Zhduket nga Garda e Republikës serveri i urdhrave të 21 janarit

6 Shkurt 2011, 12:42Politika TEMA

Garda: Nuk ka server-memorie për komunikimet. Prokuroria: Është fshehur. Server të tillë ka patur që në 1997-n

TIRANË- Garda e Republikës “refuzon” të japë serverin e qendrës operative të ndërlidhjes së grupit hetimor të 21 janarit, madje pretendon që ky server nuk ekziston! Serveri në fjalë përmban të gjithë urdhrat e dhënë në 21 janar, nga të cilat do zbuloheshin përgjegjësitë konkrete për vrasjen e 4 protestuesve dhe plagosjen e 6 të tjerëve nga Garda e Republikës

Lajmi konfirmohet nga burimet zyrtare të Prokurorisë së Përgjithshme. Madje Garda e ka mohuar fare që qendra operative e ndërlidhjes që ndodhet në bazën e Gardës së Republikës të ketë server që ruan komunikimet me radio-lidhje, gjë kjo, praktikisht e pamundur.

“Që mbrëmjen e datës 21 janar është kërkuar nga drejtuesit e Gardës së Republikës (akoma pa lëshuar urdhër-ndalimet ndaj tyre) që të vënë në dispozicion të hetuesve të prokurorisë serverin qendror të ndërlidhjes që përdorin efektivët e Gardës. Kemi marrë përgjigje nga Komandanti i Gardës gjeneral Ndrea Prendi se qendra operative nuk ka server të memories”,- thuhet nga burimet e organit qendror të akuzës, të cilët ngrenë dyshime për këtë përgjigje të komandantit Prendi, ligjërisht person në kërkim.
Realisht nuk ka mundësi që Garda e Republikës të mos ketë teknologjinë e re të komunikimit. “Që nga ajo ditë, kur u mohua nga Garda, se qendra operative e ndërlidhjes nuk ka server, kemi ngritur dyshime për mos-bashkëpunimin me prokurorinë të drejtuesve të Gardës. Ata nuk dëshirojnë të identifikojnë urdhër-dhënësit dhe/ose personat e dyshuar në mesin e gardistëve të cilët kanë qëlluar drejt turmës me armë zjarri dhe fishekë luftarakë”-thuhet nga burimet e akuzës.

Sipas tyre, serveri qendror që ruan komunikimet, identifikon personin që ka urdhëruar gardistët të qëllojnë me armë zjarri në ajër apo edhe në drejtim të turmës. Hierarkia e Gardës përcakton mbi Komandantin e Gardës vetëm 2 zyrtarë të lartë, ministrin e Brendshëm dhe kryeministrin e vendit.

“Mos dorëzimi i këtij serveri qendror të sallës operative të ndërlidhjes, ka vështirësuar punën e hetuesve”-thuhet nga burimet. Hetuesit dyshojnë se serveri është fshehur. Është paradoksal fakti që qysh në vitin 1997 salla operative e ndërlidhjes kishte server qendror, ndërsa në vitin 2011 Garda e Republikës thotë që nuk e disponon një të tillë.
Po këto burime saktësuan se një gjë të tillë është mohuar edhe nga Policia e Shtetit, të cilët po të njëjtën përgjigje i kanë dhënë hetuesve të çështjes, kur kanë kërkuar sekuestrimin e serverit qendror të sallës operative të komunikimeve me radio-lidhjeje.
“Edhe në polici është kërkuar serveri qendror për të verifikuar dhe kontrolluar urdhrat që janë dhënë nga eprorët në radio-lidhje për forcat e policisë, të cilët përveç hedhjes së gazit lotsjellës e plumbave të gomës drejt turmës, kanë goditur e ushtruar dhunë edhe mbi gazetarë që po raportonin për situatën dhe kalimtarë të rastit në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” pranë kryeministrisë’- thuhet nga organi qendror i akuzës. Sekuestrimi i këtyre serverëve qendrorë do të ndihmonte hetuesit për komunikimet që janë kryer ditën e demonstratës mes urdhër-dhënësve dhe urdhër-zbatuesve në terren./shekulli/

8 komente në “Zhduket nga Garda e Republikës serveri i urdhrave të 21 janarit”

  1. xenilirise says:

    Shqetesoheni kot!
    Me shume gjasa do ta gjeje Prokurori Amerikan!
    E veme me bast (si Mustafa Nano)?
    Edhe une si ai ve bast mos shkuarjen ne USA, se edhe une e dua Ameriken!
    E dua merrezisht, pavaresisht se sot ne vendim tim e perfaqson nje njeri, qe nuk ka respekt per jeten njerezore te kater njerezve te vrare pabesisht, duke protestuar per nje jete “amerikane ne vendin e tyre”!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!
    Pavaresisht se e perfaqson nje njeri, qe refuzoi te ndihmonte ne zbardhjne e se vertetes per Kaseten e Mega Korrupsionit, e sot me akuzon mua si shqiptar, pse korruptohet burri Mones!!!!!!!!!!!!!!!!!!!
    Mos valle, duke thene kete, Ai po kontribuon ne SFUMIMIN e kauzes Anti-Korrupsion te Opozites shqiptare?
    Nuk ka se si te jete ndryshe! Fajin se ka Qeveria, por ne “kokepalaret”, “mafiozet” dhe “personat me precedente penale” qe e perdorim FORCEN, jo vetem per ti permbysur qeveritaret tane, por edhe per ti KORRUPTUAR!
    Ne ka Zot te na ndihmoje te mos çmendemi!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!
    Une perseri e dua Ameriken, dhe e respektoj Ambasadorin Arvizu, edhe pse e bej kete, nuk dua te them se e dua njeriun arvizu (po,po me germe te vogel)!
    Nuk e dua se, Ai po fyen inteligjencen tone!

    1. mendertafuti says:

      lere mor burre e mos na e zer ne fyt kafen e mengjezi qe kam perpara me keto…servilizma ne fund te fundit,se te tilla jane.Po cfare lesh Amerike te duash e te respektosh??? Nuk e kam per rastin e tanishem konkret,po Amerika gjithnje ka interesat e saj dhe ne interes te ketyre interesave te perkedhel,te jep kredi dhe pare xhepi,te kritikon ose dhe te fut ndonje plumb bytheve kur nuk i duhesh me.Po ju duk e rsyeshme bile te pushton fare,ta kthen vendin ne poligon armesh te reja dhe popullsine e pushtuar ne kavje eksperimentale,te grabit pasurite…. te shuan fare.
      Po pate fat te jesh ne krah te Amerikes,fat paç.Kjo eshte demokracia amerikane.Te tjerat jane dengla.

  2. Frederik says:

    Nqs keta felliqesira vrases do t’ia hedhin duke mohuar dhenien e serverit te urdherave dmth pa i ndeshkuar ata si vrases indirekte duke mohuar investigimet , atij vendi i duhet vene flaka. S’ka me dell shqiptari , por antishqiptari.

  3. Ndoc Sukaj says:

    Kundershtimi pa asnje baze ligjore apo juridike i zbatimit te urdherit te Prokurorise se Shtetit Shqiptare nga Policia e Shtetit nen kontrollin e Qeverise se akuzuar per kater vrasje me plumba dhe arme te paguar me parate e Shqiptareve eshte nje nder goditjet me te forta qe i jepet Institucioneve te Drejtesise ne Shqiperi qe pas rrezimit te Diktatures.Qeveria qe nuk respekton Ligjet e shtetit te vet,Presidentin e vendit te vet,Kryeprokurorin e vendit te vet,Opoziten e vendit te vet apo vret me plumba qytetaret e vet ne nje proteste Politike kunder Qeverise nuk e meriton te quhet Qeveri e Shqiptareve dhe duhet sa me pare te mendoje seriozisht dhe pa cinizem arrogant Zgjidhjen e Bute Diplomatike e Politike qe meriton Shqiperia ne mes te Qytetrimit Europian.Fundi i Diktatoreve qe ne vend qe te ofrojne zgjillje racionale kane treguar ,,Muskujt,,dhe ,,Armet,,ka qene gjithmone i sigurt. Shqiptaret e Shekullit te ri nuk mund te pranojne te qeverisen si ne kohen e ,,Perandorise Osmane,, ku ligjin e bente ai qe perdorte me mire Shpaten.Manipulimi dhe fshehja e provave per nje krim kaq te rende mund te behet vetem nga njerez te krimit te organizuar por kurre nga nje qeveri e nje vendi me drejtesine ne nivelet edhe me minimale qe mund te ekzistojne.Eshte koha te krijohet nje aleance e re ne mes njerezish me pushtet e pa pushtet per te ndalur udhetimin e cmendur drejt katastofes.

  4. Falcon says:

    kjo cete e corganizuar cecenesh e ashtuquajtur Garde qe nuk jane vetem sejmene te saliut duhet shpatralluar per te ngritur nje garde te vertete te depolitizuar

  5. saimir says:

    Perse iu dha gjithe kjo kohe krye urdheruesit te vrasjes se kater te pafajeshmeve?Perse ai ngriti e aludoi per ç’do institucion e ç’do individ te veshur me pushtet!Perse valle ky kriminel poshteron nje femer duke e cilesuar ate “lavire bulevardi” e ajo hesht!A mos valle ishte rastesi qe prekuroria kerkoi ndihme ne Amb.Amerikane,kjo e fundit kerkoi ndihme ne Amerike,Amerika kerkoi ndihme ne FBI!Perse xhanem nuk kerkoi ndihme nga edhe ku pretendojme te futemi ,Europa!A mos valle garancite ishin te pakta per te zhdukur te gjithe materialet e provave?Ketoj jane dilemat qe jane ngritur ketu e rreth 20 vjete rrjeshte per ç’do urdher vrasje te bere me profesionalizem te larte nga ky fenomen qe sot quhet “Bure shteti”!Kush nga Ju qe sot shkruani nuk ishte i bindur qe kryedhenesi i urdherit nuk do ti fshihte te gjitha provat!Kush nga Ju nuk e mori sinjalin kur “Miku” i tha qe te hidhej ne teren,kush nga Ju nuk e kuptoi kete kur Urdherdhenesi i ketij krimi monstroz kur kercenoi prekuroren se e kishte prere ne bese Amb.e Amerikes pasi kishte bere nje marveshje me te?Kush nga Ju nuk e kuptoi qe perse u bene vrasjet “SELEKTIVE” qe s’duan as ekspert e as juriste te hetohen,pasi veprimi eshte bere aq ordiner sa kushdo mund ta zbertheje kete dosje!Kush nga Ju nuk e kuptoi qe fale filmimit te gazetarit A.Hoxha,sot krye opozitari do te gjendej si i akuzuar per “organizim puçi e vrasjen e kater te pafajeshmve”?Kush nga Ju nuk e kuptoi kur krye urdheruesi na ftoi “per te festuar zhdukjen e provave” Lady Gagan,Rianen,apo Shakiren !kush nga Ju nuk e kupton se kush e mban ne pushtet nje killer qe vret ketu e 28 vjet rresht?Ka shume naive qe nje here na e bejne agjent te Serbit,nje here te Grekut,nje here ku ta di une.Gabohen rende ai eshte i specializuar vetem ne nje shkolle,e kjo shkolle ate e mban akoma ne pushtet,kjo shkolle detyron diplomate qe ti shkojne pas kriminelit Sali Berisha!Mos ti shkoje mendja njeriut se Amb. eshte kaq naiv ,por ai eshte i derguar posaçerisht per ta mbrojtur ate ,posaçesrisht per ti humbur gjurmet atij,posaçerisht per tu mahnitur me arritjet e tij,posaçerisht per ta quajtur “Bure shteti”,posaçerisht per te mbrojtur interesat e veta e jo te nje populli qe vritet,vidhet,e se fundi e perse jo dhe perdhoset nga nje kafshe qe e ka emrin Sali.Rrofte republika Berishjane e “Superstradave”,e “super zonave naft-gaz mbajtese “.Rrofte ky popull qe ka 20 vjete qe kembes i thote dore e dores kembe.Shqiperia do behet kur edhe e ka percaktuar mbreti i gjithe shqipetareve te shpallur nga “Miqte”,ne 2023.

  6. mendertafuti says:

    Po me dukeni te gjithe shume tuhafe.Po edhe ne baze te ligjve ne fuqi, i akuzuari per vrasje ka te drejte te heshte e te mos jape spjegime.Ne kete kuader,qe te mos jepet pergjigje eshte zhdukur serveri.Krejt normale.
    Vetem se ne kete rast vertetohet akuza per vrasje,vetem se vrasesi nuk tregon detajet !!

  7. ...question says:

    ..me ato qe degjiuam nga Arvizu te shtunen, besoj se edhe çeshtja e hetimeve nga expertet amerikane eshte e mbyllur, edhe besoj se eshte e qarte; ..
    garda ka qelluar ne ajer(konform rregullores) per te shperndare turmen qe rrezikonte jeten e “burrit te shtetit”kryeministrit, dhe plumbat kane bere rigoshet nga pemet, si pasoje jane qelluar 4-10 vete(kokepalare).. kjo hipoteze vertetohet edhe nga numri i qitjeve qe thuhet se eshte 3000 dhe te vrare jane vetem 4 dhe te plagosur 8. (raporti 3000/12)… pra siç mund ta shikoni. – krisma nuk ka patur!!! – edhe po te kete patur, ato kane qene per te trembur laraskat ne bulevard qe te mos benin glasa tek kryeministria! Heronjte gardiste, nderkohe, pasi po shijone shperblimet, mund te emrohen edhe neper ambasada apo perfaqesi te Shqiperise si psh.ne NATO apo SHBA. Saliu do beje foto me Lady Gaga mundesisht ne fushaten elektorale per vjedhejn e radhes te zgjedhjeve te 8 majit, te cilat sigurisht siç e permendi dhe Arvizu, do te jene me te mira ne vjedhje se ato te qershorit 2009!! Urime!!

Comments are closed.

Lini një Përgjigje