Nga Blerina Gjoka
Në politikën shqiptare është bërë zakon tashmë që armiqtë politikë bëhen miq, dhe e kundërta. Në një kohë kur qeveria aktuale është ndërtuar nga dy kundërshtarë të vjetër dhe të ashpër me njëri-tjetrin, Sali Berisha dhe Ilir Meta, lajme të tjera si kalimi i një deputeti nga njëri krah në tjetrin nuk bëjnë shumë përshtypje. Megjithatë nuk mund të kalonte pa vëmendje kapërcimi i Dritan Priftit dje në kampin e opozitës dhe ulja e tij në një tryezë me Edi Ramën. Vetëm pak muaj më parë Prifti hodhi akuza shumë të ashpra në adresë të Ramës duke e akuzuar atë madje dhe për vese në jetën private si “ai thith kokainë që kushton 3 mijë euro”, etj. Akuzat e tij erdhën në fakt si reagim i një sulmi të përditshëm që selia rozë nëpërmjet deputetëve socialistë kishte ndërmarrë ndaj Priftit, duke e akuzuar për korrupsion dhe fshehje të pasurisë. Megjithatë të dy palët prej kohësh nuk akuzonin njëri-tjetrin, ndërsa Prifti e ndjeu veten më pranë opozitës pas vendimit për të braktisur koalicionin Berisha-Meta dhe akuzimin publikisht të kreut të LSI-së, ish/numri dy i qeverisë, Ilir Meta për korrupsion. Videoja e publikuar prej tij ku Meta bënte afera korruptive ishte momenti që ngriti në demonstrata opozitën. Në tryezën e djeshme me Ramën Prifti deklaroi se informoi për marrëdhënien me drejtësinë, ndërsa tha se “Prej sot jam pjesë e tavolinës së opozitës dhe do bashkëpunoj pa asnjë ngurim, pasi nuk mund të vazhdoja më me LSI. Në ditët e ardhshme do bëj një kërkesë zyrtare për tu bërë pjesë e grupit të Partisë Socialiste”. Prifti tha më tej se i’u përgjigj ftesës me dëshirën më të madhe për tu bërë pjesë e opozitës. “Kemi diskutuar sot me të gjithë faktorin opozitar në lidhje me situatën, në lidhje me dëshirën tonë për të vazhduar rezistencën paqësore me të gjitha mjetet që kemi në dispozicion, që unë dhe të gjithë të tjerët kemi në dispozicion për tu shkuar deri në fund qëndrimit opozitar, deri në realizimin e zgjidhjes politike, pra të zgjedhjeve të reja për shqiptarët. Diskutuam për strategjitë e ditëve në vijim dhe unë mund ta konfirmojë që tashmë jam pjesë e tavolinës së opozitës, një faktor opozitar dhe do të kontribuojë maksimalisht me të gjithë mundësitë e mia për të sjellë një realitet të ri në Shqipëri”,- tha ai. Ndërsa Kreu i PSV91 Petro Koçi konfirmoi lajmin se Prifti prej sot do të jetë pjesë e opozitës së bashkuar, ndërsa shtoi se ndër të tjera në tryezë u diskutua për aksionin politik që opozita e bashkuar do të ndërmarrë me qëllim rrëzimin e qeverisë. “Opozita ka një vision të ri qeverisës. Në tryezë u diskutua për aksionin politik, me qëllim rrezimin e qeverisë”,- tha ai. Kreu i PDS Paskam Milo u shpreh se opozita do të përdorë mjete të reja për të larguar qeverinë. Sipas tij oferta për mazhorancën janë “zgjedhjet e reja, vetëm ato e nxjerrin vendin nga kriza”, – theksoi ai.
Comments are closed.
Ueee ky eshte xhanavar komplet. Nqs duan te jene te besueshem, nuk duhet ta pranojne, pasi nuk kane lene gje pa thene per njeri tjetrin. Te tregoje ato qe ka per te treguar dhe te pirdhet edhe ky, se nuk eshte ndonje fare burri.
me qe po e kupton qe PD do ngreje leckat shume shpejt ,po kalon me PS per te pas prap nje shanc te behet minister..hahah lojra femijesh..vazhdo rrugen qe ke nis ..nxirr materjalet e tjera per Meten dhe Berishen dhe largohu nga politika ..shqiptaret nuk jane aq te trashe te mos dine se ti je vete nje si meta apo berisha
drejt me thene edhe Prifti duhet ta kete ngjyer gishtin ne mjaltin e korupsionit. jam skeptik ne lidhje me antaresimin e tij ne grupin parlamentar te PS pasi mendoj se e ben per te siguruar ne te ardhmen nje post ministror. nuk mund te jene te besushem njerezit si Prifti qe deri dje flisnin me gjuhen e Metes dhe Berishes.
Lereni si fillim te permbushe ëndrën tij, qe eshte grumbullimi i 200 lopeve!
Normalisht mendoj se ky bashkim me shume e demton opoziten,pasi populli kerkon ndryshim dhe jo nderrim karrikesh (prifti e pastroi gje ate 1,8 milion euroshin?????, po ndoka nuk do vjedhe me ilace etj.etj.), prandaj mendoj se opozita duhet te jete e kujdesshme me keto levizje se nuk do t’i japin ate qe pret (me kete mendje neser mund te bashkohet edhe meta a ku di une….).