Deputetët socialiste, Tom Doshi e Paulin Sterkaj kanë dëshmuar në prokurori në lidhje me ngjarjet e 21 janarit. Ndërkohë në prokurori ka qenë edhe Nard Ndoka, kryetar i Partisë Demokristiane. Ndoka tha se është paditur nga policia. Ai shtoi se këto janë akuza politike. Tom Doshi është një nga personat më të përfolur nga mazhoranca në lidhje me ngjarjet e 21 janarit. Ai akuzohet se ka nxitur dhunën mbi policinë.