Berisha me mbesën në Dajt
LETËR PUBLIKE
AMBASADORIT TË SHBA SHKËLQESISË TIJ z. ALEXANDER A. ARVIZU
AMBASADORIT TË BE SHKËLQESISË TIJ z. ETORE SEQUI
AMBASADORIT TË OSBE SHKËLQESISË TIJ z. EUGEN WOLLFARTH
Për dijeni
GJITHË TRUPIT DIPLOMATIK TË AKREDITUAR NË SHQIPËRI
Masmediave, institucioneve demokratike
Të nderuar zotëri ambasadorë !
Unë shtetasi shqiptar Rrapo Hajredin Danushi, Kryetar i Shoqatës Kombëtare të të Shpronësuarve “Pronësi me Drejtësi”, shpreh falenderim për veprimtarinë tuaj në të mirë të popullit shqiptar.
Më lejoni të nënvizoj sa vijon: Shumë mirë që strukturat e BE dhe SHBA protestuan për vrasjen e tre qytetarëve në demonstratën e 21 janarit 2011, por çfarë duhet bërë kur më shumë se 3000 krime që janë shkaktuar pas 1991 për shkak të anarkisë së pronës dhe ankesat tona për pronën vazhdojnë të lihen në heshtje. Deklaratat për integrim të Shqipërisë në BE, nuk janë reale kur nga të gjitha qeveritë prej 1991 e deri sot nuk ka pasur dëshirë për të respektuar të drejtën e pronësisë.
Kryeministrit Sali Berisha e anuloi kundërprotestën që do të bënte Partia Demokratike në përgjigje të protestës së 21 Janarit 2011, por kjo nuk tregon se ai u tregua “burrë shteti”. Ai tregoi dinakërinë dhe demagogjinë që e karakterizon me të cilën u ka hedhur hi syve ambasadorëve. Sali Berisha, së bashku me ish kryeministrin Fatos Nano dhe klikat e tyre prej 20 vjetësh kanë miratuar ligje me të cilat ne të shpronësuarit nga diktatura vazhdojmë të mbetemi të shpronësuar, duke u ricikluar nëpër zyra dhe gjykata. Pronat tona të trashëguara nga brezat, që diktatura i shtetëzoi, pas vitit 1991 Shteti, në vend që t’ja kthejë të zotit, ato së bashku me pronat që ligjërisht i përkasin shtetit u përvetësuan dhe vazhdojnë të përvetësohen nga politikanët.
Këtu është thelbi i korrupsionit dhe i konfliktit të ashpër midis klaneve të politikës, që po shkatërron dhe shpërbën Shqipërinë dhe po vret popullin. Prandaj ai meriton plotësisht ta krahasosh me një personazh të mirënjohur me emrin Ali Baba me 40 hajdutë.
Me keqardhje ankohemi për ambasadorët e mëparshëm të SHBA z. William E. Ryerson dhe John Withers II, por dhe për ambasadorë të tjerë si ai i OSBE Osmo Lipponen, i B.E. Helmuth Lohan, ambasadorët e Bankës Botërore të FMN etj, që me qëndrimet e tyre indiferente ndaj ankesave tona për shkeljen sistematike të të drejtës së pronës, kanë bërë që në Shqipëri korrupsioni për pronat të zhvillohet pa pengesa në nivel institucional.
Populli ynë ka një proverb që thotë: Ujku qimen e ndryshon, por vesin nuk e harron. Kështu ka ndodhur e po ndodh me sekretarin e partisë, së Enver Hoxhës, komunistin Sali Berisha. Ai ka qenë është dhe do të jetë deri në fund të jetës antipronar, pasi i tillë është formimi i tij. Ai nuk pyet për ligjin për institucionet dhe as për kushtetutën. Defekt tjetër i rëndë i tij është se ai e percepton realitetin dhe demokracinë ashtu siç e koncepton në mendjen e tij dhe kjo është krejt ndryshe nga perceptimi për njerëzit normalë. Ai e filloi jetën e tij me urrejtje të madhe për pronarët shqiptarë të shpronësuar nga diktatura dhe në këtë rrugë të gabuar do ta mbylli problemin me pronën.
Ambasadori i parë i SHBA z. Ryerson, e propagandoi komunistin e devotshëm Sali Berisha, sikur ai të ishte demokrat, kur në fakt ai ishte një komunist që nën petkun e pluralizmit realizoi një sistem korruptiv dhe kleptokratik. Ambasadori Ryerson, nuk dëgjoi ankesat tona për pronat dhe kështu devijoi zhvillimin normal të proceseve demokratike. Heshtja dhe qëndrimet indiferente të ambasadorëve të tjerë ndaj ankesave dhe propozimeve tona konkrete për të korrigjuar këto gabime kanë shkaktuar anarkinë aktuale që po e shpërbën Shqipërinë.
Zotëri Ambasadorë: Dëshirojmë të theksojmë se është e domosdoshme që institucionet dhe personalitetet e politikës ndërkombëtare të informohen saktë se pas vitit 1991 Shqipëria ka kaluar nga diktatura në kleptokraci dhe anarki institucionale, ka kultivuar korrupsionin në çdo instance. Nga kjo situatë pasurohen vetëm familjet e pushtetarëve dhe klanet e tyre. Këtë anarki postkomuniste, të realizuar nga Sali Berisha e Fatos Nano dhe të mbështetur moralisht dhe financiarisht nga perëndimi po e vuan shtresa e pronarëve origjinalë të shpronësuar nga diktatura komuniste; ku veç konflikteve artificiale dhe vrasjeve që janë provokuar, pronarët po vazhdojnë të jetojnë keq ose dhe të vuajnë për bukën e gojës. Të tillë politikanë pa atdhetarizëm, abuzues, demagogë, grabitqarë dhe kaq dëmprurës për demokracinë dhe popullin e vendit tyre, nuk i duhen Bashkimit Europian dhe as SHBA.
Në kushtet aktuale, ku dominon korrupsioni dhe kleptokracia e vetmja mundësi për ta kuruar situatën dhe për ta futur Shqipërinë në rrugën e demokracisë, është kushtëzimi ndërkombëtar, duke vendosur si kusht paraprak, për shtetin detyrim për të kthyer me ligj pronën e grabitur tek i zoti, duke përcaktuar dhe afat kohor për këtë veprim. Nëse prona do vazhdojë të trajtohet si problem i brendshëm, qytetarët do vazhdojnë të vriten me njëri tjetrin për konflikte pronësie dhe kjo politikë do provokojë kriza të tjera akoma më të rënda.
Në përfundim ju lutemi që këtë letër t’ja transmetoni Sekretares së Departamentit Amerikan të Shtetit znj. Hillary Clinton, Institucioneve që përcaktojnë politikat e OSBE, BE dhe Këshillit të Europës ndaj Shtetit Shqiptar.
Me bindje se ju do ta informoni saktësisht këto instanca eprore , ju falenderoj paraprakisht.
Me respekt
Rrapo Hajredin Danushi
Kryetar i Shoqatës Kombëtare të të Shpronësuarve “Pronësi me Drejtësi”
Comments are closed.
Tani duhet te punojme ne,populli,me nderkombetaret per permiresimin sadopak te imazhit te Shqiperise.
…me vjen shume keq qe jemi katandisur ti lutemi ambasadoreve te huaj, te cilet kane sensibilitet zero per problemet reale tonat, eshte aq keq sa nuk ka me, sa ti thush nje te huajji me ndihmo se po shikojme se po na i rimarrin pronat para syve tane dhe po na degjenerojne duke na thene ish-pronare, se pronare tashme jane bere Saliu qe erdhi ne Tirane me valixhe derrase nga Dragobia dhe lahej i here ne muaj. Apo i biri i Thanas Çiftelise Nano, apo fshatari i Çepanit Ilir Meta, keta jane zotet e pronave ne Shqiperi. Mos gezofshin dhe u shofshin deri ne brez te trete!
Mallkimet ne kete vend i kane zene te gjithe ata te cilet kane abuzuar me popullin, dhe nuk i kane gezuar kurre! Eshte aq e vertete sa me nuk ka , shiko Toptanet, Zogun, Hoxhen !!!
Zoti Danushi!
Me vjen shume keq, ..por je lodhur kot…perseri.
Katovica dhe komunistet ja arriten qellimit. Ruajten faren e tyre te keqe. SHKATERIMIN E PRONES.
I dhane jete korupsionit per vehte dhe e ndane popullin MAJTAS DHE DJATHTAS 50%
Perse?
Sepse pronat ua shperndane hordhive te pabuksave dhe dembeleve.
Per vehte, moren rryshfetin, voten dhe mbivleren e punes se te korruptuarve qe ndertuan EKONOMINE INFORMALE EDHE NE SHQIPERI.
Po cafre kujton ti Z Danushi?
Ata ambasadore qe vijne ketu, nuk e kane prejardhjen nga politika???
Po a di zotrote (pervecse Suedisa a ndonje vendi tjeter diktatorial) te kete politikan te pa korruptuar?
Kujt i duhet Fratini qe ka ardh nja 10 here me premtimin e heqjes se vizave?
Kujt i duhet Doris Pack, qe asnjehere nuk foli si europiane?
Kujt i duhen ambasadoretqe asnjehere nuk nderhyne prane vendeve te tyre dhe FMN-se per te ndaluar financimet per Shqiperine, derisa te behet shteti me institucione te verteteta?
Zoti danushi! U je drejtuar pikerisht atyre qe kane mare 20%-ishin! Vijne ne Shqiperi sa per te mare valixhet.
Me keqardhje Z Danushi, as edhe per 100 vjet, hallet e shqipetareve nuk do mbarojne.
Prona eshte e shenjte! Gjynahun do e lajne te gjithe ata qe e vodhen, e zaptua, e shiten, nuk e mbrojten dot, e falen per….kurva