Matt Braddy, drejtori për Programin pranë “Freedom House”, organizatës së njohur amerikane që mbron demokracinë në votë, në një shkrim të tij të botuar në “Huffington Post” thotë se administrata amerikane duhet të ketë prioritet ndalimin e dhunës dhe destabilitetin në Shqipëri. Brady thotë se një gjë e tillë duhet bërë shpejt pasi vendi po përballet me një krizë kushtetuese. Ai përmend pengesat e Berishës ndaj hetimit për ngjarjet e 21 janarit dhe kërkon që rrënjët e protestës të kërkohen tek korrupsioni e politikat e ndyra. Ai shton se Shqipëria po rrëshqet drejt autoritarizmit, por populli shqiptar po synon ta pengojë një gjë të tillë. Sipas tij, nuk është çudi që njerëzit po protestojnë kundër korrupsionit, pasi Berisha erdhi në pushtet me kartën anti- korrupsion.
Me poshte shkrimi i plote:
Më sytë e botës të drejtuara mbi mijëra tunizianë e egjiptianë që dolën në rrugë në një numër të paprecedent, ka pak njoftime për trazirat në Juglindje të Europës, ku demonstratat në Shqipëri kanë çuar në dhunë.
Shqipëria ka duruar një luftë civile nga fundi i viteve ’90 dhe ofron mësime të rëndësishme për Lindjen e Mesme kur bie fjala për çështjet e korrupsionit dhe shpërdorimit të pushtetit, ku qindra e mijëra njerëz në bregdetin jugor të Mesdheut i kanë thënë: “MJAFT”.
Në rastin e Shqipërisë, një video u shfaq së fundmi në të cilën zëvendëskryeministri Ilir Meta (i Lëvizjes Socialiste për Integrim) dyshohej se udhëzonte një vartësin e tij që të vendoste me preferencë për disa kontrata qeveritare. Si rezultat i videos, Meta dha dorëheqjen, edhe pse kryeministri Sali Berisha (i Partisë Demokratike) deklaroi publikisht mbështetjen e tij për zëvendëskryeministrin.
Partia e Berishës mori pushteti në vitin 2005 me një platformë antikorrupsion, kështu që nuk është për tu habitur që mijëra shqiptarë dolën në rrugë më 21 janar për të protestuar ndaj korrupsionit qeveritar e për të ringritur pyetjet në lidhje me manipulimin e votave në vitin 2009. Sipas organizatës së shoqërisë civile MJAFT, të paktën tre shqiptarë u vranë kur policia u vërsul mbi demonstruesit, qindra të tjerë u plagosën, gazetarët u qëlluan dhe u kërcënuan, e më shumë se 150 persona u arrestuan. Garda kombëtare e Shqipërisë thuhet se është përgjegjëse për vrasjet, dy nga të cilat janë kapur në kamera dhe janë shfaqur në TV.
Kryeministri Berisha ka urdhëruar Prokurorin e Përgjithshëm të hetojë vdekjet. Bazuar në gjetjet fillestare, Prokuroria e Përgjithshme ka lëshuar urdhër- ndalime për 6 zyrtarë të gardës kombëtare, që mund të jenë përgjegjës për vrasjet, ose tek e pakta që kanë dhënë urdhrat për të qëlluar mbi civilët. Megjithatë kryeministri pengoi arrestimet, u dha shpërblime anëtarëve të gardës kombëtare që ishin në detyrë më 21 janar dhe ka thirrur një hetim të veçantë nga një komitet parlamentar, që kontrollohet nga ai.
Politizimi në rritje i kësaj çështje në një vend të ndjeshëm ndaj pasioneve parasheh një gjakderdhje më të madhe nëse qeveria nuk detyrohet të hedhë një vështrim më objektiv, jo vetëm tek incidenti, por edhe tek akuzat për korrupsion e politika të ndyra, që sollën dhe protestat.
Fqinji i Shqipërisë, shteti i sapolindur i Kosovës, është akoma më i brishtë dhe një paqëndrueshmëri rajonale mund ta minojë atë që në faza të hershme. Luftërat e Ballkanit të viteve ’90 nuk janë kujtim i largët, ndërsa Richard Holbrooke, që vlerësohet gjerësisht si njeriu që i dha fund luftërave në Bosnje e Kosovë, është ndarë nga jeta vetëm një muaj më parë. Parandalimi i dhunës dhe destabilitetit në këtë rajon duhet të jetë një nga prioritetet e administratës amerikane, por ajo duhet të punojë ngushtë me Bashkimin Europian, Organizatën për Sigurinë e Bashkëpunimin në Europë dhe të tjerë aktorë multinacionalë. Dhe kjo duhet bërë sa më shpejt për shkak se në Shqipëri është shpalosur një krizë kushtetuese.
Gjatë dy dekadave të fundit, Shqipëria ka zhvilluar- paralel me trazirat e saj- një shoqëri civile aktive që angazhohet në jetën publike. Kjo është ajo që ndodhi në rrugët e Tiranës më 21 janar dhe do të vazhdojë të ndodhë në rast se nuk adresohen shqetësimet e saj.
Ndërsa mospajtimi është mbytur në mënyrë rutinë në Egjipt e Tunizi, një eksperiment demokratik ka treguar shenja progresi në Shqipëri. Shqipëria hasi një pengesë dhe mund të rrëshqasë përsëri drejt autoritarizmit, por populli shqiptar po përpiqet që të ndalojë që një gjë e të tillë të ndodhë.
Në mënyrë që të dërgohet një mesazh se protestat në rrugë nuk janë të barabarta me kaosin dhe se shprehja legjitime është vitale për një shtet të qëndrueshëm, miqtë e Shqipërisë duhet të marrin tani kohën e duhur për të ndihmuar vendin që të hyjë sërish në rrugën e duhur. Shqipëria sërish ka nevojë për asistencë dhe mbështetje ndërsa e merr veten nga një diktaturë që ka zgjatur 4 dekada, nga izolimi dhe lufta civile. Ajo ka nevojë për vëmendje të vazhdueshme në rëndësinë e shoqërisë civile, strukturave demokratike, zbatimit të ligjit dhe të drejtave të njeriut. Dhe pikërisht tani ajo ka nevojë që të shmangë përshkallëzimin e dhunës që mund të dëmtojë progresin e dekadës së fundit. Lëvizjet demokratike që po lindin në mbarë Mesdheun kanë nevojë për sinjale orientimi pikërisht tani.
*Matthew Brady është drejtori i programit pranë Freedom House
Comments are closed.
..ja fut kot Freedom House!! ne kemi demokraci funsionale, me pak probleme siç tha edhe ambasadori juaj ne Tirane Arvizu’ po jemi ne rruge te mbare me “burrin e shtetit” ne krye. Persa i perket problemeve qe nenvizoni si p.sh, “shkarje drejt autoritarizmit” do te organizojme nje degjese publike dhe nje seminar me ato 20milione $ e Arvizut, dhe ja ku u rregullua dhe kjo pune!!
Gjatë dy dekadave të fundit, Shqipëria ka zhvilluar- paralel me trazirat e saj- një shoqëri civile aktive që angazhohet në jetën publike
Dhe pikërisht tani ajo ka nevojë që të shmangë përshkallëzimin e dhunës që mund të dëmtojë progresin e dekadës së fundit.
Keto jane marre nga shkrimi i mesiperm. Shoqeria jone ka njefare zhvillimi ne nuk jemi ne rangun e tunizise e cila eshte me 1990 persa i perket historise sone. e njejta vlen per egjyptin. Cfare po bejme ne si shoqeri per te mos pershkallezuar dhunen? thirrjet per demonstrata per largim qeverie me dhune e kercenime te tjera largojne dhunen?
DICKA EXTRA
Freedom house eshte nje shoqate JO SHTETERORE ne amerike. Krijuar ne 1941 nga wandell willkie dhe gruaja e presidenti amerikan Franklin Rosevelt eleanore rosevelt. Gjate historise se saj Freedom House ka pasur momente positive dhe negative. Eshte e vetmja organizate per te drejtat e njeriut ne bote e cila eshte kundra krijimit te nje gjyqi internacional per njerzit qe kane kryer krime te renda kunder popujve te vet. Nder shtetet qe Freedom house ka kritikuar.
1 USA
2 izrael
3 france
e shume e shume te tjere… Freedom house ka quajtur zgjedhjet ne el salvador me 1980 te mrekullushme kur ushtria ne ato zgjedhje te mrekullueshme kishte vrare me mijra njerez me vrasje nga me c njerzoret per te ardhur ne fuqi…. ka edhe shume e shume te tjera por dua t ju referohem lexuesve te mos marrin c do gje qe del nga freedom house me seriozitetin me te madh sepse eshte nje organizate JO QEVERITARE LIBERALISTE opinionet e se ciles nuk njihen nga organizata e kombeve te bashkuar dhe asnje organizate legjitime boterore dhe vetem ne Shqiperi merret kaq seriozisht.
Ca thua or ti grupi. Huffington post nuk merret seriozisht ?? shikon televizor to apo vetem Big Brother ne fundjave ? Po pate mundesi, shikoje ndonjehere dhe Fox News, dhe mbase e shikon Huffinton Post.
VL a nuk eshte huffington post krijuar nga ariana huffington? A nuk eshte arianna nje nga me liberalistet e USA? DHE ME KRYESORE E DIN TI QE ARIANNA HUFFINGTON KA LINDUR Arianna Stassinopoulous? DHE ESHTE GREKE E MIREFILLTE E LINDUR NE ATHINE? si mendon ti do shkruaje grekja per ne? e gjithe huffington post u ble nga AOL me 2011 per 315 milion $ nje krahasim te vogel nje restorant qe ka pronar shqiptar ne NEW YORK u shit per $8 milion dollar. Bej ti llogarite po i deshe.
Huffington mund te jete ca te doje, por mos thuaj se nuk merret seriozisht. Ti e the dhe vete qe AOl e ka blere keshtu qe kjo ska lidhje me Greqine fare. Cja fut kot ti ore. Pastaj, ca lidhje ka shitja e AOL me shitjen e restorantit ??????
Ca te keqe ka qe Huffington post thote se shqiperia duhet ti shmanget dhunes ??? Pse do dhune dhe shkaterrim ti ????
shitjen e restorantit ta krahasova me shitjen e huffing. post ne base te vleres monetare sa ndryshim ka huff.post me restorantin. NBC eshte shitur per 5 miliard $ pra nga vlera monetare shiko ndryshimet. Une nuk kam asgje me huff post berderisa i ben thirrje per qesti. problemi im fillon aty ku redaktori e sjell si gazete e plotfuqishme qe sugjeron zgjedhje te parakohshme. Ti e di shume mire se ne te gjithe replikat e mia une jam i vetmi ketu qe bej thirrje per qetesi. Por tani eshtye vone pasi PS hengri fjalet e veta e nuk u degjua as huff post as freedom house por dep. i shtetit amerikan as ndonje i entuziasmuar qe kerkonte zhjedhje te parakohshme. Nuk ka zgjedhje te parakohshme PS do marri pjere ne zgjedhjet e 8 majit. kete kerkoja une. Tani le te fitoje me i forti.
ik o dorand futi ndonje tas dhalle
hahaha je i modh rrapi treshit, i modh je.