhe asgje tjeter.Meriton te njejtin fund si dhe viktima e tij.

  5. huri says:

    Armen prokuroria te mos e kerkoje ne vend tjeter:E ka zoti Sali Ram Berisha i Vucidolit brenda ne kasaforten e tij…

  6. beso says:

    Mendoj qe vrasja nuk ishte pasoje e te shtenit kuturu,por goditje e sakte;qe do te thote se ai qe qelloi te kete pasur urdher te qelloje drejt.Mesa di,ushtaret nuk jane me ushtare me thirrje te detyrueshme,por ushtare profesioniste me pagese;pra nje motiv me shume te ishin me gjakftohte.Pse mban pergjegjesi komandanti i Gardes?Thjesht sepse veprimet dhe perzgjedhjen e ushtareve ne pikat me nevralgjike behen me firmen e tij.Nuk mund te perzgjedhe ne efektivat ne Gardes psikopate,apo tipa qe per nje te share te fusin plumbin!

Comments are closed.

Lini një Përgjigje