Prokuroria ka sekuestruar deri tani 2.326 gëzhoja plumbash që mendohet se nuk është e gjitha ajo që është qëlluar të premten e 21 janarit. Shikimi i vendit të ngjarjes u bë, të paktën tre orë pasi ishin kryer katër vrasjet në sheshin përpara kryeministrisë.
Në bazë të dëshmive të mbledhura deri më tani, prokuroria ngre dyshimet se vrasjet dhe plagosjet kanë ndodhur në harkun e një minute, pak pasi ora kishte kaluar 16:00. Megjithatë ende është e vështirë të përcaktohet se cila armë e ka kryer qitjen, për arsyen se, armëve ende nuk u është bërë një ekspertizë balistike.
Burime të prokurorisë kanë thënë se Garda refuzon të japë edhe regjistrimet e bëra nga 25 radiomarrëset e përdorura prej tyre gjatë datës 21 janar 2011. Ndërkohë Policia e Shtetit vazhdon të refuzojë urdhër-ndalimet e nxjerra nga prokuroria shqiptare për zinxhirin komandues të gardës.
Prokuroria disponon planin e veprimit për ruajtjen e mitingut të opozitës ne 21 janar, ku është përcaktuar edhe momenti se kur mund të përdoreshin armët. Kjo është një ndër provat materiale më të vlefshme deri më tani në duart e organit të akuzës. /Telegrafi/
Comments are closed.
— I vrau qeni i biri qenit, dhe ka dhe kurajo edhe i shan— Ata qe i jane vrare te dashurit e tyre e din se kush ua ka borxh gjakun….
————- Te ngrihet ore opozita ne proteste per vrasjen e ketyre 4 shqiptareve nga Serbi SALI- FAZLLIC
–C’eshte kjo opozite e mekur ???!!!! — Te ngrihen ne protesta kunder qeverise se Paligjshme qe vrau shqiptaret
—Qeveria e Sales eshte qeveri e huaj, ARMIQESORE , nuk eshte qeveri shqiptare–Ndaj te ngrihen ne protesta te fuqishme deri sa ta heqin qafe
eshte e habitshme sesi policia organ ne varesi te shetit dhe zbatues i urdher arrestave te leshuara nga prokuria nuk i zbaton ato .ky eshte nje puç i vertet per demokracin .ne itali per fatin e mire ka disa orginizma mbrojtes qe parlamenti ju ka konfirmuar te drejten te kryej edhe zbatimin e urdher arrestave te leshuara nga prokuroria.por ne asnje menyre policia nuk ka refuzuar asnje here zbatimin e tyre.shqiperia ka nje sistem te mesjetes ku kryeministri sillet si bert dhe dikton funksonimin e ligjive sipas oreksit te tij .kjo qeveri mburrert me heqjen e vizave .nje arritje qesharake pasi europa e di mire se shqiptaret jane aq te varfer sa mezi arrijne te sigurojne jeten dhe jo me te levizin ne europe.do te behet pjese e europes atehere kur kjo klase politike te mos ekzistoje .le te themi te verteten na perfaqesojne politikane me nje te shkuar komuniste ,nje kryeminister komuniste ish antare ne pleniumet e ppsh, ku edhe ka deshmuar ne gjygjet komunste.ne itali ka nje shprehje ku thuhet :ruhu nga i varferi kur behet i pasur : ne rastin e berishes mund te thuhet pa frike:ruhu nga komunisti qe behet demokrat : morali i thenjes :ai njehe sekretet per te manipuluar gjithçka.