Lexojeni këtë shkrim, titullin e të cilit e kam ndryshuar (me ca hile, të merremi vesh) në mënyrë që të nënvizoj vetëm njërin prej mesazheve të përcjella nga Glenn Kessler (titulli origjinal është “History lesson: Why letting go is so hard to do”). Jeni të impresionuar nga qëndrimi pro-qeveritar i ambasadorit amerikan? Ky shkrim (se mos vetëm ky!) na thotë, që të mos i japim shumë peshë. Ai ka punën e vet, e shqiptarët kanë të tyren. Këtu do të ndodhë çfarë duam ne që të ndodhë, e jo çfarë do një diplomat me emrin Arvizú, apo boss-ët e këtij zotërie në Washington. Amerikanët, në rastin më të mirë, kondicionohen nga një optikë rajonale e globale e gjërave, e rrallë mund të ndodhë (s’ka gjë se ata thonë të kundërtën), që të vënë përpara kësaj optike ndjeshmëri të natyrës demokratike të një pjese të shoqërive të vendeve si Shqipëria. Në rastin më të keq, ata lidhen me një “son of the bitch (le ta përkthejmë ‘horr’)”, që u vjen sipas midesë, dhe kjo është e gjitha për ta; kuptohet, për aq kohë, sa ky horr ia del të bëjë zap faktorët lokalë të reagimit e të rezistencës. Në momentin, që shoqëritë marrin në duar fatin e tyre, Arvizú-të s’e kanë për gjë t’i japin munxët horrit të tyre, të kthejnë pllakën fët e fët, dhe të zënë e të flasin për “shtyp jo të lirë, zgjedhje të manipuluara, për qeveri (e jo shoqëri) të korruptuar, për një qeveri që edhe mund të rrëzohet para kohe, për zgjedhje të parakohshme, për burra shteti që janë në anën e opozitës”, etj, etj.
Përkthyesi
Qysh nga momenti që ka nisur kriza egjyptiane (po bëhen dy javë), Presidenti Obama ka qënë nën trysni për të deklaruar qartë e prerë, se “është koha që Hosni Mubarak të largohet nga pushteti”. Obama ka arritur të thotë, se “tranzicioni drejt një qeverie përfaqësuese duhet të fillojë tani”, por nuk ka shkuar më tutje në qëndrimin anti-Mubarak. Dhe ka disa arsye për këtë gjë. Ai nuk do që të tjerët të mendojnë, se po i jep urdhëra një leader-i tjetër, e sidomos një leader-i që ka qënë luajal për tri dekada me radhë me Shtetet e Bashkuara. E sikur të ndodhte që Mubaraku ta refuzonte një kërkesë për dorëheqje të bërë në mënyrë të qartë nga Obama, gjërat do të komplikoheshin; Shtetet e Bashkuara do të humbisnin ndikimin dhe fuqinë në Egjypt. Përveç kësaj, Obama e di mirë se aleatë të tjerë të Amerikës janë duke ndjekur me kujdes situatën, dhe me siguri janë kureshtarë të dinë, nëse ai i mban apo i flak aleatët.
Përfundimi më i mirë i mundshëm i kësaj historie – në optikën amerikane, kuptohet – do të ishte që Mubaraku vetë të vendoste të ikte sa më shpejt nga pushteti, dhe kështu opinioni publik botëror do të shihte, se Shtetet e Bashkuara nuk e masakruan Mubarakun; e shumta, i dhanë një të shtyme të lehtë.
Nuk është Obama i pari që po jeton me këtë ndërdyshje. Ka tre raste të kohëve të fundit, në të cilët del, se presidentët amerikanë kanë mbajtur marrëdhënie me diktatorë të vënë përpara prej zemërimit popullor deri në minutën e fundit, madje edhe kur kriza ka zgjatur për muaj të tërë. Ja, çfarë ka ndodhur (sa më poshtë, në pjesën më të madhe, është marrë nga librat me kujtime të këshilltarëve presidencialë).
Rënia e Shahut të Iranit, 1979
Shahu i Iranit, Mohammad Reza Pahlavi, ka qënë ndoshta një njeri paranojak, që e mbronte veten me forca të shumta e të frikshme sigurimi, por regjimi i tij ka qënë shumë i rëndësishëm për ndikimin amerikan në gjirin persik. Jimmy Carter, një vit para se të rrëzohej shahu, bash në prag të vitit të ri, ka qënë në Teheran, dhe atje, duke ngritur një dolli, ka thënë: “Irani, për shkak të udhëheqjes së urtë e të mençur të shahut, është një ishull qëndrueshmërie në një rajon të trazuar të botës. Këtë gotë e ngre për ju shkëlqesi, për aftësitë tuaja të drejtimit, dhe për dashurinë e admirimin, që populli iranian demonstron për ju”. Ish një dolli e pafat. Nuk kaluan pak ditë, dhe nisën demonstratat kundër sundimit të shahut. Nëntë muaj pas kësaj vizite, dhuna shpërtheu në sheshin Jaleh të Teheranit, dhe trupat vranë një numur demonstruesish. Në ato rrethana, Carter-i ia bëri një telefonatë shahut.
“Presidenti i tha se ai po i telefononte për t’i shprehur miqësinë e shqetësimin e tij lidhur me ngjarjet”, shkruan Zbigniew Brzezinski, këshilltari i tij mbi Sigurinë Nacionale, në librin e tij me kujtime Power and Principle. “Ai i uroi shahut fat e mbarësi në përballimin e zgjidhjen e këtyre situatave e në kryerjen e reformave të nevojshme.” Carter-i i mbështeti përpjekjet e shahut për reforma si “më të mirat e mundshme”.
Kriza mori përmasa të tjera, megjithatë. Në datën 27 tetor, ambasadori i SHBA-ve u ngarkua t’i përcillte një mesazh shahut: “Shtetet e Bashkuara e mbështetin atë pa asnjë rezervë në këto momente të krizës.” Në mesazh thuhej, gjithashtu, se shtetet e Bashkuara ishin të vetëdijshme, se “Irani kish nevojë për një leadership të vendosur, që të rivendoste rendin”, dhe se “i takon shahut të vendosë, nëse është koha për një qeveri koalicioni apo për një qeveri ushatarake…. Çfarëdo rruge që ai do të ndjekë, neve na ka me vete.” Edhe Brzezinski vetë bëri një telefonatë me shahun, për t’ia bërë të qartë, se “presidenti amerikan është në mbështetje të tij.” Shahu e mori mesazhin, dhe nuk vonoi që të krijonte një qeveri ushtarake. Por kjo nuk mjaftoi që ta frenonte krizën, dhe administrata e Carter-it u trondit keq me atë rast.
Deri në mesin e muajit janar, kur shahu ra (katër muaj pas vrasjeve në sheshin Jaleh), administrata vazhdonte të diskutonte, nëse duhej inkurajuar një grusht militar shteti apo duhej vendosur në favor të një pushtimi ushtarak me synimin për të mbrojtur fushat naftëmbajtëse. Carter-i “nuk do ta kalonte kufirin mezi të dallueshëm që ndante mbështetjen e fortë (që ai ia dha shahut me bollëk e këmbëngulje) nga vendimi konkret në favor të një aksioni të përgjakshëm me fund të paparashikueshëm”, përfundon Brzezinski.
Rënia e Marcos-it, 1986
Presidenti i Filipineve, Ferdinand Marcos, ka qënë një tjetër aleat jetëgjatë. Ai ra dakord të ofronte vendin e vet për dy baza ushtarake shumë të rëndësishme për SHBA-të, dhe në këmbim zyrtarët amerikanë e bënë një sy qorr e një vesh shurdh ndaj korrupsionit të shfrenuar të qeverisë së tij. Në vitin 1981, zv.Presidenti i atëhershëm, George H.W. Bush, e mbuloi me lëvdata Marcos-in “për vendosmërinë e tij në mbrojtje të parimeve e proceseve demokratike.” Presidenti Ronald Reagan e refuzonte hapur idenë, se mund të kish ndonjë alternativë tjetër jo komuniste në vend të Marcos-it.
Por në gusht të vitit 1983, politikani në egzil i opozitës, Benigno Aquino, u vra në aeroportin e Manilas, teksa po kthehej në shtëpi, dhe kjo bëri që mbështetja e brendshme për regjimin e Marcos-it të binte. Ky i fundit u shtrëngua të shpallte zgjedhje të parakohshme për në datën 7 shkurt 1986. E veja e Aquino-s, Corazon Aquino, mori vendimin për t’u futur në politikë e për të kandiduar, dhe bëri për vete turma të mëdha njerëzish. Në ditën e votimit pati raportime, se zgjedhjet po vidheshin ditën me diell. Sipas tyre, ishte e sigurtë që Aquino fitoi, por në fund Asambleja Nacionale, tok me presidencën, u morën nga Marcos-i.
E dini? Bash në ditën e zgjedhjeve, sekretari i atëhershëm i shtetit George P. Shultz e kish vendosur tanimë, që Marcos-i duhej të largohej (e thotë këtë në librin e tij me kujtime “Turmoil and Triumph).” Por ai ish i vetëdijshëm se kjo punë nuk ish aq e thjeshtë. Një nga ndihmësit e Shultz-it e ka pohuar, se “presidenti anonte nga ideja për t’i bërë një telefonatë Marcos-it e për ta uruar për fitoren.” Dhe në fakt, Shtëpia e Bardhë nxorri fillimisht një deklaratë, ku thuhej se Marcos-i i kish fituar zgjedhjet. Më pas, ndërsa po dilte në shesh manipulimi, instikti më i parë i Reagan-it në një konferencë për shtypin ishte t’i fajësonte që të dy palët (në mënyrë të barabartë) për manipulimin e zgjedhjeve. Kriza po merrte përmasa të mëdha – ndërsa edhe Marcos, edhe Aquino, po deklaronin fitore – por administrata e Reagan-it vijonte të reagonte me shumë kujdes. Ndodhi në një moment, që dy oficerë të lartë usharakë dhanë dorëheqjen, dhe vetëm në këtë rrethanë Shtëpia e Bardhë i dha karar punës, të deklaronte, se “dorëheqja e tyre rrit shqetësimin tonë lidhur me manipulimin e zgjedhjeve presidenciale”. Por ambasadori amerikan dërgon një telegram në Washington, ku thotë: “Marcos nuk e jep dorëheqjen, nëse këtë nuk ia kërkon Presidenti Reagan. Ai po planifikon të bëjë betimin në 48 orët e ardhshme.” Reagan-i nguroi. Këshilltari i tij e paralajëmroi se po përsëritej Irani. Më në fund, më 24 shkurt, ai mori vendimin për t’i telefonuar Marcos-it e për t’i kërkuar dorëheqjen. “Por këtë po ia kërkonte i vrarë në shpirt, pasi Marcos-i kish qënë një mik për një kohë të gjatë dhe një aleat anti-komunist”, shkruan Shultz-i. “Arsyeja i thosh një gjë Ronald Reagan-it; ndërsa zemra i thosh një gjë krejt tjetër.”
Kur ambasadori amerikan i dorëzoi mesazhin e dorëheqjes, Marcos-i mbeti keq. E refuzoi idenë, dhe tha, se “ky është një konkluzion qesharak”. Më pas, Marcos-i kërkoi të kish rolin e një këshilltari të rëndësishëm në qeverinë e re. E më në fund, senatorit republican nga Nevada Paul Laxalt i ra barra ta merrte në telefon Marcos-in, dhe t’ia priste shkurt: “Duhet të lësh vendin; s’ke alternativë tjetër.” Reagan-i u ndje keq, që nuk mundi ta mbronte mikun dhe aleatin në këtë krizë, që zgjati tre muaj.
Rënia e Suhartos, 1998
Suharto-ja, një ish-gjeneral indonezian, mori komandën e vendit të vet në vitin 1966 dhe e sundoi për më shumë se tri dekada kombin e katërt të botës përsa i takon numrit të banorëve; korrupsionin e madh të vetin e të regjimit të tij e maskonte me një lustër demokracie. Por Indonezia ishte një aleat i ngushtë i SHBA-ve.
Kur ky vend u godit fort nga kriza ekonomike, që kapi Azinë në vitin 1997, shumëkush jetonte me frikën, se ky vend i madh i 13 mijë ishujve do të shpërbëhej sa hap e mbyll sytë, nëse frerët e drejtimit nuk do të ishin në duart e Suharto-s. Ky i fundit kish një ndikim rajonal, gjithashtu, gjë që i vinte prej faktit që kish vite të tëra që drejtonte Indonezinë. Fillimisht, Presidenti Bill Clinton bëri çmos ta fuste Suharto-n në rrugën e reformave, dhe për këtë, ai i bëri një telefonatë më 8 janar 1998, duke e cytur të vijonte me reformat, dhe duke i shprehur besimin e tij të plotë, se nën drejtimin e tij Indonezia do ta kapërcente këtë krizë. Pastaj, kur Suharto u ndoll prej idesë plot rreziqe për ta fuqizuar artificialisht monedhën indoneziane, Clinton-i i bëri një telefonatë tjetër për t’i thënë se duhej të hiqte dorë nga kjo ide, dhe të ndiqte linjat e programit të FMN-së.
Grupe zyrtarësh të SHBA-ve udhëtuan shpesh për në Xhakartë atë mot, me synimin për t’mos e lënë Suharto-n të vepronte me kokë të vet. “Pelegrinazhi i zyrtarëve amerikanë me profil të lartë për në Xhakartë”, shkruante ato kohë gazeta Los Angeles Times, “la përshtypjen mes indonezianëve të thjeshtë, se amerikanët po mbështesnin edhe njëherë tjetër regjimin e Suharto-s.” Demonstratat kundër qeverisë u shtuan dhe u fuqizuan, gjë që lidhej dhe me hamendësimet, se regjimi i Suharto-s rrëmbente, torturonte e zhdukte njerëzit që ishin kritikë ndaj tij; por administrata e Clinton-it qëndroi e fokusuar tek rreziqet ndërkombëtare të natyrës ekonomike. Më 2 maj, Gazeta Washington Post raportonte, se zyrtarë të administratës thonë se, “pavarësisht kritikave që po shtohen kundër regjimit të Suharto-s lidhur me të drejtat e njeriut, ata nuk e çojnë nëpër mendje idenë e anulimit të një huaje të FMN-së në ndihmë të Indonezisë, që kap shifrën e 43 miliardë dollarëve. Ai vend ka nevojë dramatike për cash, e nëse kjo nevojë nuk u përmbushet, kriza ekonomike do të thellohet, dhe trazirat mund të bëhen të përgjakshme.”
Pozicioni i administratës ndryshoi vetëm në 12 maj, kur forcat e ruajtjes së rendit dhe gardistët vranë studentë të paarmatosur që po protestonin. The State Department zuri të mendonte, se ish bash koha që Suharto-ja të lëshonte një pjesë të madhe të pushtetit; në mos, të tërin. Ai dha dorëheqje më 21 maj 1998, gjashtë muaj pasi kriza kish filluar.
Përktheu: M. Nano
Marrë nga Wall Street Journal
Comments are closed.
Ketu ne kete shkrim perkthyesi e redaktori na sugjerojne se edhe ne po to vazhdojme proterstat e dhunshme do t ia arrime te ndrrojme mendjen e USA dhe EU se nuk eshte hera e pare qe e bejne. Dua te sjell disa fakte ketu te kuptojme keto ilustrimet e perkthyesit dhe krahasimit qe ai i ben gjendjes se tanishme ne shqiperi dhe Sali berishes me keto figurat ketu qe ta kuptojme teresisht.
1 shahu i iranit. Dua the them se nje fakt qe perkthyesi ka “harruar” te thote eshte se revolucioni popullor qe solli ne fuqi ajatollahun ne iran akoma denohet nga USA dhe EU dhe ju i shihni shume mire marrdheniet USA EU-IRAN edhe sot e kesaj dite. Perkthyesi ka harruar te thote edhe marrjen peng te ambasades amerikane dhe te punonjve te saj qe pastaj u liruan nga prsidenti Regan me forca speciale.
2 Markos Perkthyesi ka harruar te thote se relacionet Markos -USA ishin keqesuar perpara se PR Regan te vinte ne fuqi. PR Carter e kishte akuzuar Markon vite perpara per abuzim te drejta humane deri ne vitin 73 ai kishte vrare mbi 3000 veta dhe djegur me qindra fshtra ne 73 ai vuri gjendjen e jashtezakonshme dhe vrasjet u rriten e gjengja e jashtezakonshme vazhdoi deri me 81. markos duke qene i semure me semundje vdekjeprurese nga veshkat futi gruan e tij ne qeveri dhe vrau opozitarin kryesor. Ai u arratis e vdiq ne Hawaii USA.
3 Me suharton ne indonesi prishjet e relacioneve kishin filluar qe ne 1983 kur ambasadori amerikan John Munjo raportoi vrasjen e mbi 500 vetave ne jakarta vrasje te quajtura ‘misterioze” te cilat i mori persiper Suharto si veper e veta. Pike tjeter e rendesishme ishte vrasja e 271 vetave ne masakren e Santa Cruz.Ambasadori tjeter robert berry kundershtoi drejtperdrejt masakrat e gjeneraleve indonezjane te stervitur nga amerikanet ne timorin lindor dhe i quajti ato si krime kunder njerzimit me 1991 Pasi me 1993 indonesia refuzoi te ndiqte keshillen e USA persa i perket timorit lindor dhe duke pasur parasysh te gjitha incidentet e siperpermendur dhe mosmarrveshjet USA-Indonesi ne fushen financiare te nisura nga ambasadori dhe me vone straturgu i politikes amerikane Paul wolfowitz ata i nderprene Suhartos ndihmen ushtarake dhe ekonomike. Fill pas kesaj ndodhen ato qe lexoni ne artikullin e mesiperm te perkthyesit M NANO.
Edhe dicka nga une… ne asnje fare menyre nuk mund te krahasohen regjimet e mesiperme me situaten e tanishme ne shqiperi. Jemi duke folur per diktatore edhe me te keqinj se Enver Hoxha. Ne te tera rastet ato jane perkrahur sepse kane pasur nje politike antikomuniste dhe jane lene te formojne diktaturat e veta vetem e vetem te mos krijohen aleanca me ruset. I vetmi rast qe ka rene qeveria dhe qeveria e pasardhme eshte kundra amerikane eshte irani dhe e shihni shume mire se ku ndodhet irani tani. Mos valle duhet qe shqiperia te izolohet edhe per 45 vjet te tjera? Sic e thate edhe vete ju jua kishit ndryshuar titullin artikullin dhe per kete na e thate. Falemninderit po patet “harruar” dhe disa fakte te vogla qe ti pershtateni titullit te ri apo jo……….
— ——– Shqiptaret duhet te kuptojne se diplotatet perfaqsojne ne radhe te pare interesat e shtetit te tyre , se ai shtet i paguan.Ndaj ne nuk duhet ta marim ne konsiderate deklaraten e Ambasadorit amerikan kur nuk eshte e drejte per demokracine e shtetit tone
Por ne te njejten kohe duhet te jemi te kujdesshem kur bejme nje veprim politik ,sepse jetojme ne Evrope dhe duhet ti justifikojme veprimet politike , dhe konkretisht veprimet politike te opozites , kur jane jashte natyres paqesore sic ishte protesta e 21 Janarit.
Pra duhet paraprakisht se te behet nje proteste e tille te behet nje fushate propagandistike te diploatet kryesore te vendeve perndimore
qe jane miqte tane per tju shpjeguar atyre situaten ne te cilen gjendet vendi, dhe konkretisht atyre ju duhej spjeguar se
kjo qeveri ka vjedhur voten e shqiptareve ,
dhe ne ket menyre kjo eshte qeveri e PALIGJSHME, ndaj populli ka te drejte te protestoje dhe te kekroje rezmin e kesaj qeverie qe ka vjedhur vullnetin e lire te qytetareve per te votuar ate qe duan ata
—-Ky shpjegim i duhej bere Ambasadorit amerikan nga lideri i opozites , por ne shpjegimin e tij duhej te ishte sa me bindes
dhe nqs e ben kete shpjegim me fakte dhe me argumente bindese atehere , le te thote cfare te doje Ambasadori.-
-Ne rastin konkret kur ambasadori amerikan thote qe “pushteti nderhohet vetem me vota” atij i duhet thene se kjo qeveri ka ardhur me vota te vjedhura ne pushtet ,dhe ka 20 vjet qe ky Kryeminsiter ben te njejten pune, ky Kryeminsiter eshte si nje….SERIAL KILLER I DEMOKRACISE SE BRISHTE SHQIPTARE….. ndaj populli opozitar nuk e njef si legjitim
–Edhe dicka duhet thene ,qe opozita , dhe shtypi opozitar kur flasin kunder perfaqsuesve te huaj ,duhet te flasin me Inteligjence dhe me kujdes, sepse ata jane smart people por jane edhe te pameshirshem, po dyshuan per dicka nuk t ebesojne per azgje , ndaj Argumentet duhet te jene te sakta dhe te shprehura me gjuhe te fuqishme intelektualisht, jo me ata pioneret dhe sportistat qe mban Edi rotull tij
Mustafai e ka bere mire kete shkrimin, por nuk duhej te perdorte kunder Ambasadorit nje gjuhe kaq direkte , duhej te perdorte nje gjuhe ndoshta me pak ironi dhe duke goditur nga larg amabasadorin do ishte treguar me fin
ne kundershtimin e tij ndaj Ambasadorit,mendoj une, duke thexuar ne fjalen e tij kunder ambasadorit se ne kete rast nga Qeveria shqiptare jane shkelur parimet baze te demokracise per te cialt USA lufton ti promovoje ne te gjithe boten
(ne parim, pavaresisht cili eshte realiteti )-
-DMTH dua te them ta kritikonte ambasadorin duke i permendur parimet demokratike te cilat ketu tek ne (Shqiperi ) jane dhunuar ,kur keto parime qe per ata vete jane te shenjta ..
Psh , keta akoma zene ne goje se gjasme u vodhen 500 vota ne Florida pro Bushit , kur keta jane 400 milion njerz,
dhe keta kur u ankuan per keto 500 vota ,keta i numeruan prape ato
–Ndersa ne Shqiperi sipas OSCE-se u vodhen 1/3 e votave te 3.5 milon njerez–Vjedhje Skandaloze
Dhe megjithate opozita shqiptare kerkoi te numeroehshin vetem ne disa zona dhe ky Kryeminsiter nuk pranoi te numerohej Asnjera !!!!!!——–Shiko cfare kontrasti !!!!
—-Pra po ti behej ky lloj pasqyrimi , i vjedhjes se votave , atehere opozita e kishte bere detyren e saj per te sqaruar Ambasadorin amerikan
–Megjithate nuk ka rendesi edhe aq shume ato qe thote ai , perderisa perkrah opozites eshte nje pjese shume e madhe e popullit shqiptar
–Po te na kujtohet edhe ne Kohe te Nanos , kur PD ishte ne opozite , ne zgjedhejt e vitit 2000 Ambasadori amerikan i asaj kohe doli hapur ne mbrojtje te NANOS te nesermen e votimit edhe tha qe votimi ishte i regullt,
kur votimi ishte skandaloz i manipuluar nga PS-ja e atehershme e Nanos
—Pra ambasadoret veprojne sipas interesave te shteteve te tyre ,dhe ne nuk duhet te impresionohemi shume nga ato qe thone ata, por ne te njeten kohe nuk duhet te tregohemi as mosperfilles
por duhet gjithmone te bisedojme me ta,
duke ju shpjeguar situaten,sidmos me ato shtete qe na kane ndihmuar sic eshte USA,
ndaj se ciles kemi absolutisht ndjenja miqesore ,
sepse bijte e tyre vune koken ne rezik per te mbrojtur vellezerit dhe motrat tona ne Kosove, pasi ne nuk ishim te zote ti mbronim ,
se SALA e la Shqiperine me pushke druri
———Ndaj kur flasim duhet te jemi tamam Politikane ne te folur, qe edhe mendimin tone ta themi por edhe te kemi parasysh qe personalitetin e mikut te mos e cenojme ,ndaj duhet perdorur nje gjuhe Elokuente, e “rumbullakosur” ,edhe ne artikutj e gazetes
–Kjo jo per frike, por per ETIKE, se jetojme ne kohe moderne dhe keta i japin shume rendesi menyres se si ti e shpreh mendimin, ok?
–Ato qe thote Street Journal jane e kaluara , dhe demokracia kudo eshte ne proces ,duke u permiresuar
por nga ana tjeter , eshte dhe REAL POLITICS
qe mbron interesat e shtetit te ketyre ketu ,ndaj keta mundohen te gjejne nje ruge te mesme e cila nganjehre nuk eshte e deshirueshme per ne,
dhe aty ne duhet te kunderhstojme por gjithmone me inteligjence
Doja te thosha qe opozita e PS-se duhet te krijoje ketu ne USA nje lob te sajin me shqiptare intelektuale qe ne krye te kene nje perfaqsues te PS-se,
te cilet here pas here paraqesin
ketu ne WASHINGTON gjendjen politke ne Shqiperi ne kendveshtrimin e opozites, duke bere takime me komisionin e politikes se jashtme ne Kongres…