Gazetarët e Kanalit 5 të rrjetit Mediaset në Itali kanë realizuar një reportazh në Shqipëri në këto ditë të trazuara. Reportazhi është transmetuar në emisionin “Terra”, një nga më të ndjekurit në Itali
Kemi zgjedhur Tiranën, kryeqytetin e Shqipërisë, që është përfshirë nga trazirat këto ditë të fundit, për të shpjeguar atë që po ndodh në Mesdhe. Jemi në Shqipëri, por nuk mund të mos mendojmë as Greqinë që është ngjitur, e cila prej kohësh është e përfshirë nga trazirat e dhunshme, si pasojë e krizës ekonomike dhe financiare, pastaj zbresim në Libi, që nuk është se ka pasur shumë trazira, duke vazhduar në Egjipt, Tunizi, Algjeri dhe në vende të tjera, në të cilat ndoshta do të ketë trazira në ditët në vijim. Mund të pyesni se çfarë kanë të përbashkët të gjitha këto raste? Ndoshta nuk kanë shumë të përbashkëta, por ka dy gjëra të përbashkëta: një zemërim dhe revoltë popullore dhe një kërkesë për më shumë demokraci, më shumë transparencë, më shumë pjesëmarrje. Normalisht që nuk mund të flasim dhe t’i shtjellojmë të gjitha këto deri në fund, por mund të sqarojmë disa gjëra, sidomos në Shqipëri dhe Egjipt.
Egjipti
Siç e dini, Egjipti po jeton ditët më të vështira gjatë dekadave të fundit. Mijëra të rinj, por jo vetëm, kanë zbritur në rrugët e Egjiptit për të kërkuar liri dhe një të ardhme ndryshe, duke sfiduar një regjim që është në pushtet prej 30 vjetësh, por edhe forcat e sigurisë. Ne kemi dëshmitë e shumë personave dhe rasteve të dëshpëruara, që kërkojnë ndryshim. Është një numër, që pavarësisht kërkesës së ndryshimit, nuk mund të justifikohet. Është numri 110 persona, të cilët kanë vdekur gjatë protestave për ndryshim në Egjipt. Por të gjitha të dhënat e viktimave, të plagosurve, të arrestuarve, janë provizore. Por fakt është që kanë vdekur qindra persona gjatë përplasjeve dhe një pjesë e tyre janë vrarë nga policia. Për të ndryshuar një regjim që askush nuk e do më, kushton. Dhe jetët e tyre janë çmimi për ndryshimin. Rrugët e Kajros, Aleksandrisë dhe qyteteve të tjera të Egjiptit nuk kanë qenë kurrë bosh gjatë këtyre ditëve, madje edhe kur policia hapte zjarr ndaj turmave. Gra, burra, fëmijë, pleq, të rinj, të dallimeve dhe mendimeve të ndryshme, kanë dalë në rrugët e Egjiptit. Vetëm një moto dëgjohet në rrugë: populli kërkon ndryshimin e regjimit. Populli kërkon largimin e Mubarakut. Por ai nuk dëgjon se cili është vullneti i popullit. Për ta zbutur zemërimin, Mubaraku ka shkarkuar qeverinë dhe ka miratuar një tjetër. Populli egjiptian nuk do më që të vazhdojë të paguajë për korrupsionin, nuk do që të jetojë nën një situatë emergjente. Një revoltë, që më shumë se tek fjalët, është e bazuar tek veprat. Në revoltë është përfshirë edhe El Baradeji, personi që ka fituar çmimin Nobel për Paqe, i cili është ngarkuar nga ana e opozitës që të formojë një qeveri të shpëtimit kombëtar. Si në të gjitha revolucionet, në fillim njerëzit kanë qenë pak, pastaj janë shtuar shumë e më shumë. Njerëzit që rrinin në shtëpi dhe vëzhgonin nga larg, tashmë kanë zbritur në rrugë. Madje, edhe ata që nuk zbresin nga shtëpitë e tyre, me veprime të ndryshme kontribuojnë për kauzën: një rrotë letre higjienike e hedhur nga ballkoni për t’u mbrojtur nga gazi lotsjellës, peshqirë me ujë dhe inkurajime. Gjithë populli tashmë është me ta.
“Unë do të shkoj të protestoj me miqtë e mi në shesh dhe nëse do të më ndodhë ndonjë gjë, për mua do të jetë një nder”, shprehet Aser. Fjalë të forta këto në gojën e një gruaje borgjeze, me dy fëmijë, e cila nuk ka asnjë problem ekonomik apo social. Ajo ka qenë ish-gazetare, ndërsa tani ka një blog të famshëm në Kajro. “Nuk do të ndalojmë kurrë. Mubarak është një president ilegal. Në Egjipt është një histori që tregon për një vajzë që martohet me një djalë që nuk e do. Historia e kësaj vajze është njësoj si ajo e Egjiptit. Historia është bërë film dhe në fundin e filmit, gjithë fshati i vajzës del në shesh dhe thërret “botten”, që do të thotë është ilegale. Për këtë arsye edhe ne e kemi kthyer në një moto këtë fjalë, pasi Mubarak është ilegal”, shprehet Aser. Kjo e fundit jeton në një prej lagjeve borgjeze në Kajro, ku fëmijët shkojnë nëpër shkolla amerikane. E megjithatë, ajo kërkon ndryshim. “Ne duam ndryshime. Duam që Mubarak të largohet. Duam që ligjet të ndryshojnë. Nuk ka asgjë të ngjashme në botë me Egjiptin, pasi Mubarak është në pushtet prej 30 vjetësh. Mbesa ime, që studion në Dubai, ka njohur vetëm një politikan që është në pushtet gjatë jetës së saj dhe ai është Mubarak. Ne e meritojmë që të ketë ndryshim. Ai nuk është mbret, pasi kjo është një Republikë,” thotë Aser. “Përse policia ushtron dhunë dhe bën presion që mos të dalim në protesta? Përse pyesin se për kë kemi votuar? Kujtoj atë që më ka thënë njëherë im atë: “vendi do na shpërthejë në fytyrë shumë shpejt”. Dhe tani kjo gjë po ndodh”, pohon blogerja e njohur në Kajro. Edhe e gjithë kjo, falë korrupsionit. “Këtu për çdo shërbim duhet të paguash ryshfet, madje edhe për të rinovuar patentën. Kjo është e papranueshme”, thotë Aser. “Ne paguajmë ryshfet në çdo hap që bëjmë dhe për çdo gjë. Të gjithë në pushtet janë të korruptuar. Të gjithë marrin ryshfet, edhe Mubaraku”, tregon e revoltuar Aser. Revolucioni në Egjipt ka bashkuar të krishterë dhe myslimanë, ku mund të dëgjohet dhe të ndiqet madje edhe zëri i një vajze. “Në këtë lëvizje janë përfshirë të gjithë, të krishterë dhe myslimanë. Unë jam kundër shamisë, por kjo nuk është një protestë fetare”, shprehet Aser, e cila ka dy vajza të vogla, të cilat, pavarësisht trazirave, nuk kanë frikë dhe vazhdojnë që të luajnë në tarracën e pallatit. Ajo thotë se i mëson vajzat e veta që të kërkojnë të drejtat e tyre. Aser thotë se ato kërkojnë që të jenë të lirë.
“Kemi nevojë që të ketë ndryshime. Jeta këtu duhet të ndryshojë. Nëse hedh një sy rreth protestuesve, sheh njerëz të varfër, të pasur, të vegjël, të mëdhenj, gra dhe burra, të gjitha shtresat e popullsisë”, shprehet një prej protestuesve. Te protestuesit nuk ka frikë, por një lodhje përballë forcës së pushtetit të Mubarakut. Një grup të rinjsh janë mbledhur në një pallat dhe janë mundur që të thyejnë bllokadën që qeveria ka firmosur ndaj internetit, edhe pse shumë prej tyre janë kërcënuar dhe arrestuar, si 27-vjeçari i quajtur Ali, që u mbajt tre ditë në burg. Aty ndodhen të rinj të shtresave të ndryshme, mësues, inxhinierë, bankierë. “Jeni i veshur shumë mirë, bankier je?” pyet gazetarja e Mediaset një prej të rinjve të pranishëm. “Po. Nga e dini”, përgjigjet i riu, që shprehet se “fakti që unë interesohem se çfarë ndodh në vendin tim, nuk do të thotë se duhet të jem i varfër. Ne kërkojmë liritë dhe të drejtat tona. Ne luftojmë për të drejtat që duhet të kenë njerëzit në këtë vend. Është e vërtetë, unë punoj dhe nuk kam shumë probleme, por edhe unë kam të drejta. Duhet të pyes se kush është presidenti në këtë vend, si zgjidhet. Nuk është vetëm çështje parash, pasi unë kam një jetë të mirë, një pagë goxha të madhe, një makinë dhe shtëpi të bukur. Por kjo nuk më intereson shumë. Ajo që dua të them është se ne nuk po luajmë këtu, por ne duam që të ndryshojmë regjimin. 30 vjet na mjaftojnë nën drejtimin e një njeriu. Kur është boll, është boll. Unë kam lindur në vitin 1983. Kjo do të thotë se gjatë gjithë jetës sime kam jetuar nën ligjin e emergjencës. Jam rritur, kam luajtur, kam mësuar dhe çdo gjë tjetër që kam bërë në jetë, e kam bërë nën një regjim që ka imponuar një gjendje emergjente. Asgjë në jetën tonë nuk është normale. Çdo gjë është emergjente, kështu që unë nuk mund të pres që të vdes nën ligjin e emergjencës. Jo”, shprehet një prej të rinjve të përfshirë në lëvizjen kundër Mubarakut, i cili është i veshur me një kostum mjaft të shtrenjtë.
“Ne nuk duam njerëz të lidhur me biznesin në qeveri. Nuk duam që të na kontrollojnë më. Ministrat nuk mund të jenë njerëz biznesmenë, në rregull”, shprehet një prej protestueseve e revoltuar. Mungesa e lirive dhe një krizë e thellë ekonomike, nga gazetari dhe drejtuesi i qendrës për studime politike “Al Aran”, përkufizohet kështu: “Ka vetëm një gjë që është e sigurt, që manifestuesit do të vazhdojnë të qëndrojnë në shesh. Duan të arrijnë atë që kërkojnë, ndryshimin”.
“Njerëzit e Egjiptit janë shumë të varfër për shkak të një njeriu të vetëm, që quhet Mubarak”, thotë një prej demonstruesve.
Ahmed, taksist, mund të tregojë shumë më mirë realitetin në Egjipt, sa kushton të ushqehesh, të furnizosh automjetin me karburant etj. “Jemi si në Indi, një pjesë e njerëzve janë shumë të pasur, ndërsa pjesa tjetër nuk ka asgjë. Këtu ekziston mafia, Mubarak dhe klubi i tij i njerëzve, miliarderët. Dhe njerëzit e thjeshtë e kanë shumë të vështirë që të ushqehen, pasi prej 5-6 vjetësh ushqimi kushton. Çdo gjë rritet vit pas viti. Mishi për shembull është shtrenjtuar aq shumë, sa njerëzit e kanë shumë të vështirë që ta blejnë”, shprehet taksisti Ahmed.
“Jam 21 vjeç dhe studioj për arkitekturë. Nuk kam punë dhe nuk kam para për të përfunduar studimet. Çdo ditë mendoj që të largohem nga Egjipti, sepse këtu nuk kam asnjë shans. Prandaj duhet të bëhemi të fortë dhe nuk lëvizim deri sa Mubarak dhe familja e tij të largohen nga pushteti së bashku me qeverinë. Kjo është e gjitha”, pohon një prej protestuesve.
Shqipëria
Tani kthehemi tek Shqipëria. Gjatë një demonstrate të zhvilluar para disa ditësh para kryeministrisë u vranë tre persona. Demonstrata u udhëhoq nga opozita kundër një njeriu, që prej 20 vitesh është njeriu më i rëndësishëm në Shqipëri dhe ka udhëhequr vendin, Sali Berisha. Një njeri që ka qenë i lidhur me regjimin e vjetër komunist. Por cili ishte motivi kryesor i protestës? Ata njerëz dolën në shesh për t’i thënë jo korrupsionit, që prej vitesh është duke e përndjekur Shqipërinë. Një tjetër demonstratë, po me synimin kundër luftës ndaj korrupsionit, u zhvillua edhe më 28 janar, një javë pas demonstratës që shkaktoi vrasjen e tre personave. Marko Corrias na shpjegon motivet e kësaj proteste, por mbi të gjitha, gjendjen e këtyre njerëzve.
7 ditë pas vrasjes së tre demonstruesve, Tirana zbriti në shesh.
“Jam këtu sepse kanë vrarë vëllanë tim. Kam ardhur me familjen time dhe shkova tek vendi ku kanë vrarë vëllanë tim”.
Në të ditën e shtatë, shpirti i shqiptarëve del nga trupin, nga dhimbja për vdekjen e tre demonstruesve, të cilët u vranë nga ana e trupave të Gardës së Republikës. Në një shtëpi të bardhë dhe modeste, në një fshat të humbur të Tiranës, babai i Hekuranit pret vizitat e ngushëllimit. “Kisha nëntë fëmijë, tani kam vetëm tetë. Djalit tim nuk i interesonte asnjë parti. Ishte emigrant në Greqi. Ishte kthyer në Shqipëri prej një muaji dhe kishte shkuar në demonstratë vetëm për të parë. Ne jemi një familje që nuk jemi përfshirë kurrë me punët e qeverisë dhe politikës. Ne jemi një familje që merremi me punimin e tokës”, shprehet babai i Hekuranit të vrarë më 21 janar.
Hekurani ka dy fëmijë dhe prej 20 vitesh jetonte dhe punonte në Greqi si emigrant, ku kishte shkuar me mikun e tij të përhershëm. Me atë ishte kthyer në Shqipëri dhe me të kishte shkuar në demonstratë. “Shkuam për një protestë paqësore, për të protestuar kundër varfërisë së popullit si të gjithë shqiptarët. Ishte pothuajse fundi i protestës dhe ne do të ktheheshim në shtëpi. Unë po filmoja me celular dhe në një moment u ktheva dhe pashë mikun tim me një plumb në ballë. Pashë të qëllonin nga dritaret e kryeministrisë. Përse duan që ta mohojnë të vërtetën? Kjo nuk është demokraci. Unë kam votuar për Berishën në zgjedhje, por tani më vjen turp për këtë që kam bërë”.
Një javë e tërë kaloi nën kërcënime, fyerje, tensione, për të mbërritur në homazhin që u mbajt para kryeministrit Berisha, i cili është i vendosur që të qëndrojë si kryeministër i vendit, edhe duke vrarë. Një ditë pas vrasjeve të tre demonstruesve, kishte akuzuar opozitën socialiste dhe aleatët e vet, që udhëhiqen nga kryebashkiaku i Tiranës se kishin përgatitur të njëjtin skenar si Tunizia. Berisha akuzoi madje edhe manifestuesit, duke i quajtur kriminelë, drogaxhinj dhe terroristë, të cilët kërkonin t’i merrnin karrigen. Kishte mohuar edhe faktin që forcat e gardës kishin qëlluar ndaj demonstruesve, derisa e vërteta doli në një video të filmuar nga gazetari kurajoz, Artan Hoxha, që bën emisionin “Xhungël”. Video e tij rrëzoi variantin e kryeministrit.
“Shkova të dëshmoja për të vërtetën e vrasjeve. Para se të dëshmoja, në televizor pashë që jepej vetëm versioni i qeverisë”, thotë Artan Hoxha. Versioni i qeverisë ishte se demonstruesit u qëlluan nga vetë demonstruesit e tjerë. “Një ditë më pas kryeministri e pranoi se kishin qëlluar forcat e gardës, por mua më akuzoi si një çakall të shërbimit komunist. Më vjen keq për këto akuza, pasi kur ra komunizmi unë isha vetëm 14 vjeç”, shprehet Hoxha.
Një ditë pas homazhit, një person shkoi dhe trokiti në derën e Artanit. “Një ditë pas homazhit një person erdhi në shtëpinë time dhe atij i doli djali im, që është 11 vjeç, duke i thënë që nuk isha në shtëpi. Ky person i la djalit tim një zarf të bardhë dhe aty brenda ishin dy plumba 9 milimetra, si ata që u përdorën për të vrarë demonstruesit dhe ata që përdorin forcat speciale”, pohon gazetari Artan Hoxha.
Shqipëria e sotme duket sikur është kthyer në normalitet. Por përplasjet e forta politike mes mazhorancës së djathtë të udhëhequr nga Sali Berisha dhe opozita e udhëhequr nga Edi Rama, rrezikojnë që të jenë fatale. Prokuroria e Përgjithshme ka lëshuar 6 urdhër-arreste për krerët e Gardës së Republikës. Asnjë prej tyre nuk është arrestuar. Qeveria shqiptare akuzohet për korrupsion, për mungesë të zbatimit të ligjit, për vjedhjen e zgjedhjeve të vitit 2009 dhe që e ka zhytur vendin në një varfëri të madhe.
“Në këtë momente ekonomia shqiptare është në vështirësi të mëdha, pasi kanë munguar paratë që vinin zakonisht nga ana e emigrantëve shqiptarë në Itali dhe Greqi. Pra, kriza ekonomike në Greqi dhe Itali ka ndikuar negativisht edhe në ekonominë shqiptare”, shprehet Carlo Alberto Rossi.
Opozita kërkon dorëheqjen e Berishës. Por Berisha vazhdon që të qëndrojë i fortë në disa rrethina si Kamza, e cila është e gjitha me flamuj blu, por kontrollon edhe disa media. “Kryeministria u rrethua për pesë orë nga disa maskarenj, vagabondë, banditë, kriminelë, të armatosur me armë, pistoleta dhe shkopinj. Provoje edhe njëherë dhe do të vuash pasoja që as mund t’i imagjinosh”, ishte përgjigjja e Berishës ndaj protestave të udhëhequra nga Edi Rama. Diplomacia ndërkombëtare, duke nisur që nga ambasadori i BE-së, Etore Sequi, u vu në alarm nga situata e krijuar. “Shqiptarët prej pak kohësh mund të lëvizin lirshëm në Europë, pas liberalizimit të vizave. Por ky është vetëm një hap. Shqipërisë i janë vënë 12 kushte nga ana e BE-së, siç është dialogu politik, lufta ndaj korrupsionit, vendosja e shtetit të së drejtës dhe gjëra të tjera”, u shpreh ambasadori i BE-së në Tiranë.
Rexhepi, mik i familjes Deda, është shembulli më i mirë i krizës që ekziston në Shqipëri. Ai ishte emigrant prej 6 vitesh në Firence dhe një vit më parë u rikthye në Shqipëri. Por ende nuk ka gjetur një punë. “Që të fitosh një vend punë në Shqipëri duhet që të kesh miq dhe para. Edhe nëse e gjen një punë të tillë, kur ndërrohet sistemi të flakin tutje”, shprehet ai.
Se sa delikate është situata në Shqipëri, këtë e thotë shoqëria civile, mes të cilëve edhe dy ish-presidentë, drejtori i Teatrit dhe Operas, por dhe ish-deputeti i maxhorancës. “Klasa jonë politike vjen nga një mentalitet komunist. Ne nuk kemi zgjedhje të lira dhe demokratike, nuk kemi vendosur ende institucionet demokratike. Unë kam pasur një përplasje me Berishën për shkak të demokracisë brenda Partisë Demokratike”, shprehet Aleksandër Biberaj.
“Prej 20 vjetësh kemi një person që dominon skenën politike shqiptare, kryeministri Sali Berisha, që ka pasur shumë histori dhe mbi shpatullat e veta mban edhe ngjarjet e vitit 1997, të cilat ishin revolta popullore të armatosura kundër tij dhe për faj të tij. Këtu ka një sistem demokratik që nuk funksionon, ka zgjedhje që nuk funksionojnë, kështu që nuk zgjidhen njerëzit që kërkon populli. Këtu tek ne është gjithmonë dhe gjithmonë Berisha, që nuk është një figurë shumë e besueshme, pasi është i dhunshëm, nuk është i civilizuar. Prej 20 vjetësh fëmijët tanë janë rritur duke dëgjuar dhe parë fytyrën e Berishës, i cili përcjell vetëm mesazhe dhunë”, shprehet historiani Pëllumb Xhufi. “Televizionet treguan se vëllai im ishte me duar në xhepa. Në qoftë se do të kishte hedhur edhe një gur të vetëm, unë do të kisha kërkuar falje ndaj policisë, por nuk e bëj. Vëllai im nuk ishte kriminel. Nuk ishte as i droguar dhe as i alkoolizuar, trupin e tij e kishin në spital dhe mund ta verifikonin. Unë do të kërkoj drejtësi deri në Gjykatën e Strasburgut”, shprehet vëllai i Hekuranit.
Ekziston gjithmonë një lidhje e fortë mes Italisë dhe Shqipërisë, edhe për shkakun se na ndan vetëm një det. Pastaj ka një tërheqje gati fatale të shqiptarëve ndaj Italisë. Në vitin ‘90, kur ra dhe sistemi i fundit komunist në Europë, një pjesë e madhe e shqiptarëve u dyndën në masë drejt Italisë. E mbani mend zbarkimin e shqiptarëve 20 vjet më parë në Bari. Duam që ta rikujtojmë sërish këtë, duke qenë se Shqipëria vazhdon që të jetë mes së ardhmes dhe frikës prej 20 vjetësh. Para 20 vjetësh, vetëm një fjalë na shoqëronte në jetët tona, ndonjëherë edhe në mënyrë obsesive, shqiptarë. Ata mësynë Italinë nga të gjitha anët. Anije të mëdha u nisën nga Shqipëria, të mbushura plot e përplot me njerëz, një pjesë e të cilëve vdiqën gjatë rrugës. Gjatë asaj kohe pati polemika të shumta për trajtimin e shqiptarëve, sidomos për faktin se u mbyllën në stadiumin e Barit sikur të ishin guerilas të Pinoçetit. Për shqiptarët Italia ishte Amerika e tyre dhe vit pas viti zbarkonin. Fjala shqiptar gjatë atyre viteve ishte bërë sinonim i përçmimit. Mjaft prej tyre nuk arrinin që të integroheshin dhe iu kthyen rrugës së krimit. Që atëherë, shqiptarët njiheshin si shpërndarës droge dhe persona që merreshin me shfrytëzim prostitucioni. Kohët kaluan dhe Shqipëria arriti që të ecte përpara deri sa në ditët e sotme kërkon që të integrohet në Bashkimin Europian. Qytetarët e këtij vendi që nga ky vit mund të lëviznin lirshëm në Europë, pas liberalizimit të vizave. Por është edhe një vend, që vetëm pak ditë më parë u përfshi nga trazira të mëdha, të cilat çuan në vrasjen e tre personave. Qeveria shqiptare konsiderohet si një nga më të korruptuarat e Europës. Diktatori Enver Hoxha e kishte kthyer Shqipërinë në një nga vendet komuniste më të izoluara në botë. Në vitin 1997 Shqipëria u trondit në një luftë civile, për shkak të piramidave. Berisha, që sot është sërish në pushtet, u detyrua që t’ia linte pushtetin Fatos Nanos, një ish-komunisti, të cilin e kishte futur në burg. Por viti i revoltës ishte gjithashtu edhe një arratisje e re në masë në drejtim të Italisë. Këtë radhë destinacioni ishte Brindizi dhe jo Bari. Qeveria italiane e drejtuar nga Romano Prodi vendosi bllokimin e kufirit detar, duke qenë se Italia rrezikohej nga emigrantë të paligjshëm shqiptarë, të cilët mësynë në masë të madhe. Gjatë asaj kohe ndodhi edhe drama e madhe, kur një anije shqiptare u fundos pas përplasjes me anijen italiane “Sibila” dhe për pasojë dhjetëra persona humbën jetën. Në vitin 1998, Shqipëria u përball sërish me një ngjarje të rëndë, pasi Berisha u përpoq të merrte pushtetin me dhunë. Një vit më vonë ndodhi një tjetër ngjarje që tronditi shqiptarët, pasi qindra mijëra kosovarë u dëbuan nga Kosova dhe shkuan në Shqipëri për t’u strehuar. Shqipëria pas atyre viteve u duk se gjeti një qetësi, por tashmë rrezikon sërish të futet në një luftë civile, pasi gjendja ekonomike është vështirësuar, si rrjedhojë edhe e problemeve në vendet e tjera, gjë që ka ndikuar që emigrantët të sjellin më pak para. Kjo u pa edhe gjatë demonstratës së 21 janarit, kur u vranë tre persona. Evropa ndërkohë vazhdon që të presë Shqipërinë.
Comments are closed.
—Italianet bejne nje histori te pergjithshme ketu ne lidhje me sundimin e Berishes — dhe ja japin fajin Ekonimise se dobet qe kemi ne, ndikuar edhe nga renia ekonomikee fqinjeve
–Por per mendimin tim keto nuk jane kryesore qe Shqiperia eshte ne proteste-,natyrisht Ekonomia eshte primare
por ne u mesuam me SALEN qe na thoshte te bejme reformen ,ti mbyllim fabrikat dhe ju ikni merni ruget ,dhe ne po nuk e kudnershtuam , ikem emigrante……
,Sepse edhe opozita e majte e Nanos ishte nje opozite palaco qe nuk i behej vone fare per ekonomine shqiptare
–Keshtu qe per ekonomine ne nuk kudnershtojme fare ,se nuk kemi opozite te tille qe te beje nje analize te gjithe veprimtariseekonomike te qeverise se Sales dhe tu thote njerezve qe per 20 vjet jane shkateruar cdo gje fareee–Sepse kjo opozite eshte opozite me sportista dhe adoleshenta , dhe te dyja keto kategori nuk e kane haberin fare sec eshte metoda e Analizes —Jane pyke me diell ,se edhe nuk lexojne ,qe te mesojne historine e vendit te tyre dhe te mos bijen ne kurthin e Sales qe ka 20 vjet qe ulkerin komunizmi, komunizmi …Kur SALA per 20 vjet vetme ka shkateruar, ndersa komunizmi megjithse nje sistem kriminal ne 20 vjetet e para i shnderoi faqen Shqiperis, thau keneta e mocale, ndertoi shkolla ne cdo fshat, qendra shendetsore ne cdo fshat ,ndertoi disa hidrocentrale , ndertoi Akademi,lidhje shrimtaresh, univeristete, ansamble artistike model , ndertoi ushtri moderne dhe armatim modenr etj etj –dhe te gjitha keto u bene per HERE TE PARE —TAMAM JGJENIAL KOMUNISTET SHQI[PTARE,_ sic thote edhe studjuesi me i mire amerikan per Shqiperine Edvin Jacque
—…..dhe erdhi SALA …..per 20 vjet kashkateruar cdo gje –Absolutisht cdo gje ,mbahet ekonomia vetmeme emigrantet -TURP !
—————-PRA PROBLEMI KRYESOR NE SHQIPERI NUK ESHTE EKONOMIA SE NE NUK KUNDERSHTOJME PER EKONOMINE
,SE JA SHKODRANET U MBYTEN 5 HERE ,ju prish cdo gje DHE JA E MBAJNE MORALIN LART,nuk protestojne fare ,faree
TAMAM BURRA ZAKONI , por tani i kane njecike pantallonat te lagura para dhe mbrapa , por eshte normale per ta……
—-Mirpo QE KUR KA ARDHUR SALA PROBLEMI ME I KOKLAVITUR I JONI JANE …..ZGJEDHJET
–
———Saliu vjedh zgjedhjet
Kjo eshte SKANDALI I KETYRE 20 VJETEVE TE DEMOKRACISE –
–Qe kur ka ardhur ky palaco asnjehere nuk ka bere zgjedhje te regullta
Vjedhja e zgjedhjeve eshte problem kyc –sepse ky bastard tregon ne kete menyre nje PADREJTESI KRIMINALE KUNDER POPULLIT TE TIJ
–Tregon qe ky nuk ka as respektin me minimal per kombin e tij —-
——–Dhe mungesa e drejtesise ne zgjedhje elektorale eshte e PAPRANUESHME NGA KUSHDO
dhe i con njerezit natyrshem drejt protestes ,pasi ky idiot te vjedh te drejten me elemntare …-
Atehere ca mund te presesh me nga ky njeri qe vetem njeri nuk munde te quhet , si mund ti besohet shteti ketij lloj robi qe vjedh voten
—-Po u vodh vota nuk ka me kuptim azgje –qeveria e tij eshte paligjshme , dhe populli ka te drejte ta rezoje me dhune qeverine Sales
sepse eshte qeveri e ardhur me dhune,me DHUNEN E VJEDHJES , pasi ka vjedh votat
———–Kete duhet te thote EDI qe te justifikoje protestat e dhuneshmem kunder nje qevferie te PALIGJSHME
Lere pastaj justifikimet qe thote Saliu per te mos hapur kutite jane SKANDALOZE — te fyejn eintelektin e prapanices .
Ai genjen si nje idiot, te irriton primitivizmi i tij ne justifkim dhe te ben ti vesh atje dhe ta heqesh zvarre nga zyra
sepse nuk e meriton t e jete ne ate zyre ,pasi nuk permbush as kushtet me minimale qe te jete nje njeri i kohes sone, eshte primitiv ne cdo aspekt ….
—