Viktimat e 21 Janarit, Berisha: Kush është dora e zezë që i vrau?

7 Shkurt 2011, 12:49Politika TEMA
Viktimat e 21 Janarit, Berisha: Kush është dora e zezë që i

UPDATE – Kryeministri Sali Berisha në fjalën e mbajtur në mbledhjen e grupit parlamentar të PD-së, ka deklaruar se po bëhen përpjekje për të penguar hetimin e 21 janarit. Ai ka theksuar se qeveria ka vendosur bashkëpunimin me Prokurorinë që prej ardhjes së ekspertëve amerikanë, në ndihmë të hetimit. Duke deklaruar se një nga viktimat ishte vrarë nga një plumb rikoshet, kryeministri ka kërkuar zbardhjen e tre vrasjeve të tjera.“Po bëhet gjithçka për të penguar një proces jetik dhe vendimtar për vendin, hetimin e pavarur të ‘ngjarjes së bulevardit’. Pas ardhjes së prokurorit të SHBA-ve, qeveria ka vendosur bashkëpunim të plotë dhe total me institucionin e Prokurorisë së këtij vendi. Natyrisht qeveria mbetet për një hetim të besueshëm, të plotë, të pavarur dhe të gjithanshëm”, është shprehur Berisha. “Çdo ditë botohen në media dosjet sekrete të hetimit. Fabrikojnë në media akuza të trilluara, siç është gjoja fshehja e serverit të Gardës së Republikës. Ka gjashtë ditë që kjo qeveri i është përgjigjur çdo kërkese të ardhur, kjo edhe në dijeni të ekipit që erdhi për të kontribuar në këtë hetim. Por janë konstatuar shkelje të tjera të rënda të procedurës dhe marrëveshjeve të bëra. Qeveria është e interesuar më shumë se kushdo tjetër për hetim të plotë dhe të gjithanshëm të rrethanave në të cilat humbën jetën katër qytetarë”, tha Berisha. “Mirë njeri që ishte nga rikosheti, siç e botojnë vetë në media, po të tjerët. Kush ishte dora e zezë? Kush ishin rrethanat? Është kjo pjesë e skenarit se unë do kaloja mbi kufoma? Hetimi do të jetë i plotë për çdo gjë. Askush s’mund të pengojë këtë proces jetim dhe nuk mund ta parandalojë atë. Ftoj të gjithë qytetarët të kontribuojnë në hetimin e kësaj ngjarjeje. Shpreh mirënjohjen për qindra dokumenta të sjella”, theksoi kryeministri.

Qeveria shqiptare shprehet e gatshme të bashkëpunojë me Prokurorinë për një hetim të pavarur të ngjarjeve të 21 janarit. Në mbledhjen e grupit të PD-së, kryeministri Berisha theksoi se pas ardhjes së prokurorit të SHBA-së qeveria ka vendosur bashkëpunim të plotë dhe total me prokurorinë.

“Natyrisht qeveria mbetet për një hetim të pavarur ashtu siç është e domosdoshme dhe interesi i qytetarëve shqiptarë theksoi Berisha duke shtuar se çdo ditë po bëhen përpjekje për të sabotuar këtë proces duke u botuar në media dokumente të dosjeve të hetimit.

Ai gjithashtu i cilësoi si trillime publikimet në media se garda i ka fshehur prokurorisë serverin. “Jemi të interesuar për hetim të plotë dhe të gjithanshëm të rrethanave që humbën jetën 4 qytetarë. Jemi për hetim të pavarur për të gjetur se cila është dora e zezë që ekzekutoi 4 qytetarët” theksoi më tej Berisha.

Ndërkohë kryeministri Berisha ka paralajmëruar se nuk do të lejohen pengesa në hetimin e ngjarjeve tq 21 janarit.

“Ne kërkojmë një hetim të plotë dhe të gjithanshëm por paralajmërojmë që pengesa ndaj hetimit nuk do të tolerohet. Askush nuk mund ta parandalojë këtë proces jetik” theksoi më tej Berisha.

14 komente në “Viktimat e 21 Janarit, Berisha: Kush është dora e zezë që i vrau?”

  1. england says:

    Ne njerin nga filmat shqiptar,dhe pikerisht toke e pergjakur kur dora vrasese e bejlereve,agallareve te asaj kohe ekzekutojne njerin nga personazhet e filmit,dhe pikerisht Mitin,dhe po keta vrases shkojne te ngushellojne familjen e te vrarit(te hypur mbi kale babe e bir,dhe sherbetori i drejtohen familjareve se qeveria do kape vrasesit,ajo e zë lepurin me qerre)nderkohe marrin pergjigjen nga njeri nga personazhet qe ishte ne krah te te ndjerit,pikerisht aktorit ne rol Pandi Raidhi qe tha se zor per ti kapur o bej ata kush e di ku bredhin me kale!!!E pra edhe vrasesit e 21 janarit(qe kane zevendesuar kuajt me BMV,dhe Mercedezet)kaperdisen zyrave te shtetit shqiptar te mbeshtetur nga urdher leshuesi Sali,ky servil qe injoron institucionet shqiptare kur ja do puna,dhe me paturpesine qe e karakterizon vlerson Amerikanet,se gjoja na qenka i hapur per !Mos valle plumbat erdhen nga qielli?Pse kryeministri nuk dorzon gardistet?Pse nuk na tregon qofte dhe nje te vetme cader,ose thike nga ato te stofistikuarat?

    1. eddy says:

      KOMUNISTET JANE LEPUJ BERISHA ESHTE LEPUR FARE KY LLOJE NUK KA FARE BURRERI CFARE THOT NE MENGJEZ NUK THOT NE DARKE

  2. Gramozi says:

    —E ndrroi pllaken KU.VA—–Nuk duhet ta tolerojme….Eshte loja e tij se i hyri frika ngaqe u bene 4 te vdekur!!!

  3. afrimi says:

    Jo more te dashur nuk i ka hyre frika ajo po i doli tani. Ai kishte nevoje per pak kohe te fsheh cfare beri.
    Dhe mund ta fsheh se beri sic ka bere gjithmone.
    Te isha ne vend te atyre gardistave kriminel do ruhesha pasi sali mafiozi mund dhe ti eleminoj qe te eliminoj deshmitaret.

  4. AlbinoBlackSheep says:

    Jemi për hetim të pavarur për të gjetur se cila është dora e zezë që ekzekutoi 4 qytetarët” theksoi më tej Berisha.

    Kriminel.Mjafton te shikosh duart e tua.

    1. velo says:

      O Albino.
      Berisha i ka duart aq te pergjakura sa tani kujton se kjo eshte ngjyra qe duhet te kene duart dhe nuk i duken.

  5. mendertafuti says:

    Amerika tani ka filluar e tregon fytyren e vertete “demokratike”,kete here nepermjet ketij “specialistit hetues” qe pruri Arvizui dhe qe zbuloi se nje prej te vrareve ishte kapur padashje nga nje plumb qorr rikoshet.Edhe tre versione te tjera dhe CIA e ka bere heperhe detyren e saj ne Shqiperi.Mos i ardhte dita te tregoje kthetrat,se nuk ndalet para asgjeje per interesat e shenjta te popujve…dmth monopoleve amerikane,roja i te cileve ne Shqiperi eshte qeni-roje Sali Berisha me pretorianet e tij Bathoriane dhe lukunine hajdute vlug qe e rrethon

  6. brace1 says:

    Ike mor mashkulli i ndyre,ste vjen turpe kriminel,sle gje pa vjedhur,edepsyz po te funksionoje prokororia ti duhet te futesh ne burge i pari,komuniste ,flliqesire,vrases.Ke gjete sheshe e vrete ke don e kure done,po kjo zde te eci gjithmone,do ta paguash edhe ti shtrejte,ske ku te hikesh viktimat te ndjekin hape pase hapi,gjaku i te vrarve nga ti nuke lahet me uje sic e mendon ti, e dine mire si do ta paguash.

  7. huri says:

    O SALI RAM BERISHA I VUCIDOLIT! DORA E ZEZE QE U BE SEBEP PER SHPERTHIMIN E LUFTES SE PARE BOTERORE,QUHEJ JO DORA E ZEZE NE SHQIP,POR CORNA RUKA ,NE SERBISHT.MESA DUKET EDHE PER TRAZIRA NE SHQIPERI ESHTE E INTERESUAR E NJEJTA ORGANIZATE,CORNA RUKA,OSE E PERKTHYER NE SHQIP,DORA E ZEZE.SPIUNLLEQET BALLKANIKE JANE SHEKULLORE,I PASOHEN NGA BABAI TEK I BIRI,NGA MAMAJA TEK E BIJA.ASHTU SIC I JANE PASUAR;NGA E JEMA TEK E BIJA, ZONJA LIRI APO TEK E BIJA ZONJA ARGITA APO TE I BIRI ZOTI SHKELZEN. KJO ESHTE DORA E ZEZE ,QE KERKON ZOTROTE,ESHTE SEKULARJA “CORNA RUKA”,AJO DORE QE TE MBAN TY NE PUSHTET….

  8. beso says:

    Kush eshte dora e zeze?Une s’jam rracist,por thone qe Saliu eshte gabel,dmth dore e zeze!

  9. Claus says:

    ”Në vendin tim, në vendin tënd
    nje koke e cmendur
    cmend nje bote te tere”

    Eshte vetem nje improvizim e castit i vargjeve te Agollit ne te cilen ne “vend” te fjales vend kam vene bote. Dhe a e dini perse? Tek e perditshmja gjermane “Frankfurter Rundschau” e dates 31 janar fillova te lexoja nje shkrim analitik shkruar nga i mirenjohuri per ceshtjet e Ballkanit, Norbert Mappes Niedieck me titull ” Nje sistem, ku sot je besnik dhe neser tradhetar”.
    Analiza fillonte:” Kush ka te drejte ne kete lufte gjelash gjate brenda kesaj klime te ndezur politike? Pergjigja eshte axhituese, asnje”. Ja keshtu e fillonte autori shkrimin qe u serviret lexuesve gjermane, ata te cilet nuk dine shume mbi klimen ekzistuese politike ne Shqiperi. Dhe keta artikuj te japin nje pamje komplet turbulluese te situates aktuale ne vend. E pra, tani ka filluar faza te cmendim jo vetem vendin por edhe boten. Njeri te thote “burre shteti” dhe tjetri te thote “gjel deti”. Absurdi ka kaluar cdo kufi, mire tek ne por tani ky absurd ka prekur dhe boten, amerikane dhe gjermane, daneze dhe sllovake, meksikane dhe japoneze. Tobeh Strafullah ku je o Vrime e Zeze!!!

  10. vangjush says:

    Sic duken bathet edhe ky hetim do te zgjase ca do te harrohet dhe ne fund asgje nuk do te ndodhe.Gjynah per popullin Shqiptar qe pati kete fat te keq ti qepen gjithmone kriminele ne krye.Amerika po tallet me kete popull duke shfrytezuar dashurine naive qe ky ka per kete vend.

  11. nicolla disha says:

    Ti je dijalli i shqiptareve. Nuk ke faje ti. Por kane faje ato frikacaket shqiptare qe te mbajne ty ne pushtet. Turp per ate popull qe jeton ne shqiperi, dhe qe nuk e largon kete krimenel qe jeton ne kurrize popullit.

  12. saimir says:

    A mos valle nuk jemi ne Prill e me pas ku krimimeli me i rregjur i ballkanit”Karaxhiçet jane ordinere karshi ketij)supetkilleri qe disponon te dhenat e ç’do lloj arme,qe nga thikat me helm e deri tek kundratanket,ai qe furnizon makinen Millosheviçiane me nafte kunder nje populli,ai qe u shet arme muxhaedineve,ai qe u shet fisheke amerikaneve,ai qe fut ne grop 26 viktima te krimit te tij,ai qe mbyt nje popull me vetdije,ai qe vret 4 persona te pafajshem duke protestuar me vrasje selektive,sot del me paturpesine me te madhe kuptohet si “Bure shteti” e hedh alibine sikur perpara te kishte keshillin e PD e jo popullin e varfer te nje vendi duke shkuar deri aty sa te pranoje qe mire njerein qe e vrau Garda po tre te tjeret kush i vrau?A thua se ka te beje me popullin me naiv qe ekziston mbi planet,a thua se populli po pret me interes te madh dhenien e konkluzioneve nga “Ekspertet” e Saliut !Kafsheria e tij hyjnore mbrin deri aty sa trillimin e dites se pare na e paraqet me me emocion,per te na thene qe miqte amerikane po bejne punen e tyre e se shpejti do te dali ne shesh e verteta !Po kush e vertet mor fytyrzi ,kur tashme dihet nga te gjithe qe shqiperia ka vetem nje vrases vetem nje urdherdhenes e ku eshte Sali Berisha!Le te vine jo “Eksperte “nga Amb.Amerikane ,por edhe sikur Doris Paku ti dergoje nuk na i mbush dot mendjen!E shumta qe mund te besh eshte qe ti krimin sikundfer je mesuar ta çoshe ne drejtim te paditur “sigurisht te ditur,sepse tashme te gjithe e dime”,duke luajtur me Ekspertet qe gjeten se perse u vrane 4 shkodrane ne 2 prill,se perse u vra i ndjeri A.Hajdari;se perse u vra R.Hoxha,se perse u vra A.Hoxha,se perse u vra K.Trebicka,se perse u vrane 26 persona (femije,gra,burra)ne Gerdec,se perse u vrane 4 persona me 21 Janar!Z.Harron qe nje popull te akuzon si vrases e qe s’ka koncert te ti laje duart qofshin keto te Lady Gaga-se apo te Ciljetave.Ju mund te mbroheni nen sqetullen e “miqeve” edhe ca kohe ,por do te vije dita e Ju do ti paguani te gjitha z.fenomen,e pastaj emri jot mund te jete gdhendur ne ndonje arkive ,brenda ndonje dosjeje e qe mund te jeshe material per ndonje regjizor,por ma merr mendja se trupi juaj as varr nuk do kete ne shqiperi.

Comments are closed.

Lini një Përgjigje