Berisha- forcave speciale: Ju luftonit talebanët, mua më sulmuan bazhibozukët

8 Shkurt 2011, 09:29Politika TEMA

UPDATE- Në kryeministri është zhvilluar ceremonia e pritjes së trupave që janë kthehen nga Afganistani. Ceremonia e pazakontë u zhvillua në ambientet e kryeministrisë për shkak se kryeministri kërkon të shmangë një takim me presidentin Topi. Berisha ka shmangur në këtë mënyrë Komandantin e Përgjithshëm të Forcave të Armatosura. Më përpara pritjet bëheshin në Rinas. Por të hënën ka ndryshuar gjithçka. Madje edhe dje ka pasur konfuzion pasi banda e ushtrisë është drejtuar për tek Shtëpia Qendrore e Ushtrisë, por u kanë thënë se duhet të shkojnë tek oborri i kryeministrit. Gjatë ceremonisë Berisha ka falënderuar ushtarët për misionin e tyre. Ai nuk ka lënë pa përmendur edhe 21 Janarit. Berisha tha se gjëja e parë që i kishte ardhur ndërmend kur kishte ndodhur kjo ngjarje, ishin ushtarët në Afganistan.

“Ndërkohë kur ju përballeshit me armikun më të egër të lirisë së kombit afgan, në shpellat e malet e Kandaharit, më 21 janar, grupe bashibozukësh do të sulmonin selinë  e Këshillit të Ministrave. Dua t’ju garantoj se të parët që më kanë ardhur në mendje keni qenë ju. Natyrisht, institucionet kushtetuese të një vendi anëtar të NATO-s nuk mund të pushtohen kurrë. Ato i mbrojtën trup me trup vëllezërit dhe motrat tuaja me uniformë. Ato janë kështjella lirie e nuk mund të mposhten, por dhimbja ime ishte e madhe, sepse ju përfytyroja ju tek ktheheshit nga misioni juaj dhe në ekranet e televizionit së bashku me vëllezërit tuja të armëve shikonit se ç’ndodhte në vendin tuaj. Unë dua t’ju garantoj se pasioni për lirinë e vlerat e saj janë ato që na udhëheqin neve, në rrugën e ndërtimit të sistemit demokratik. Ju garantoj se ajo që ndodhi vërtet ishte një akt i shëmtuar, por ne së bashku do të bëjmë çdo gjë t’i rikthejmë Shqipërisë imazhin që ajo meriton, të dëshmojmë se liria e vlerat e saj janë të pakapërcyeshme, të padhunueshme në këtë vend,” tha Berisha.

Njësia e trupave speciale “Eagle 1” operoi në Kandahar dhe u kthye pasi përfundoi me sukses misionin e saj 6 mujor. Në këtë ceremoni ishin të pranishëm ministri i Mbrojtjes, zoti Arben Imami, Shefi i Shtabit të Përgjithshëm, Gjeneral Major Maksim Malaj, Komandantë të Forcave të Armatosura, Zëvendësambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, zonja Deborah Jones, si dhe familjarë e të afërm të ushtarakëve në mision.

PS: Berisha e ka kthyer në normë keqpërdorimin e Forcave të Armatosura

Deputetja socialiste, Mimi Kodheli, ka reaguar në lidhje me ceremoninë “private” të kryeministrit Berisha me ushtarët e kthyer nga Afganistani.

“Sot pamë se si Sali Berisha e ka kthyer në normë keqpërdorimin e Forcave të Armatosura. Fatkeqësisht, gjatë cdo seance keqpërdorimi, në krah të Saliut qëndron Arben Imami, që nuk bën tjetër veçse u kujton shqiptarëve historinë e tij të vjetra me tanke dhe ushtarë. Pasi përdori Ministrin e Mbrojtjes për të kërcënuar me ndërhyrje të ushtrisë një ditë përpara 21 Janarit, pasi mblodhi jashtë çdo lloj procedure në shkelje flagrante të Kushtetutës, gjeneralët e ushtrisë me në krye Arben Imamin dy ditë pas 21 Janarit, dhe pasi aludoi përmes gojës së Ministrit Basha se gjoja ambasadorë të huaj paskërkan këshilluar përdorimin e forcave të armatosura, Sali Berisha edhe sot vazhdon të shohë ëndrra me sy hapur, për puce që asgjësohen nga forca komando. Turp i madh për këtë pseudokryeministër të dalë jashtë çdo lloj kornize të arsyes, që edhe sot, plot 18 ditë pas, sheh ende grushte shteti imagjinare, me thika me helm e me çadra me plumba, që vetëm mendja e tij mendon se mund t’i shtypë me ushtrinë e Arben Imamit,” tha Kodheli.

5 komente në “Berisha- forcave speciale: Ju luftonit talebanët, mua më sulmuan bazhibozukët”

  1. 21Janari says:

    Vendi i perzgjedhur eshte shume i goditur, pasi eshte vendi qe perngjan me shume me Afganistanin ne Shqiperi!

  2. Falcon says:

    a ku ka Taleban si ty mer sali felliqsira…..bashibozuke jane ata qe qelluan mbi popullin qe kerkon zhdukjen tende nga politika ..nqs mund ta quajme politike at pisllik qe kane ndertuar laboratoret serbe ,ruse dhe greke dhe qe te perdorin ty si mi laboratori mer idiot patologjik…

  3. nicolla disha says:

    Duhet te krijohet nje vaksine kunder virusit Berishjan.

  4. Nikja says:

    Heronjte e vertete te Kandaharit i prej ” heroi ” i kulles te Vicidolit. Fatkeqesi per ne qe kemi nje njeri qe do te pervetersoje dhe shfrytezoje dhe heroizmin dhe sakrificat e ketyre djemve te mrekullueshem qe nderojne kombin. Keta djem nuk mund t’i prese nje njeri qe po turperon cdo dite kombin tone. Ai nuk ka as te drejten morale dhe as te drejten ligjore qe t’u jape doren i pari pjestareve te ketij misioni. E para: Ai eshte mesuar te pervetesoje dhe shfrytezoje meritat dhe punen e te tjereve. Me konkretisht ketyre djemve qe dhe mund te mos ktheheshin prane familjes, ai nuk ju jep ate trajtim financiar qe marrin ushtarajket e NATO-s apo me konkretisht amerikanet qe ishin ne nje front me djemte tane, Mos valle jeta e djemve tane eshte me e lire se jeta e amerikaneve. Sigurisht qe jo. Por une jam i bindur qe po te ishte ne mision Shkelzeni apo dhendri i Jozefines, ata do te paguheshin si te barabarte e ndoshta me teper se amerikanet. Turp per Saliun. Ai duhet ta dije qe ata djem nuk e kane ndjere veten mire para Saliut , e kane ndjere veten te shfrytezuar per qellimet e tij politike dhe mbi te gjitha e dine shume mire qe Saliu ka nje urejtje patologjike per ta dhe ushtaraket ne pergjithesi. Kete e ka deklaruar dhe ne parlament hapur, gjate diskutimit te Aktit Normativ. E dyta: Ishte veprim antiligjor, sepse ata djem kane Komandant te Pergjitheshem, Presidentin e Republikes. Saliu do te abuzoje dhe po abuzon marrezisht dhe me Ministrin e Mbrojtjes , por fatkeqesisht dhe me Shefin e Shtabit te Pergjitheshem qe perdoret nga Ministri i Mbrojtjes si nje lecke per te pastruar dyshemete e Ministrise te Mbrojtjes dhe rri si Pupac ne krah te Sali Berishes. Zoterinj Gjenerale ,vendi i rreshtimit tuaj nuk eshte ne oborrin e Kulles te Vicidolit, nga ku leshon klithma kukuvajke cdo dite nje i marre, nga ku hapet zjarr kunder popullit, bile dyshohet qe eshte hapur zjarr dhe nga dritararja e ketij te marri. Behuni burra njehere, behuni gjenerale ndryshe, jeni ne sherbim te popullit jio te politikes. Mos hani buken e turkut ( presidentit ) se ai ju emron dhe beni duvane e kaurit( te marrit ) qe cdo dite po ju shperdoron, bile dy here brenda muajit. Ky ishte vendi me i mire per t’u injoruar juve dhe per te shmangur Presidentin nga kjo ceremoni. Zoterinj gjenerale , atij kryeministri qe ju rreshton si ushtare ne kullen e tij, i kerkoni te vleresoje keta misionare te paqes keta heronj si te barabarte me ushtaraket e tjere te NATO-s, kjo eshte detyra juaj. Ata nuk e mritojne qe ju ti Keqperdorni ” si kamikaze” te politikes te Sali Berishes. Ju keni humbur shume kredenciale me keto veprime qe po kryeni, por masa e gjere e ushtarakeve qe ju komandoni dhe ushtarakeve ne rezerve denon me ashpersi veprimet tuaja, shprehin keqardhje per friken tuaj, per servilizmin tuaj, per mungesen e serioziteti , krenarise, guximit dhe trimerise qe juve si gjenerale ju turperon. Sot ju sebashku me te marrin e kulles te Vicidolit ishit ushtare te turperuar dhe per t’u meshiruar. Gjeneralet e vertete jane, heronjte e Kandaharit.

  5. MEMEDHETARI says:

    Sali Berisha e ka nje hall qe e pompon akoma tollombacen e pucit..
    Njerez jemi dhe turpet per te gjallet jane…
    Sali Berisha kishte sulmuar dikur Kryeministrine,Ministrite,Televizionin dhe…,sa e kollajte qe ishte,ai i kishte pushtuar ato sa hap e mbyll syte…
    Mirepo tani qe ishte ne karriken e Kryeministrit dhe populli protestonte ne bulevard se pse i shkonin mornica ne trup…
    Sali Berisha,diten e 21 Janarit i kishte mbushur breket dhe per fat te keq jo ne kuptimin figurativ…
    Luli qe i qendronte prane Udheheqesit te Madh per t`i dhene zemer bente sikur shijonte aromen e nje parfumi te markes se fundit…
    Mirepo problemi u nderlikua kur hyri Imami me dy tre kuadro te larte …
    Ai si i zgjuar qe eshte ,menjehere i shkoi mendja per ndonje rrjedhje gazi dhe filloi te kontrolloje rrotull zyres se Te Madhit fare…
    Nuk u desh qe te vazhdonte “kontrollin” sepse …u degjuan …krisma !!! Brenda ne zyre dhe jo vetem nga nje “luftetar”…
    U kthye shpejt me fytyre nga Saliu dhe Luli,dy autoret e “krismave” te cileve nuk po u pushonin pordhet…
    “Cfare po ndodh”?-pyeti Ministri i Mbrojtjes,i shqetesuar:”Kush hapi zjarr pa urdher???!!!”
    Saliu ishte skuqur i teri.Kishte te tjera ne “rruge”qe nuk mund t`i ndalonte pa dalur keshtu qe mendoi te ishte i sinqerte:
    “Lere Arben se nuk jam mire,jam ftohur ne organe te brendeshme dhe nuk me mbahen…”
    “Kritika qe me beri z.Kryeminister eshte plotesisht e drejte”.deklaroi kokeulur Luli.
    “Cfare thu,or Lul! Kush te kritikoi ty,ti je trim mbi trima “…
    “Me fal.z.Kryeminister,mua me shpetuan…pa dashje…”
    “Ato i bera une,mua me shpetuan…Une jam burre i ndershem dhe nuk dua qe te turperohesh ti per pordhet e mia”!
    “Jo,z.Kryeminister une i bera dhe po nuk me besoni,mbani pak qetesi dhe do te me jepni te drejte…
    Nuk e di,me duket se jam ftohur…Ja,po me bucasin zorret…”
    “Leri ,mor Lul ato se s`te kane hije”…
    Arbeni,qe kishte “izoluar”hunden me dore,dhe qe i kujtohej trimeria e vet e dikurshme hypur mbi tank si Vojo Kushi,per te shporrur Sali Berishen,mezi mbante te qeshurit,sepse i kujtohej gjithashtu edhe barsaleta me lalucin ne lufte kur ky pyet shokun “cfare ere ka gjaku”…
    Me shume takt dhe pas shume ngurimesh me ne fund pyeti:
    “Me falni,por mos eshte “plagosur”ndonjeri ketu???”…

    “Kjo gje do merrret vesh,mendoi Berisha.-Them se nuk eshte turp,por edhe turp eshte…te te hyje frika ne palce nga nje proteste paqesore e te mos te te mbahen…
    E gjeta !Po! Po,e gjeta!! Do ta quaj puc,grusht shteti,jo,jo, …puc,puc do ta quaj ! Shkon me mire !!!
    Dhe njerezit do te me japin te drejte…”
    Dhe qysh te nesermen e demonstrates ku gardistet vrane dhe kater protestues,Sali Berisha nuk harron te perserise:
    “Emerore:Puci,
    Gjindore:I,e Pucit,
    Dhanore:… “

Comments are closed.

Lini një Përgjigje